Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Vlerësimi i kohëzgjatjes gjyqësore, çështjet e themelit, Gjykata e Rrethit Shkodër

Monitorimi i afateve procedurale të shqyrtimit gjyqësor dhe arsyetim/dorëzimit të vendimeve të themelit në Gjykatën e Faktit Shkoder realizohet nga INFOCIP dhe mundësohet në kuadër të Programit Kombëtar “Open Court” / “Gjykata e Hapur”. Faza e dytë e këtij programi është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci. Mendimet, opinionet dhe konkluzionet që konfigurohen si pasojë e analizës së të dhënave gjyqësore në portalin www.gjykataehapur.al janë të INFOCIP dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë ato të donatorit