Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.
Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.
Vlerësim Tematik i Pavarur. Të dhënat janë aksesueshme përmes Platformës GJYKATAEHAPUR.AL. Vlerësimi i ndërmarrë nga INFOÇIP thellohet deri në vitin 2016, duke ofruar një mundësi unike të krahasimit të treguesve Para dhe Pas implementimit të Reformës në Drejtësi për 6 gjykatat e apelit të sistemit të zakonshëm në RSH. Ne Permbledhjen Ekzekutive te prezentuar nga drejtori i INFOCIP, Dr. Gerti Shella, u ngit shqetesimi i zbrazjes se gjykatave te apelit nga trupa gjyqësore per shkak te vetingut dhe per shkak te doreheqjeve. Nje tjeter problem eshte numri i pamjaftueshem i ndihmesa ligjor ne gjashtë gjykatat e Apelit në RSH.
2018”. Ne prezantimin e gjetjeve kryesore, drejtori i INFOCIP, Gerti Shella u shpreh se “Shteti eshte punëdhënësi më i madh në RSH, me rreth 110 mijë punonjës buxhetore. Ndryshimet ligjore të vitit 2016, e cënuan këtë parim të rëndësishëm, duke e rikthyer konfliktin gjyqesor mes shtetit dhe punonjesve te tij në gjykatën civile. Qe prej vitit te kaluar, ne gjykate administrative mund te ankohen vetem punonjesit që gëzojnë statusin e nëpunësit civil”. INFOCIP analizoi të gjitha vendimet përfundimtare të Gjykatës Administrative të Apelit ne vitet 2018 dhe 2017, të cilat i takojnë cështjeve të regjistruara qe nga 2014 e deri ne 2016. Po ashtu, INFOCIP ka vleresuar edhe të gjitha rekurset me objekt “marrdhëniet e punës” në Gjykatën e Lartë, të vendimuara në vitet 2015, 2016 dhe 2017.

përfshirë Gjykatën e Apelit. INFOÇIP përfshiu ne kete vleresim për herë të parë edhe Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lart per perudhen 2-vjecare 2015 dhe 2016, gjetjet e te cilit u shpallen ne gusht te ketij te viti. Ato caktuan një gur themeli në drejtim të vlerësimit të te dhënave gjyqësore nga monitorues të pavarur për Gjykatën e Lartë, e cila përfaqëson majën e piramidës gjyqësore në Shqipëri dhe si e tillë ka qenë përtej rrezes së mbulimit institucional edhe nga vete organet e drejtesise.
INFOCIP shpalli në prani të autoriteteve më të larta të Pushtetit Gjyqesor, Pushtetit Ekzekutiv dhe aktoreve të rëndësishëm ndërkombëtarë Vlerësimin Kombëtar tematik për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor në Gjykatave Administrative në RSH. Në Konferencën Kombëtare të nivelit të lartë të organizuar nga INFOCIP për këtë qëllim morën pjesë Kryetari i Gjykatws së Lartë, njëkohësisht kryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare dhe kryetar i Kolegjit Administrativ të GJL, Z. Xhezair Zaganjori, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, Kryetari i Gjykatws Administrative të Apelit, Z. Kastriot Selita si dhe të gjithë kryetarët e gjykatave administrative të shkallës së parë të RSH.
Shkarko ketu vleresimin tematik
Kliko këtu për punimet e konferencës