Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Në përmbushje të misionit për më shumë transparencë me publikun, INFOCIP ka vlerësuar përmes analizës së të dhënave performancën profesionale të anëtarit të Gjykatës së Lartë, gjyqtarit Medi Bici, sa i takon vonesave në kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor Ky vlerësim nominal specific bazohet në të dhënat e grumbulluara nga INFOCIP gjatë tre viteve të fundit, në kuadër të Programit Kombëtar të Monitorimit të Gjykatave.

Të dhënat janë analizuar me kujdes për të sjellë para publikut, medias dhe instutucioneve të reja të sistemit të drejtësisë fashikullin e plotë të Vlerësimin Nominal për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Medi Bici.

Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor mat dhe vlerëson treguesit për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të rekurseve të relatuara nga gjyqtari Medi Bici nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në vendimimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, ky Vlerësim Nominal mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku gjyqtari Medi Bici ka qenë relator i çështjes gjyqësore. Vlerësimi nuk trajton vendimet e gjyqtarit të marra në dhomë këshillimi për pranimin ose jo të rekursit në Gjjykatën e Lartë.

 

Hap raportin e plote me tabelat verifikuese 

Shkarko Raportin ne PDF, version i shkurtuar