25 Jul Vlerësimi i performancës se gjyqtarit Ardian Dvorani për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor. INFOCIP publikon Raportin Vlerësues Nominal
Ardian Dvorani u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë me dekretin nr.4481, datë 17 Shkurt 2005, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu.
Prezantim i shkurter (short Bio)
Ardian Dvorani ka lindur në Korçë në 20 shkurt 1966. Është i martuar dhe ka një fëmijë. Në vitin 1988 është diplomuar jurist në Universitetin e Tiranës. Ka shërbyer si prokuror në Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Shkoder në periudhën 1988-1991. Ka ushtruar funksionet e këshilltarit ligjor dhe drejtorit të Departamentit Juridik pranë INSIG sha në periudhën 1991-1994. Ka ushtruar profesionin e avokatit në vitet 1994-1998. Ka shërbyer si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Ministrave në periudhën mars 1998-shtator 1999. Ka ushtruar funksionin e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë në periudhën shtator 1999- shkurt 2005 dhe, gjatë vitit 2004, për një periudhe 6 mujore, edhe funksionin e drejtorit të Departamentit Juridik në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë viteve 1999-2005, ndërmjet të tjerave, ka qenë zëvendëskryetar i Këshillit Mbikqyrës të INSIG sha, Albetelekom sha dhe SICRED sha, kryetar i Bordit Kombëtar të Monitorimit Antikorrupsion, kryetar i delegacionit shqiptar në GRECO si dhe raporter i kësaj organizate ndërkombëtare për mbikqyrjen e respektimit të standarteve antikorrupsion dhe antikrim për një numër vendesh anëtare të tij. Deri në shkurt të vitit 2005 ka qënë anëtar i përhershëm i grupit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE për çështjet e drejtesisë dhe punëve të brendshme. Është kryetar i Komisionit për Përmirësimin e Vazhdueshëm Profesional të Konferencës Gjyqësore Kombëtare dhe nga nëntori 2005 anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës (burimi: faqja zyrtare e Gjykatës së Lartë).
Vlerësimi i performancës / ngarkesa dhe kohëzgjatja
Hap raportin e plote me tabelat verifikuese
Shkarko Raportin ne PDF, version i shkurtuar