Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

VLERESIMI TEMATIK 2015-2019, Afatet e shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë

INFOCIP zhvilloi ne daten 21 Shtator 2019 konferencen mbi Vleresimin Tematik 5 vjecar 2015-2019 te Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise. Në vitin 2015, INFOÇIP nisi matjen e kohëzgjatjes së gjyqeve në Gjykatën e Lartë ne partneritet me National Endowment for Democracy, NED, me seli ne Washinton D.C, qe mbeshtetet nga Kongresi Amerikan. Vlerësimi tematik 5-vjeçar analizon kohën e shqyrtimit gjyqësor të rekurseve si dhe kohën për arsyetimin të vendimeve të marra në seancë. Ky përfaqëson të parin dhe të vetmin vlerësim tematik për Gjykatën e Lartë që mbulon kohën para dhe pas Reformës në Drejtësi.

Kliko këtu për të hapur punimet e kësaj Konference. Kliko këtu për te shkarkuar përmbledhjen ekzekutive. Kliko këtu për të shkarkuar Vlerësimin Tematik për Afatet e Shqyrtimit Gjyqësor në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë