KONFERENCA KOMBETARE 2017 – Gjykata e Hapur

INFOCIP shpall gjetjet e Vleresimit Tematik te Gjykatave Administrative ne prani te Presidentit te Republikes, Z. Ilir Meta dhe gjithe trupes gjyqesore
15 DHJETOR 2017 – Per te dytin vit rradhazi, INFOCIP ka matur dhe vleresuar afatet e shqyrtimit gjyqesor dhe dorezimit te vendimeve per gjitha gjykatat administrative, përfshirë Gjykatën e Apelit. INFOÇIP përfshiu ne kete vleresim për herë të parë edhe Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lart per perudhen 2-vjecare 2015 dhe 2016, gjetjet e te cilit u shpallen ne gusht te ketij te viti. Ato caktuan një gur themeli në drejtim të vlerësimit të te dhënave gjyqësore nga monitorues të pavarur për Gjykatën e Lartë, e cila përfaqëson majën e piramidës gjyqësore në Shqipëri dhe si e tillë ka qenë përtej rrezes së mbulimit institucional edhe nga vete organet e drejtesise.

Falë mbështetjes së ofruar nga National Endowment for Democracy, NED, me qender në Washington D.C. USA, INFOCIP ekpozoi date 15 dhjetor 2015, para Presidentit te Republikes se Shqiperise, Z. Ilir Meta, Kryetarit te Gjykates se Larte, Z. Xhezair Zaganjori, kryetarit te Gjykates Administrative te Apelit, Z Kastriot Selita  dhe gjithe trupes gjyqesore administrative te gjykatave te rretheve kete Vleresim Tematik te afateve gjyqesore gjate vitit 2016.

Konferencen e dresoi dhe shefi i Keshillit te Europes ne Tirane, Z Claus Neukirch nderkohe qe prezente ishte dhe drejtuesja e Misionit Euralius, Agnes Bernhard si dhe mjaft perfaqesues te misioneve diplomatike qe asistojne programet e ficiences se gjyqesorit.

Per qellime te Vleresimit Tematik Kombetar 2016, INFOCIP analizoi mijera te dhena gjyesore per te arritur ne konkluzione soide sa i takon vonesave. KOnkluzionet e arritura ofrojne nje pamje te sakte te problematikes se vonesave gjyqesore ne sistemin e gjykatave Administrative.

Ne drejtësinë administrative, afatet janë njekohesisht mjeti dhe qëllimi per garantimin e të drejtave te qytetareve dhe subjekteve private perballe shtetit dhe padrejtesive qe mund te shkaktoje administrate e tij.  Jashtë afateve nuk ka drejtësi administrative efektive. Afatet e shpejta në gjykim kanë qenë në thelb nevoja që diktoi krijimin e ketij sistemi te posacem gjykatash në vitin 2012. Ligji 49/2012 u konsiderua qe ne ate kohe nje para-rendes I reformes ne drejtesi.

Edhe pse sipas ligjeve të reja te Reformes ne Drejtesi, cdo gjykatë në RSH nuk mund të këtë më pas 7 gjyqtarë, është një fakt i pamohueshmë se gjykatat administrative vuajnë sot një mungësë ekstreme te stafeve gjyqësore. Gjykata e Lartë ka numrim më të vogoël historik të gjyqtarvë në organikën e saj në një kohë që numri i cështjeve që presin rradhën për shqyrtim është shumë i madh.

Gjykatat Adminitrative e Shkodres, Korcës Gjirokastres janë qe prej krijimit të tyre me vetem 2 gjyqtare, në një kohë që duhet të kishim qysh ne fillim 4 të tillë. KLGJ eshte ende në pritje të ushtrimit të funksioneve të reja, me I rendesishmeprej te cilave eshte emerim i  gjyqtareve. Vendimarrja politike ende po vonon per ta aktivizuar kete de-facto kete organ te rendesishme. Nese drejtesi e vonuar eshte drejtesi e munguar, vendimarrja e vonuar e Kuvendit eshte reforme e e cenuar. Në tentativen per te bere veting, jane lene pas dore disa detyra po kaq te rendesishme sic eshte sherbimi i drejtesise ne afat dhe me cilesi. Dhe drejtesia nuk bie nga qielli, por behet nga trupat gjyqesore, te cilat sot vuajne mungesa ekstreme, per te cilet besoj se vete gjyqtaret administrative mund ta pohojne vete sot.

Konflikti administrative, ku njera pale eshte gjithmone shteti, ka njohur rritje, ne nje kohe qe trypa gjyqesore mbetet e pamjaftueshme per ta zgjidhur ate Brenda afateve qe percakton ligji. Ky I fundit percakton 30 dite kohe per shqyrtimin en apel dhe 90 dite per shqyrtimin ne Gjykate te larte. Sipas praktikes gjyqesore se deritanishme, afati 30 dite eshte me analogji edhe afati ligjor per shkallen e pare. Per dorezimin e vendimit, ligji cakton afatin 7-ditor per dorzimin e dosjes se vendimuar ne shkalle te pare dhe ne shkalle te dyte dhe vetem 10 dite ne Kolegjin Administrativ  te GJL.

Sipas te dhenave qe INFOCIP prezanton sot, Pragu 30-ditor për mbylljen e shqyrtimit gjyqësor është kapur mesatarisht në vetëm 10 % të çështjeve te vendimuara ne 2016-en, duke përllogaritur të gjitha gykatat administrative të marra së bashku.

Rezulton se vonesa mesatare në shqyrtimin gjyqësor administrativ në shkallë të parë për vitin 2016 ka qene rreth 125 dite, ne Apel 580 dite, kurse ne gjykate te larte, 820 dite….

Lidhja shkakesore ne kete rast eshte shume e qarte, sa me paket trupa gjyqesore ne raport me fluksin, aq me e madhe vonesa ne shqyrtimin gjyqesor administrative.

Lajmi i mire eshte  gjate vitit 2016 vendimet u dorezuan me shpejt ne sekretari m e shpejt se nje vit me pare. Kohëzgjatja mesatare e dorëzimit të vendimeve në sekretarinë e gjykatave te faktit ishte 5.83 dite, ne të Apelit 9 ditë.

Per te dale ne konkluzine solide për vitin 2016, INFOCIP ka analizuar nje per nje të gjitha vendimet e themelit të dhëna nga të gjitha gjykatat administrative në vend dhe konkretisht 11738 vendime nga 6 GJA të rretheve të marra së bashku, 4738 vendime themeli të dhëna gjatë nga Gjykata Administrative e Apelit në 2016-ën. Për Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë, INFOÇIP analizoi 604 vendime përfundimtare për vitin 2016 dhe 710 vendime të dhëna në vitin 2015.

Në total janë rreth 125530 të dhëna gjyqësore të analizuara për efekt të këtij monitorimi. Kjo përfaqëson edhe shifrën më të lartë të të dhënave të procesuara ndonjëherë në Shqipëri për efekt të një Vleresimi TEMATIK gjyqësor duke caktuar një rekord kombëtar

Aktualisht të dhënat e regjistrave të gjykatave në RSH mbahen kryesisht në letër. Konvertimi i  tyre në format dixhital, që lejon përpunimin e tyre, është në vetvete një arritje e shkëlqyer për të cilën INFOÇIP ka arsye legjitime të krenohet. Eshte fakt se per shume arsy vete gjykatat kete viti nuk dolem me raporte vjetore per ngarkesen dhe performance e tyre.

Erinda Ballanca, Avokate e Popullit: qëllimi i ligjit për Gjykatën Administrative mbeti i parealizuar. Nevojiten kushte per pune te denje edhe per gjyqtaret
Ne Konferencen Kombetare per Eficiencen e Gjykimit Administrativ, realizuar nha INFOCIP me mbeshtetjen e NED, SHBA, ka marre pjese edhe Avokatja e Popullit, Znj. Erinda Balanca. Ajo risolli ne fjalen e saj shqetesimet e ngritura nga qytetaret, mes te cilave edhe vonesat ekstreme qe ata perballin jo vetem ne shqyrtimin gjyqesor, por edhe ne kalimin e ceshtjes ne shkallet e ndryshme te gjykimit. “Per nje vendim te marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë, afati se kur kjo çështje do të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit është tejzgjatur. Eshtë shumë më i gjatë se në gjykatat civile normale. Eshte ne fakt deri në dy apo tre herë më i gjatë”, u shpreh ajo qe ne hyrje te fjales se saj.

I gjithe fokusi dhe qëllimi i ligjit për Gjykatën Administrative ka rezultuar i parealizuar, ndërkohë që këto gjykata prandaj u ngritën. Më keq është parametri kur njerëzit presin për t’u gjykuar çështja nga Gjykata Administrative kur kanë marrë një vendim [ne te dyja shkallet] dhe presin qe të dalë për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Edhe aty, numri dhe afatet zgjaten në mënyrë të tejskajshme”, ka shtuar Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

“Duhet të kemi vëmendjen për të bërë ndryshimet e duhura ligjore, sepse këta ndryshime nuk janë pjesë e reformës ne drejtesi. Një numër më i madh gjyqtarësh është e domosdoshme të parashikohen sepse përndryshe, përsëri qytetarët edhe pas reformës në drejtësi do të thonë: “Asgjë nuk keni bërë!”. Edhe gjyqtarët e rinj, çfarëdo që të bëjnë, edhe nëse hiqet dyshimi apo elementi i korrupsionit që është aq shumë i ngulitur në mendjet e qytetarëve për sistemin gjyqësor, por pakënaqësia do të vazhdojë te mbetet në të gjitha rastet sepse afatet nuk do të zvogëlohen pas refomës”.

Avokatja e Popullit ka ngritur nje shqetesim edhe per oret e gjata te punes me te cilat duhet te perballen vete gjyqtaret e Gjykatave Administrative. “Eshtë e pamundur që të kenë nga 8 apo 10 çështje në ditë në Gjykatën e Shkallës së Parë apo deri në 60 deri 80 çështje brenda të njëjtës ditë në kolegje… Nuk arrijnë dot të japin drejtësi! Prandaj edhe ata kane te drejten per nje pune te denje”,e permbylli ajo fjalen e saj.

Kastriot Selita, Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit: Administrata publike te mos ankimoje çeshtjet mekanikisht ne Apel
I ftuar per te adresuar Konferencen Kombetare per Eficiencen ne Gjykatat Administrative, ka qene edhe kryetari i GJA te Apelit, Z Kastriot Selita, i cili ka dhene nje panorame te plote te problematikes qe perballen gjykatat administrative gjate vitit 2016-2017. Ai gjithashtu ka kerkuar qe rekomandimet e Konferences te permblidhen ne nje dokument te ri politikash, per ta krijuar mundesi reale per permiresimin e sistemit dhe reduktimin e vonesave ne shqyrtimin gjyqesor administrativ.

“Vështirësitë që hasim në përditshmërinë tonë kanë të bëjnë me ligjin për “Organizmimin e pushtetit gjyqësor”, i cili është miratuar me herët dhe që ndoshta Ministria e Drejtësisë nuk ka patur shumë akses apo influencë për hartimin e tij.  Ka ndodhur një ndryshim në mënyrën se si do të funksionojë pushteti gjyqësor pas miratimit të reformës në drejtësi. Nuk kemi më gjykatat që do të jenë të pavarura nga pikëpamja organizative, sepse i gjithë pushteti i drejtimit dhe organizativ është i përqëndruar në duart e KLGJ-së. Pra është Këshilli i Lartë Gjyqësor që tashmë ka kompetencat që ka pasur Presidenti përsa i përket numrit të gjyqtarëve, kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë që kanë të bëjnë me organikën dhe me personelin administrativ dhe atë civil në gjykata, kompetencat e ZABGJ-së dhe bordit të tij përsa i përket çështjeve financiare, pra kemi të gjitha këto kompetenca që që janë përqëndruar tek Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe do të jetë ky që do t’i zbatojë vetë këto kompetenca. Gjithashtu kemi edhe një zbehje të kryetarit të gjykatës duke qenë se kompetencat e tij tashmë janë hequr dhe kanë kaluar tek Këshilli i Gjykatës. Pra, nëse e përqëndrojmë vëmendjen tonë tek mënyra se si do të jetë një gjykatë në raport me të gjitha organet e tjera, si psh Këshillin e Lartë Gjyqësor, Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, Ministrinë e Drejtësisë apo edhe të tjera autoritete që kanë kompetenca në fushën e drejtësisë, ne do të shikojmë se do të kemi një organizim të ndryshëm”.

Z. Selita ka shtuar ne fjalen e tij se organet e administratës publike e mbingarkojnë gjykatën administrative të apelit apo Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë me volum çështjesh. Pra, ka një klimë mosbesimi që vjen nga organet e administratës publike dhe nuk bëhet fjalë që kemi një mosbesim që manifestohet thjesht në mënyrë protestuese por kemi një mosbesim që manifestohet edhe përmes ankimeve.

Kryetari i gjykates Adminisrative te Apelit ka ofruar jne sere rekomandimesh te rendesishme ne fjalen e tij per permiresimin e sistemit. “Nëse kemi një vendimmarrje që ështe zgjidhur më parë në të gjitha shkallët e gjykimit, të gjitha vendimmarrjet e ngjashme duhet të mos shkojnë më të ndjekin të gjitha shkallët e gjykimit. Unë e kam ngritur edhe në të tjera takime këtë çështje sepse duhet të krijohet precedenti dhe nëse ka një precedent që është dhënë një zgjidhje në të gjitha shkallët e gjykimit, nuk është aspak në frymën e drejtësisë që të vazhdojmë të çojmë çështje në gjykatë duke shpresuar që të marrim një zgjidhje të ndryshme. Vlera e këtij takimi do të ishte edhe më e frytshme në rast se Presidentit të Republikës, KLGJ-së etj, t’i shkojë një dokument me qëllim që të merret në konsideratë për t’u manifestuar në aktet nënligjore që do të nxjerrin këto institucione”, ka permbyllur z. Selita. Ai kafalenderuar INFOCIP per saktesine e gjetjeve te prezantuara si dhe per fuqine e evidencave te perpunuar per qellimin e Raportit Kombetar mbi afatet e shqyrtimit gjyqesor ne Gjykatat Administrative te vendit.

Eriol Roshi, kryetar i GJA Tirane analizon problematiken e vonesave ne gjykimin administrativ dhe sjell rekomandimet konkrete
Ne Konferencen Kombetare per eficiencen e Gjykatave Administrative te mbajtur nga INFOCIP me mbeshtetjen e NED, SHBA, mbajti fjalen e tij edhe Kryetar i Gjykatës Administrative Tiranë, Eriol Roshi. Ai theksoi nevojen per nje sistem eficient te perpunimit te te dhenave gjyqesore, i cili aktualisht edhe pse ekziston, nuk e realizon funksionin e vet.

“Sikurse e pamë te prezantimi i raportit, janë një numër i caktuar vendimesh për të cilat nuk keni arritur dot të siguroni të dhënat, për shkak se të dhënat hidhen manualisht. Kjo ndodh sepse në të gjitha gjykatat ka një sistem elektronik, pse nuk mundet këto të dhënat të nxirren nga ky sistem, shtrohet çështja. Kjo do të thotë që sistemit diçka i mungon, sepse ka një sistem elektronik pavarësisht se ne i dublojmë ende të dhënat në regjistra fizike ose manuale. Kjo ndodh sepse sistemi që kemi aktualisht në të gjitha gjykatat nuk e mundëson këtë informacion dhe statistikat kanë këtë veçori, që mund të kenë ndikim për të nxjerrë përfundime të tjera.

Me tej, kryetari i GJA Tirane, Eriol Roshi u ndal ne raportin disfavorizues mes numrit te gjytareve dhe konfliktit gjyqesor ne rritje  qe perfudnon ne Gjykaten administartive. “Gjykata Administrative e Shkallës së parë në Tiranë ka një numër prej 16 gjyqtarët. Në dallim nga 5 gjykatat e tjera administrative të cilat organikat i kanë të plotësuar, për arsye të ndryshme, ajo e ka patur të plotësuar formalisht organikën e saj, por për shkaqe të ndryshme, në këto 4 vite të funksionimit të gjykatës ka ndodhur që të mos ketë asnjëherë numrin prej 16 gjyqtarësh, qoftë për shkaqe njerëzore siç janë lejet e lindjes apo leje afatgjata të dhëna nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Pra, asnjëherë nuk ka funksionuar me organikën e plotë të gjykatave. Vetëm për vitin 2016, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka qenë me 13 gjyqtarë përfshirë dhe kryetarin. Por 3 gjyqtarë më pak në një gjykatë si Gjykata Administrative e Shkallës së parë Tiranë do të thotë 1500 çështje të tjera me palë kundërshtare dhe po kaq çështje që ne i quajmë pa palë kundërshtare, të cilat i shtohen pjesës tjetër të trupës gjyqësore.”

Nje pjese e diskutimit te tij u perqendrua ne Kompetencen lendore te gjykates administrative. “Edhe sot pas 4 vitesh nga data e fillimit të funksionimit ne vazhdojmë akoma të diskutojmë kompetencën lëndore. Për shembull, një problem që ka lindur në 2016 dhe vazhdon edhe gjatë 2017 është dhe problemi i vendimeve të Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Siç e ka evidentuar edhe në disa raste Gjykata e Lartë në vendimet e saj, ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave parashikon 4 gjykata të ndryshme për 4 lloj situatash të ndryshme dhe kuptoni çfarë krijon kjo. Pra, në rastet kur nuk bëhet kompensimi financiar brenda një afati të caktuar, qytetari mund t’i drejtohet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë. Për vetë vlerën e kompensimit mund t’i drejtohet Gjykatës Administrative të Apelit. Për vendimin e njohjes ose jo mund t’i drejtohet Gjykatës së Apelit përkatëse. Nëse s’ka vendim brenda një afati 3 vjeçar, mund t’i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë dhe këto tani mbivendosen. Ka raste pafund që përcillet dosja, bëhet konflikt, shkon në kolegjin përkatës dhe ka praktika të ndryshëm. Nëse dosja vjen nga Gjykata e Apelit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, në rastin e moskompetencës Kolegji Administrativ mban qëndrimin se është kompetente Gjykata e Apelit. E kundërta ndodh me Kolegjin Civil, pra dosja përcillet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, për kompetencë në Gjykatën e Apelit dhe Kolegji Civil që merr në shqyrtim mosmarrëveshjen e kompetencës, vendos se është kompetencë e Gjykatës Administrative e Shkallës e Parë….Pati një kufizim, një ndryshim pozitiv nga ligjvënësi për kufizimin e kompetencës lëndore të Gjykatave Administrative në muajin Prill. Janë hequr marrëdhëniet e punës të cilat rregulluan me kodin e punës në institucionet e administratës publike. Duhet thënë se nuk është se pati ndonjë ndikim shumë të madh në uljen e ngarkesës sepse ai “boom-i” i madh i ngarkesës që sollën këto marrëdhënie, ju kujtoj që për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë nga 9500 çështje të vendimuara për vitin 2014, 4000 çështje lidheshin me marrëdhënie pune. Marrëdhëniet e punës do të vazhdojnë të jenë objekt i shqyrtimit dhe nga Gjykata Administrative e Apelit deri në përfundimin e plotë të tyre”.

Sipas kryetarit te GJA Tirane, një problem që e kam evidentuar në të gjitha gjykatat, është që në Gjykatën Administrative kriteri për gjykim për 3 gjyqtarë nuk është kriteri i vlerës siç është në procedurën civile, por është kriteri i llojit të çështjes që gjykohet. “Ndodhemi para situatës ku një institucion për moszbatim të një kontrate administrative që ka vlera fare minimale, (kemi raste me 150 mijë lekë të vjetra ose më pak), gjykohet nga 3 gjyqtarë, angazhohet një trup gjykues prej 3 gjyqtarësh që të gjykojë një padi me vlere 15 mijë lek. Ndërkohë që në gjykimin civil nuk ndodh kjo, siç e dimë është kriteri i vlerës. Ndodh e kundërta pastaj kur një gjyqtar i vetëm të gjykojë akte administrative siç janë kryesisht ato në fushën e tatimeve me miliona euro vlerë. Pra, duhet të ndryshojë edhe ky kriter i përcaktimit të trupës gjyqësore. Çështja e kompetencës është një problem që na rëndon dhe e kemi ngritur si diskutim herë pas here, por kjo s’varet vetëm nga gjykata. Rekomandimi im do të ishte që të merrej një periudhë e gjykimeve administrative nga ish seksionet administrative të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të shikohej dhe në vështrimin krahasues, sepse aty mund të dalë në e qartë pamja dhe funksionimi i gjykatës”.

Kryetari i Gjykatës së Lartë të RSH, Xhezair Zaganjori në Konferencën Kombetare për Gjykatat Administrative: “Koha për të vlerësuar edhe cilësinë e vendimeve”
Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori mori pjesë Konferencën Kombëtare me titull: “Efikasiteti i procedurave gjyqësore në Gjykatat Administrative të Shqipërisë dhe vlerësimi i efekteve të Reformës në Drejtësi”, organizuar nga Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të Republikës Z. Ilir Meta dhe gjithë kryetarëve të Gjykatave Administrative të Republikës së Shqipërise.

Në fjalën e tij z. Zaganjori duke paraqitur situatën aktualë në të cilën ndodhet Gjykata e Lartë u ndal në problematikat dhe vështirësitë me të cilat përballet sot kjo gjykatë si pasojë e mungesave të krijuara në trupën gjyqësore dhe të ndihmesave ligjorë, të cilat kanë ndikuar negativisht në performancën e saj. Kjo situatë ka sjellë krijimin e një backlog-u shumë të madh e për rrjedhojë vonesa në shqyrtimin në kohë të çështjeve gjyqësore dhe ulje të ritmit të shqyrtimit të këtyre çështjeve, duke cenuar të drejtën për një gjykim brenda afateve të arsyeshme.

Ndër të tjera Z. Zaganjori theksoi se: “Çështja e mungesës së efiçenës së sistemit gjyqësor është një nga problemet themelore që është debatuar prej vitesh dhe jemi kritikuar në vazhdimësi. Ndaj me të drejtë, pikërisht ky problem është në fokusin kryesor të reformës në drejtësi. Për gjykimin administrativ ka vend për një debat dhe kërkim edhe më të thelluar. Ka ardhur koha të debatohet për cilësinë e vendimeve gjyqësore. Shumë pak, pothuajse aspak bëhet debat për cilësinë e këtyre vendimeve, në një kohë kur rastet janë të njëjta e zgjidhjet janë të ndryshme; lejohen subjektivizma shpeshherë edhe ekstreme në vendimmarrje, etj.

Shumë pak bëhet debat lidhur me shkaqet e numrit të madh të çështjeve në gjykatat tona. Pse kemi kaq shumë çështje? Dihet që në realitetin e shqiptar prodhohen jashtëzakonisht shumë konflikte. Aktualisht Gjykata e Lartë ka rreth 21-22 mijë çështjesh, një numër i jashtëzakonshëm. Një numër jashtëzakonisht shumë i madh dhe në gjykimin adiminstrativ.

Pse ka kaq shumë largime nga puna? Me mijëra njerëz largohen nga puna dhe të gjithë përplasen dyerve të gjykatave. Arsyeja kryesore (apo preteksti) ristrukturimi i institucionit. Nga ana tjetër, organet shtetërore nuk respektojnë as standardet minimale, as afatet dhe as procedurën e largimit, ashtu siç e kërkon ligji. Sa herë ka zgjedhje parlamentare, ka largime masive të punonjësve të administratës shtetërore. Me mijëra vetë detyrohen më pas të shkojnë dyerve të gjykatave. Fitojnë të drejtën e më pas për të njëjtin vend pune shteti paguan 2 apo ndoshta edhe 3 vetë. Pse në tatime e dogana pothuajse 100% largohen sa herë ka zgjedhje? Pse ka probleme me ushtarakët? Me mijëra ushtarakë janë larguar nga detyra, dhe enden prej vitesh dyerve të gjykatave sepse ka probleme me ligjin. Është ndryshuar ligji shumë shpesh. Dhe çfarë kërkojnë? Një pension të parakohshëm për të vjetërsinë e shërbimit. Pse ka kaq shumë konflikte për pensionet? Kanë punuar gjithë jetën njerëzit dhe pastaj për mungesë të dokumentacionit në instituticione shtetërore ato sorollaten për vite të tëra dyerve të gjykatave për të marrë pensionin që u takon, për të përballuar jetesën. Dhe të gjitha këto përbëjnë atë që quhet Backlock-un e gjykatave, që janë probleme të ekzekutivit e pse jo edhe të legjislativit, siç është çështja e pronave. Duke filluar nga viti 2004 ligji ka ndryshuar pothuajse çdo vit për arsye kryesisht elektorale, dhe ende sot, po bëhen 30 vite, që qytetarët rropaten gjykatave lidhur me çështjet e kthimit dhe kompensimit të pronës. Këtu u përmend se rreth gati 10% e çështjeve kanë filluar që të zgjidhen brenda afatit. Unë do të thoja që këto janë çështje që janë zgjidhur jo brenda afatit, por jashtë afatit. Ato janë përshpejtuar për arsye të ndryshme ligjore. Në Gjykatën e Lartë ka rreth 6 mijë çështje administrative. Si mund të respektohet afati i gjykimit 90 ditor me 3 gjyqtarë në Kolegj, përfshirë edhe veten, pavarësisht punës tepër voluminoze që kemi bërë, duke patur parasysh edhe mungesën e këshilltarëve?”

Ndërkohë, Presidenti i Republikëes Z. Ilir Meta në fjalën e tij e vurin theksin tek nevoja për konstituimin e shpejtë të organeve të reja gjyqësore, dhe konkretisht të Këshillit të Lartë Gjyqësor, si organet përgjegjëse për mbarëvajtjen e Gjyqësorit. Sipas Z. Meta, gjykimi në afat është një pritshmëri legjitime e të gjithë shqiptarëve. Nëse kjo situatë nuk ndryshon cilësisht, atëherë qëllimet e mëdha të reformës nuk do të fillojnë të ndjehen realisht nga të gjithë qytetarët shqiptarë.

marre pa ndryshimi nga faqja zyrtare e GJL

Shefi i Keshillit te Europes, Neukirch adreson Konferencen Kombetare per Gjykatat Administrative: INFOCIP një punë të shkelqyer në përpunimin e të dhenave
INFOCIP organizoi ne date 15 Dhjetor 2017 Konferencën Kombëtare me teme: “Shqyrtimi Gjyqesor Administrativ dhe Efektet e Reformes ne Drejtesi”.  Perveç Presidentit te Republikes, Z. Ilir Meta dhe gjithë trupës gjyqësore të pranishme, Konferencën e ndoqën dhe e adresuan edhe organizatat dhe misionet ndërkombetare që asistojne sistemin shqiptar të drejtesisë.

I ftuar nderi per te adresuar kete konference ishte dhe shefi i Keshillit te Europes ne Tirane, Z. Claus Neukirch. Ne fjalën e tij përshëndetese ai theksoi rëndësinë e rritjes se eficiencës së gjykatave. Ai u ndal dhe në punen që është duke bere KiE përmes programeve te veta për të arritur objektivat e rendësishëm të reduktimit të kohës së shqyrtimit gjyqësor, përfshirë edhe vete gjykatat administrative.

Ai u shpreh se INFOCIP ka berë një punë të jashtezakonshme në mbledhjen dhe perpunimin e te dhenave gjyqesore te cilat ofrojne tashme nje pamje te detajuar lidhur me kohezgjatjen e shqyrtimit gjyqësor për secilën çështje të vendimuar në vitin 2016.

“Keto te dhena padyshim qe ndihmojne gjyqtaret të vleresojne vetveten, ndihmojne kryetaret e gjykatave te adresojne çështjet me rendesi si dhe ndihmojnë politike-beresit te adoptojne kornizen e duhur ligjore per të permiresuar me tej çështjet te cilat jane identifikuar nga Vleresimi Tematik i INFOCIP”, u shpreh Z. Neukirch.

shkarko fjalen e plote ne anglisht

Per te dytin vit rradhazi, INFOCIP mati dhe vlerësoi afatet e shqyrtimit gjyqesor dhe dorezimit te vendimeve per gjitha gjykatat administrative, përfshirë Gjykatën e Apelit. INFOÇIP përfshiu ne kete vleresim për herë të parë edhe Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lart per perudhen 2-vjecare 2015 dhe 2016, gjetjet e te cilit u shpallen ne Gusht 2017. Ato caktuan një gur themeli në drejtim të vlerësimit të të dhënave gjyqësore nga monitorues të pavarur për Gjykatën e Lartë, e cila përfaqëson majën e piramidës gjyqësore në Shqipëri dhe si e tillë ka qenë përtej rrezes së mbulimit institucional edhe nga vete organet e drejtesise.

Ramiz Lala, Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër shpjegon arsyet e rezultateve pozitive në vitin 2016
Gjykata adminsitartive Gjirokaster ka shenuar gjate vitit 2016 treguesit me te mire si ne afatet e shyrtimit gjyqesor ashtu edhe shpejtesine e dorezimit te dosjeve te vendimuara ne sekretarine e Gjykates.

Mesatarja e kohes se shqyrtimit gjyqesor ne kete Gjykate ka rezultuar rreth 44  dite, sikurse e demostron edhe grafiku me poshte. Nderkohe, 92% e çështjeve te themelit te vendimuara ne vitin 2016, jane dorezuar brenda afatit 7-ditor ne Sekretarine e Gjykates.

Pas njohjes zyrtare me kete rezultat ne prani te Presidentit te Republikes dhe aktoreve te tjere te sistemit te drejteseise ne vend, kryetari i kesaj gjykate,  Z. Ramiz Lala ka sqaruar se ne zonat e jugur te shqiperise ka nej ndjeshmeri te larte ndaj padrejtesive qe mund te shkaktoje vendimarrja e administrates publike. Njekohesisht, ne jug  ka edhe nje prirje pozitive per te zbatuar rigorozisht vendimet qe nxjerr administrata. “INFOCIP është bërë “sebep” për të parë rezultatet e gjykatës sime dhe është e vërtetë lidhur me shpejtësinë e gjykimit, duhet të gjykonte më shpejt. Jugu i zbaton më mirë dhe më me rregull aktet e Këshillit të Ministrave dhe ligjin, por është po ashtu e vërtetë që projektvendimi behet në Tiranë dhe gjoba vendoset në Përmet, Sarandë ose Gjirokastër. Dmth sa bëhet vendimi, zbatohet. Dhe në të vërtetë, Jugu kërkon më shpejt ta gjejë të drejtën e tij. …Nuk nuk kemi patur atë fluks që kanë patur gjykatat e tjera dhe së dyti nuk bëjmë veprime përgatitore me palët, ne i bëjmë në dhomë këshillimi këto veprime dhe jo si në gjykatat e tjera i bëjnë ato në prani të palëve.”

Sipas Kryetarit Lala, çështjet më të përhapura janë marrëdhëniet e punës dhe konfliktet me Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, me Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Gjendjen Civile dhe gjobat administrative, pra palët dëgjohen në seancë gjyqësore dhe jo disa herë. Një meritë ka edhe administrata gjyqësore pasi punën e gjykatës e bën rreth 50 përqind kjo administratë dhe jo vetëm gjyqtari, prandaj ka rëndësi edhe organizimi i punës së kësaj administrate, duke mos e mbajtur i vetëm të gjithë përgjegjësinë gjyqtari. Ndonëse edhe vitin e kaluar kemi patur rezultate të njëjta në shpejtësinë e punës, nëse organet e administratës publike do të kishin një faqe online njoftimesh, gjykimet do të bëheshin edhe më shpejtë.

Sokol Ibi, Kryetar i Gjykatës Administrative Korçë: jemi akoma dy gjyqtare kur duhet që të ishim katër që nga krijimi i Gjykatës
I ftuar ne Konferencen Kombetare per afatet e shqyrtimit administrativ ne RSH, kryetari i GJA Korç, Z. Sokol Ibi ka vene theksin tek nevoja e plotesimit te infrastruktures se ketyre gjykatave. “Personalisht mendoj se Gjykatat Administrative në Republikën e Shqipërisë asnjëherë nuk janë vendosur në kushtet optimale për të kryer veprimtarinë e tyre dhe kur them kushte optimale nënkuptoj infrastrukturën por edhe personelin, dmth gjyqtarët dhe stafi. Gjithashtu mendoj se kanë pasur më pak vëmendje se gjykatat civile ndonëse e kanë pasur të nevojshme këtë vëmendje, derisa janë krijuar me ligj që të ndiqet ecuria e tyre pasi t’u krijohen kushtet, por deri më sot asnjëherë nuk është krijuar mundësia dhe përsa kohë nuk është krijuar mundësia, nuk mund të jenë gjykatat fajtori në këtë mes.”

Ibi u shpreh se Gjykata Administrative Korçë ka aktualisht vetem nje salle, ndërkohë që funksionon me dy gjyqtarë te cilet përballojnë volumin e katër gjyqtareve. “Për të bërë një krahasim që nxjerr në pah arsyet pse ka vonesa në shqyrtimin e çëshjeve duhet të them se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë funksionon me 14 gjyqtarë dhe përballon dyfishin e ngarkesës sonë, ne jemi vetëm dy gjyqtarë dhe përballojmë afërsisht 50 përqind të ngarkesës së tyre. Kjo sigurisht që sjell vonesa në shqyrtimin e çështjeve”, ka theksuar Ibi.

Ai ka shtuar me tej se nisma për marrjen e një godine të re duhet te kete prioritet, pasi nga kjo rritet edhe shpejtësia dhe efiçënca në gjykim. “Procesi është në fazën që i është propozuar nga Ministria e Drejtësisë, Këshillit të Ministrave, por ka kaluar një kohë e gjatë që nuk kemi asnjë vendimmarrje”.

Ne renditjen e pergjithashme te realizuar ne kuader te vleresimit te INFOCIP per vitin 2016, Gjykata Administrative  Korce rendit e dyta ne vend me 97% te ceshteve te vendimuara te dorezuara brenda afatit 7-ditor, dhe me nej mesatare prej rreth 4% te dosjeve te shqyrtuara brenda 30 diteve.

shih raportin…

Astrit Shema, Kryetar i Gjykatës Administrative Vlorë: caktimi i eksperteve shkakton vonesa ne gjykim dhe ne afate
Sipas kryetarit te Gjykates Administrative Vlore, Astrit Shema, disa nga arsyet që çojnë në zgjatjen e afateve të gjykimit të çështjeve administrative mund të jenëvolumi shumë i madh i çështjeve. Shema, i ftuar ne Konferencen kobetare te organizuar nga INFOCIP per vonesat ne gjykimin administrativ u se një tjetër problem është edhe objekti i cështjeve të gjykimit. “Ka disa lloje çështjesh të cilat kërkojnë domosdoshmërisht caktimin nga ana e gjykatës të një eksperti, mirëpo caktimi i ekspertëve që duhet të shikojnë situatën konkrete në vend kërkon patjetër një afat kohor që sipas ligjit është rreth 20 ditë, që patjetër do të ndikojë jo në një vendimmarrje brenda muajit por në një tjetër afat më të gjatë se sa është përcaktuar në dispozitat ligjore, dhe kjo nuk është mbajtur parasysh.”

Sipas tij, një tjetër aspekt nga praktika gjyqësore që çon në vonesa është edhe fakti se juristët ose përfaqësuesit e palës së shtetit nuk i kanë të qarta ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile me ligjin tonë specifik që ka disa klauzola të veçanta për gjykimin e disa çështjeve.

Shema, dukepranuar plotesiht gjetjet e Raportit te INFOCIP, u shpreh se Gjykatat Administrative u krijuan në një kohë pak të sforcuar dhe sot kemi shumë pak salla gjyqi, dhe nëse në gjykatat e tjera gati-gati një gjyqtar ka një sallë gjyqi, ne mezi kemi për katër gjyqtarë, dy salla gjyqi. “Kjo më ka detyruar mua si kryetar gjykate që të krijojë daljen e kësaj administrate gjyqësore me katër orë për çdo gjyqtar, mirëpo nisur nga afati që gjyqtarët caktojnë rreth 10-12 çështje pak a shumë në ditë, është e pamundur që këto çështje t’i realizosh në afat kohor”.

Ne vlerësimin kombetar tematik te realizuar nga INFOCIP me mbeshtetjen e National Dndowment for Democracy, NED, me qender ne washinton D.C, SHBA, Gjykata Administrative Vlore rezultoi me rreth 7% te ceshtjeve te themelit te vendimuara brenda 30 diteve. Mesatarja e kohezgjatjes se shqyrtimit gjyqesor per kete gjykate gjate vitit 2016 per ceshtjet e thmelit rezultoi 73 dite. S ai takon dorezimit te vendimeve ne sekratine e gjykates, treguesit e vleresimit shenuan nje msatare prej 6.1 dite nga 7 dite qe parashikon ligji. Rreth 91% e vendimeve te marra ishin dorezuar ne sekretari brenda ketij afati.

lexo fq. 59-64

Valbona Durraj, Kryetare e Gjykatës Administrative Shkodër: administrata shtetërore të mbajë qëndrim lehtësues për pensionet dhe marrëdhëniet e pune
Gjykata Administrative Shkodër ka një shtrirje territoriale shumë të madhe në tre qarqe dhe problematikat e Gjykatës Administrative Shkodër vijnë edhe për shkak të mentalitetit të zonës. Sipas kryetares se kesaj gjykata, Znj. Valbona Durraj, ndryshe nga gjykatat e jugut ku qytetarët janë më të ekuilibruar ndaj zbatimit të ligjit, pjesa e veriut për shkak të mentalitetit të zonës, sjell një fluks shumë të madh çështjes sepse nga një anë është shteti me vendimmarrjet e veta dhe nga ana tjetër është individi që nuk respekton dispozitat ligjore që parashikohen në ligjet e veçanta.

Kryetarja e Gjykates Administrative Shkoder, e cila adresoi gjithashtu Konferencen Kombetare te organizuar nga INFOCIP me mebshtetjen e NED, theksoi se “në 2016 ka patur mbi 2000 çështje të cilat për fat të keq, prej katër vitesh gjykohen nga dy gjyqtarë…Duke qenë edhe në pozicionin e kryetares së gjykatës jam hasur edhe me ankesat e qytetarëve të cilët pretendojnë për një çështje të dorëzuar që në Janar dhe akoma deri në Shtator çështja nuk ka dalë për t’u shqyrtuar nga trupa gjyqësore e gjykatës administrative. Kjo është një situatë në vijimësi të procesit të gjykatave administrative në të gjithë republikën, por Gjykata Administrative e Shkodrës e ka më të theksuar, sikurse doli edhe në raport.”

Ajo me pas shtoi se aktualisht jane rreth 800 dosje që më presin për shqyrtim. Pavarësisht gjetjeve të studimit, trupa gjyqësore ka qenë tërësisht e impenjuar që të paktën të ngushtojë afatin e dorëzimit të dosjeve brenda afatit ligjor.

“Raporti doli ne konkluzion se 100 përqind e dosjeve jane dorezuar pas vendimimit brenda afatit 7-ditor qe cakton ligji dhe kjo do të thotë se kemi punuar jashtë orarit të punës apo edhe jashtë ditëve të pushimit për të realizuar të paktën mundësinë që dorëzimi i dosjeve dhe arsyetimi i tyre të bëhet brenda afatit ligjor”

Kryetarja durraj theksoi se eshtë shumë e dhimbshme që një qytetar për një pension, histori punësimi, apo edhe akte administrative të presi për shtatë muaj që t’i vij radha. “Unë do të kisha një rekomandim, që vendimet e gjykatave administrative të kenë një influencë të dukshme në administratën shtetërore për qëndrime të njëjta, në çështje të ngjashme. Duke qenë se gjykata administrative korrekton punën e organeve administrative në këtë këndvështrim, këto organe duhet të mbajnë një qëndrim më lehtësues për qytetarët në pension, marrëdhënie pune apo edhe në aktet administrative. Pra, duhet të jemi korrektorë të administratës dhe një risi ndaj administratës për ndryshim qëndrimi, dhe jo të kthehemi në një shembull të keq që me një urdhër administrata e ankimon çështjen deri në Gjykatën e Lartë, në disa raste edhe vetëm për një vjetërsi pune. Prandaj çështja në Gjykatën e Lartë është e tillë, sepse nuk ka asnjë rast që një vendim i Gjykatës Administrative të mos ankimohet deri në Gjykatën e Lartë. Ka ardhur koha që administrata në vendimmarrjet e veta të jetë e përgjegjshme, në mënyrë që kjo përgjegjshmëri në rast se një vendim gjyqësor të një grupi çështjesh ka qenë me një zgjidhje të njëjtë në favor të palës qytetare dhe administrata e përsërit, të jetë përgjegjësi e administratës dhe kjo duhet të parashikohet në ligj.”