25 Jul Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor / Gjyqtari Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykates se Larte R.SH.
Xhezair Zaganjori u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë, me dekretin nr. 8065, të datës 22.03.2013 pas ushtrimit të detyrës së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2003 deri në fillim të 2013.
Ai u emërua Kryetar i Gjykatës së Lartë në 24.03.2013, me dekretin nr. 8120.
Prezantim i shkurtër (short Bio)
Xhezair Zaganjori lindi më 9 Mars, 1957 në Shkodër.Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981. Që nga kjo kohë ai ka qenë lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i të Drejtës Europiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Europiane, Tiranë.
Gjatë viteve 1992-1997, Z. Zaganjori ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë. Në vitin 1988 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” dhe në vitin 2009 “Profesor”.
Në vitet 1998-1999 ka kontribuar si bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, për të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën Kushtetuese, në Heidelberg të Republikës Federale të Gjermanisë.
Që prej vitit 2001, është anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë.
Prof.Dr. Xhezair Zaganjori është autor i një sërë botimesh shkencorë brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrës aktiv në Kongrese e Konferenca të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.
Kryetari i Gjykatës së Lartë drejton gjithë veprimtarinë e institucionit, miraton rregulloren e brendshme, lëshon urdhëra dhe udhëzime të karakterit administrativ dhe kërkon llogari nga vartësit për zbatimin e detyrave, drejton Kolegjet e Bashkuara, bën ndarjen e gjyqtarëve në kolegje, emëron dhe shkarkon ndihmësit ligjorë dhe personelin e shërbimeve ndihmëse, bën kërkesat për buxhetin vjetor të Gjykatës së Lartë dhe mbikëqyr zbatimin e tij, miraton strukturën, organikën dhe rregullat e brendshme të Gjykatës së Lartë. (burimi: faqja zyrtare e Gjykatës së Lartë).
Vlerësimi i performancës / ngarkesa dhe kohëzgjatja
Hap raportin e plote me tabelat verifikuese
Shkarko Raportin ne PDF, version i shkurtuar