Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

GJYKATAT E JURIDIKSIONIT TE PERGJITHSHEM

gjykata e pare
Kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor

GJYKATAT ADMINISTRATIVE

GJYKATA E ZAKONSHME
Kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor

GJYKATA E LARTE E REPUBLIKES SE SHQIPERISE

zonja
Kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor
6 781 457

Të dhëna gjyqësore

35

Gjykata në monitorim

15

Vleresime Tematike

36

Vlerësime nominale

Aftësi Profesionale dhe Ekspertizë

Ne realizojmë vlerësime tematike të pavaruara për gjykatat e RSH, me fokus kohëzgjatjen e procesit gjyqësor. INFOCIP harton gjithashtu vlerësime nominale për eficiencën e gjyqtarëve si dhe mat performancën e tyre profesionale sa i takon respektimit të afateve ligjore në procesin gjyqësor. INFOCIP identifikon tejkalimin e afatit të gjykimit të arsyeshëm përmes përdorimit të TIK në analizën e të dhënave. Platforma GJYKATAEHAPUR.AL është resourse-center me i madh me te dhena gjyqësore në nivel kombetar.
Data - Oriented / INFOCIP është organizate e orientuar kah të dhënave 0%
Resource - Center / Databaza më e madhe me të dhëna gjyqësore në RSH 0%
Technology / INFOCIP perdor teknologjinë më të fundit për aksesin dhe analizën online 0%

MBLEDHJE TE DHENASH

INFOCIP mbledh sistematikisht të dhëna zyrtare nga sistemi i gjykatave të RSH për efekt vlerësimi metodik dhe analize të pavarur.

RUAJTJE TE DHENASH

INFOCIP i magazinon të dhënat në databaza të fuqishme online dhe i administron ato ne sisteme qe lejojne përpunimin e tyre

ANALIZE TE DHENASH

INFOCIP analizon të dhënat gyqësore përmes teknologjive më të fundit të ICT dhe analizës së avancuar shkencore

Konferenca / Vlerësime / Komente

Na kontaktoni: qendra@infocip.org / info@gjykataehapur.al