Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Vlerësimi i performancës se gjyqtarit Aleksander Muskaj për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor. INFOCIP publikon Raportin Vlerësues Nominal

Aleksander Muskaj  është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Larte me dekretin e Presidentit të Republikës Nr.5790, date 08.07.2008

Prezantim i shkurter (short Bio)

Aleksander Muskaj Ka lindur më 06 Janar 1969, në Vlorë. Në vitin 1991 është diplomuar pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, duke vazhduar Studimet Pasuniversitare në të Drejtën Civile, ku në vitin 2005, mori Titullin “Master” me temën “Shpërblimi i Dëmit”.Ka ushtruar funksionin e gjyqtarit pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Vlorë në periudhën 1991-1996, dhe më tej është emëruar si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë nga viti 1996-1998. Gjatë viteve 1998-2003 ka ushtruar funksionin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, për të vazhduar më tej karrierën e tij si gjyqtar pranë Gjykatës se Apelit Tiranë në vitet 2003-2008. Gjithashtu, Z. Muskaj,në periudhën 2002-2007 ka qenë Anëtar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Z. Muskaj ka qenë i angazhuar në pjesëmarrjen e një sërë konferencash rajonale dhe ndërkombëtare, ku ka referuar në lidhje me aspekte të ndryshme në fushën e së drejtës. Për më tepër, ai është pedagog i jashtëm pranë Departamenti të së Drejtës Civile në Fakultetin e Drejtësisë, si dhe Ekspert i trajnimit vazhdues Shkolla e Magjistraturës Tiranë.

 

Vlerësimi i performancës / ngarkesa dhe kohëzgjatja

 

Hap raportin e plote me tabelat verifikuese 

Shkarko Raportin ne PDF, version i shkurtuar