Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Paltforma gjykataehapur.al është një system i hapur për publikun, median dhe gjithë partnerët institucionalë të interesuar. Aktualisht Platforma administron dhe përpunon të dhëna mbi eficiencen gjyqësore, me fokus te posaçëm vonesat gjyqësore.

 

Platforma www.gjykataehapur.al është duke u pasuruar me te dhëna gjyqësore nga gjykatat e sistemit të zakonshëm, duke përfshirë fillimisht gjykatat e karrierrës në shkallë të parë dhe në shkallë të dytë dhe duke u zgjeruar gradualisht në të gjitha gjykatat e rretheve gjyqësore të RSH.

 

Platforma www.gjykataehapur.al është ndërtuar nga INFOCIP dhe është populluar me të dhëna gjyqësore falë mbështetjes së:

  • Open Society Foundation for Albania, OSFA,
  • National Endowment for Democracy, NED, Washington D.C,
  • SIDA, Qeveria Suedeze
  • Ambasada e SHBA në Tiranë përmes Programit të Granteve të Vogla
  • Netherlands Ministry of Foreign Affairs, MATRA Fund

INSTITUCIONET PARTNERE