Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

GJYKATA ADMINISTRATIVE KORCE, GJETJET E MONITORIMIT 2016

Per efekt te kesaj analize u vleresuan 684 ceshtje gjyqesore themeli, vendimi per te cilat eshte dhene ne Vitin 2016 (4 vendime kishin te dhena te palexueshme), (hap këtu databazën e plotë) . Keto geshtje renditen ne varg indeksues te panderprere ne numratorin e gjykates. Rezulton se, vetem 4% e ceshtjeve te vendimuara te themelit ne 2016-en jane shqyrtuar brenda 30 ditesh. Pjesa tjeter, 654 ceshtje ose rreth 96 % e totalit te 2016-es jane perfunduar se shqyrtuari pertej ketij afati.

gj_adm_korce_sw