Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është mishërim i ketij vizioni për të parë dhe vlerësuar gjykatat përmes të dhënave gjyqësore, të cilat janë me akses publik dhe në përdorim të publikut, trupes gjyqësore, menaxhorëve të gjykatave, institucioneve mbikqyrëse dhe medias.

 

Qëllimi i Platformës është vlerësimi objektiv i eficiencës gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

 

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar! Një drejtësi e dhënë shpejt dhe me cilësi është një shërbim publik me vlera të pakrahasueshme për ndërtimin e besimeve tek ligji, shteti dhe institucionet e tij. Platforma www.gjykataehapur.al i shërben këtij qëllimi madhor.

 

Efektiviteti i gjykatave dhe eficienca e gjykimit mund të vlerësohen vetëm përmes përpunimit të të dhënave. Gjykatat shqiptare e regjistrojnë në letër aktivitetin e tyre, duke e bërë të vështirë analizën tematike të vonesave në gjykimin por edhe vlerësimin e performacës së gjyqtarëve. Ndërmarrja e këtyre lloj vlerësimesh konsumojnë kohë dhe resurse njerëzore. Platforma gjykataehapur.al i jep zgjidhje këtij problem përmes një procesi teknologjik që bazohet tek teknologjitë e reja të informacionit që mundësojnë përpunimn e volumeve të mëdha të të dhënave.

 

Paltforma www.gjykataehapur.al  mundëson vlerësimet tematike të vonesave gjyqësore përmes filtrave dhe algoritmeve të dizenjuara për këtë qëllim nga INFOCIP. Vlerësimi i vonesave është i bazuar 100% në të dhëna të faktueshme dhe rrjedhimisht objektiv. Platforma www.gjykataehapur.al shënon një moment kulmor të përdorimit të teknologjive të reja të informacionit për vlerësime të pavarura në sistemin e gjykatave të RSH.

 

Paltforma gjykataehapur.al është një system i hapur për publikun, gjykatat, median dhe gjithë partnerët institucionalë të interesuar. Aktualisht Platforma administron dhe përpunon mbi 5.5 milion të dhëna gjyqësore, të cilat janë në shtim të vazhdueshëm.

Funksione të reja janë duke u projektuar dhe shtuar nga stafet e INFOCIP, të cilat mundësojnë vlerësime tematike speciale. Konkretisht ka përfunduar dhe është operacional sistemi i ri i vlerësimit tematik për çështjet gjyqësore administrative me objekt “marrdhëniet e punës”, ku për herë të parë është testuar me sukses edhe afishim i skedave gjyqësore si dhe përllogaritja e dëmit ekonomik.

 

Platforma www.gjykataeahpur.al aktualisht mbulon 100% me vlerësim sistemin e gjykatave administrative në RSH. Po ashtu, Platforma analizon sistematikisht prej vitit 2015 praktikën e Gjykatës së Lartë, duke shënuar një këtë mënyrë një moment kthese në vlerësimin sistematik të majës së piramidës gjyqësore në RSH.

 

Platforma www.gjykataehapur.al është pasuruar me te dhëna gjyqësore nga gjykatat e sistemit të zakonshëm, duke përfshirë fillimisht gjykatat e karrierrës në shkallë të parë dhe në shkallë të dytë dhe duke u zgjeruar gradualisht në të gjitha gjykatat e rretheve gjyqësore të RSH.

 

Platforma www.gjykataehapur.al është ndërtuar nga INFOCIP falë mbështetjes së:

  • Open Society Foundation for Albania, OSFA,
  • National Endowment for Democracy, NED, Washington D.C, 
  • Olof Palme International Center, OPIC, mbështetur nga SIDA, Qeveria Suedeze
  • Ambasada e SHBA në Tiranë përmes Programit të Granteve të Vogla.

   INSTITUCIONET PARTNERE