Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Vlerësimi i performancës se gjyqtarit Edmond Islamaj për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor. INFOCIP publikon Raportin Vlerësues Nominal

Edmond Islamaj  është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë në dhjetor 2003 ku ka ushtruar detyrën e gjyqtarit deri në momentin e dhënies së pëlqimit të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin në detyrën e Anëtarit të Gjykatës së Lartë, në qershor 2011.

Prezantim i shkurter (short Bio)

Edmond Islamaj ka lindur në 01.03.1969 në Kuçovë. Pas diplomimit si jurist në vitin 1992 ka filluar punë si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, duke ushtruar këtë detyrë deri në maj 1993 kur është emëruar në detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarande; në këtë gjykatë ka punuar deri në Gusht të vitit 1995, për të vazhduar më tej me detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Në nëntor 1998 është emëruar Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë deri në prill të vitit 2002 kur Z. Islamaj është emëruar në detyrën e Kryeinspektorit në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit Z. Islamaj ka kontribuar edhe në veprimtari të tjera të rëndësishme si; Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë gjatë periudhës 2004-2010, anëtar i Komitetit Teknik të Projektit DANIDA në Shqipëri; pjestar i grupit të punës për hartimin e projektligjit “Për shërbimin përmbarimor në Republikën e Shqipërisë”, trajnues për Ligjin “Mbi të Drejtën tregtare” dhe pjesmarrës në grupin e punës për hartimin e Sistemit të Vlerësimit të gjyqtarëve në Strasburg pranë KE. Z. Edmond Islamaj ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës si dhe nga vende të tjera të Evropës dhe Sh.B.A.së.

Vlerësimi i performancës / ngarkesa dhe kohëzgjatja

 

Hap raportin e plote me tabelat verifikuese 

Shkarko Raportin ne PDF, version i shkurtuar