Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Efektiviteti i gjykatave mund të vlerësohet objektivisht përmes përpunimit të të dhënave. Për fat të keq, gjykatat shqiptare prodhojnë pak statistikë gjyqësore, pasi shumica e të dhënave administrohen prej tyre në regjistra në letër. Platforma gjykataehapur.al i jep zgjidhje këtij problemi përmes teknologjisë së informacionit dhe krijimit të databazave digitale që mundesojne përpunimin e  volumeve të mëdha të të dhënave në kohë rekord. Fokusi kryesor është vlerësimi i kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor dhe arsyetimit të vendimit nga gjyqtari/trupa gjykuese.

 

Për të lehtësuar përdorimin e kësaj Platforme, INFOÇIP ka ndërthurrur elementët grafikë me funksione kërkimi të fuqishme, të cilat lejojnë identifikimin me një klik të çështjeve gjyqësore më të vonuara, rankimin e dosjeve sipas kohëzgjatjes së gjykimit, identifikimin e çështjeve sipas gjyqtarit apo trupit gjykues që i ka relatuar, etj

 

Paltforma www.gjykataehapur.al  mundëson vlerësimet tematike të vonesave gjyqësore përmes filtrave të dizenjuara enkas nga INFOCIP. Vlerësimi i vonesave është i bazuar 100% në të dhëna të faktueshme dhe rrjedhimisht është objektiv. Po ashtu, Patforma ka testuar me sukses edhe vlerësime specifike në fushën e vendimarrjes gjyqësore, sikurse çështjet me objekt “marrdhëniet e punës” dhe pasojat jurdike për palet ndërgjyqëse.

 

Databazat e Platformës GJYKATAEHAPUR.AL rendisin dhe dokumentojne kohën e regjistrimit të çështjes gjyqësore, kohën e dhënies së dispozitivit të vendimit për cështjen gjyqësore në fjalë si dhe kohën që gjykata konsumon më pas për arsyetimin e vendimit dhe dorëzimin e dosjes gjyqësore në sekretarinë e gjykatës.   Përbri këtyre të dhënave renditet edhe gjyqtari i çështjes (emer mbiemer ose me iniciale), apo trupi gjykues sipas rastit, për një transparencë të plotë të situatës që lidhet me shqyrtimin në afat ose eventualisht vonesat në shqyrtimin gjyqësor.

GJYKATAT E ZAKONSHME

gjykata-e-pare

GJYKATAT ADMINISTRATIVE

databaza2

GJYKATA E LARTE

zonja