24 Aug Vlerësimi i performancës se gjyqtarit Edmond Islamaj për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor. INFOCIP publikon Raportin Vlerësues Nominal
Edmond Islamaj është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë në dhjetor 2003 ku ka ushtruar detyrën e gjyqtarit deri në momentin e dhënies së pëlqimit të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin në detyrën e Anëtarit të Gjykatës së Lartë, në qershor 2011.
Prezantim i shkurter (short Bio)
Edmond Islamaj ka lindur në 01.03.1969 në Kuçovë. Pas diplomimit si jurist në vitin 1992 ka filluar punë si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, duke ushtruar këtë detyrë deri në maj 1993 kur është emëruar në detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarande; në këtë gjykatë ka punuar deri në Gusht të vitit 1995, për të vazhduar më tej me detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Në nëntor 1998 është emëruar Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë deri në prill të vitit 2002 kur Z. Islamaj është emëruar në detyrën e Kryeinspektorit në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit Z. Islamaj ka kontribuar edhe në veprimtari të tjera të rëndësishme si; Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë gjatë periudhës 2004-2010, anëtar i Komitetit Teknik të Projektit DANIDA në Shqipëri; pjestar i grupit të punës për hartimin e projektligjit “Për shërbimin përmbarimor në Republikën e Shqipërisë”, trajnues për Ligjin “Mbi të Drejtën tregtare” dhe pjesmarrës në grupin e punës për hartimin e Sistemit të Vlerësimit të gjyqtarëve në Strasburg pranë KE. Z. Edmond Islamaj ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës si dhe nga vende të tjera të Evropës dhe Sh.B.A.së.
Vlerësimi i performancës / ngarkesa dhe kohëzgjatja
Hap raportin e plote me tabelat verifikuese
Shkarko Raportin ne PDF, version i shkurtuar