Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Objekti:           Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor

Subjekti:         Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Aleksander Muskaj

Periudha:      Vitet 2017, 2016, 2015

Status:            Vlerësim faktik-deskriptiv

 

 

  1. Hyrje

Në përmbushje të misionit për më shumë transparencë me publikun, INFOCIP ka vlerësuar përmes analizës së të dhënave performancën profesionale të anëtarit të Gjykatës së Lartë, gjyqtarit Aleksander Muskaj, sa i takon vonesave në kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor Ky vlerësim bazohet në të dhënat e grumbulluar nga INFOCIP gjatë tre viteve të fundit, në kuadër të programit kombëtar të monitorimit të gjykatave.

 

Të dhënat janë analizuar me kujdes për të sjellë para publikut, medias dhe instutucioneve të reja të sistemit të drejtësisë fashikullin me vlerësimin specifik për gjyqtarin Aleksander Muskaj, aktualisht ne proces vetting-u.

 

Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor mat dhe vlerëson treguesit për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të rekurseve të relatuara nga gjyqtari Aleksander Muskaj nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në vendimimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, ky vlerësim special mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku gjyqtari Aleksander Muskaj ka qenë relator i çështjes gjyqësore.

 

 

  1. Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor në Kolegjin Civil

 

  • Viti 2017

Gjyqtari Aleksander Muskaj ka qenë relator ne Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë për 15 çështje të vendimuara në 2017, nga 170 çështje gjithsej të vendimuar nga ky Kolegj . Gjyqtari Aleksander Muskaj ka vendimuar 1/11 e këtij totali.

 

Mesatarisht, gjyqtari Aleksander Muskaj ka vendimuar gjatë vitit 2017 me një frekuencë prej 1.25 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet civile të relatuara prej tij).Mesatarja e shqyrtimtit gjyqësor për 15 çështjet civile të relatuara nga Aleksander Muskaj të cilat u vendimuan në vitin 2017, rezulton të jetë 756 ditë ose rreth 2.07 vjet.

 

Tabela 1 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e shyqrtimit gjyqesor te ceshtjeve te vendimuara ne vitin 2017 (ceshtje civile) me relator Aleksander Muskaj.

 

Vonesa me e theksuar në kohëzgjatje të një shqyrtimi gjyqësor konstatohet në çështjen (nr.akti) 2723 që përkon me vendimin nr. 847. Ky rekurs është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 18.10.2012 dhe është vendimuar në dt. 01.06.2017 (vendimi dhe linku i tij i bashkalidhet këtij vlerësimi[1]). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit rezulton 1687 ditë ose 4.62 vjet.

 

Tabela 2 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e dorezimit  te vendimeve  ne vitin 2017 (ceshtje civile) me relator Aleksander Muskaj.

 

Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor, me relator gjyqtarin Aleksander Muskaj është ajo me numër akti 352, rekursi i të cilës është regjistruar në datë 30.01.2017 dhe është vendimuar brenda 17 ditësh, në 16 shkurt 2017.

 

***

 

 

Sa i takon afatit/kohëzgjatjes së arsyetimit të vendimit gjyqësor, Aleksander Muskaj rezulton me një mesatare prej 58.3 ditësh nga momenti i seancës vendimuese deri në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të vendimit të arsyetuar. Mesatarja e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë për vitin 2017 është 37.9 ditë për të gjitha çështjet civile të vendimuara në 2017-ën (170 gjithsej).

 

Vonesa më e theksuar në arsyetimin e një vendimi për çështje të relatuara nga gjyqtari Aleksander Muskaj është 109 ditë ose pak me shume se 3 muaj. Kjo vonesë konstatohet në çështjen me nr.akti 1140, konkretisht Vendim i GJL nr.20, datë 02.02.2017.

 

Vendimi i arsyetuar/dorëzuar më shpejt është ai me nr.340, dt 23.03.2017 (nr akti 643) i cili është përfunduar brenda 21 ditësh.

 

  • Viti 2016

Gjyqtari Aleksander Muskaj ka qenë relator ne Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë për 44 çështje të vendimuara ne 2016. E paraqitur në mënyrë të mesatarizuar, gjyqtari Muskaj ka vendimuar gjatë vitit 2016 rreth 3.6 çështje gjyqësore në muaj (për dosjet/çështjet civile të relatuara prej tij).

 

Në total, gjatë vitit 2016 janë vendimuar nga Kolegji Civil i GJL gjithsej 291 rekurse.

 

Mesatarja e shqyrtimtit gjyqësor për 44 cështjet civile të relatuara nga Aleksander Muskaj të cilat u vendimuan në 2016-ën rezulton të jetë 1073 ditë ose rreth 2.93 vjet.  Mesatarja e Kolegjit Cvil të Gjykatës së Lartë për këtë tregues është gjithashtu 943 ditë.

 

Tabela 3  ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e shyqrtimit gjyqesor te ceshtjeve te vendimuara ne vitin 2016 (ceshtje civile) me relator Aleksander Muskaj.

 

 

Vonesa me e theksuar nga Relatori Aleksander Muskaj konstatohet në çështjen me nr.akti 473 që përkon me vendimin nr. 1968. Ky rekurs është regjistruar në Gjykatën e Lartë në 03.03.2010 dhe është vendimuar në 03.02.2016 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi[2]). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit është 1658 ditë ose 4.5 vjet. Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor, me gjyqtar relator Aleksander Muskaj është ajo me numër akti 826, rekurs civil i regjistruar në datë 25.03.2016, i cili është vendimuar brenda 27 ditësh, në 21.04.2016.

 

***

 

Sa i takon kohëzgjatjes së arsyetimit të vendimit gjyqësor, per gjyqtarin Aleksander Muskaj, për vitin 2016 rezulton një mesatare prej 67.2 ditësh, nga momenti i seancës vendimuese deri në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të vendimit të arsyetuar. Mesatarja e Kolegjit Civil për këtë tregues në 2016-ën është 46.9 ditë.

 

Tabela 4 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e dorezimit  te vendimeve  ne vitin 2016 (ceshtje civile) me relator Aleksander Muskaj.

 

Vonesa më e theksuar në arsyetimin e një vendimi gjatë vitit 2016, të relatuara nga gjyqtari Aleksander Muskaj është 154 ditë ose rreth 5 muaj. Kjo vonesë konstatohet në çështjen nr.akti 1103 dhe Vendim i GJL nr.2485, datë 21.09.2016.

 

Vendimi i arsyetuar/dorëzuar më shpejt është ai me nr.461, dt 17.02.2016 (nr. akti 3135) i cili është përfunduar brenda 16 ditësh (dt. 04.03.2016).

 

  • Viti 2015

 

Gjate vitit 2015, gjyqtari Aleksander Muskaj ka relatuar ne Kolegjin Civil të Gjykates së Lartë 40 çështje të vendimuara[3]. E paraqitur në mënyrë të mesatarizuar, gjyqtari Muskaj ka vendimuar gjatë vitit 2015 rreth 7 çështje gjyqësore në muaj (për dosjet/çështjet civile të relatuara prej tij).

 

Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor për çështjet civile të relatuara nga Aleksander Muskaj, të cilat u vendimuan në vitin 2015, rezulton të jetë 1097 ditë ose rreth 3 vjet. Mesatarja e Kolegjit Civil për këtë tregues, për çështjet e vendimuara në vitin 2015 rezulton të jetë 1044 ditë ose 2.9 vjet.

 

Tabela 5  ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e shyqrtimit gjyqesor te ceshtjeve te vendimuara ne vitin 2015 (ceshtje civile) me relator Aleksander Muskaj.

 

Vonesa më e theksuar konstatohet në çështjen (nr.akti) 453 që përkon me vendimin nr.4039 të relatuar nga gjyqtari Aleksander Muskaj. Ky rekurs është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 21.08.2009 dhe është vendimuar në dt. 30.09.2015 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi [4]). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit rezulton 1735 ditë ose rreth 4.75 vjet.

 

Çështje me pak e vonuar në 2015 në shqyrtim gjyqësor, me relator Aleksander Muskaj është ajo me numër akti 769, rekursi i të cilës është regjistruar në datë 09.04.2015 dhe është vendimuar brenda 35 ditësh, në 14.05.2015.

 

***

 

Sa i takon afatit/kohëzgjatjes së arsyetimit të vendimeve gjyqësore të vendimuara në 2015 me relator gjyqtarit Aleksander Muskaj, nga vlerësimi rezulton një mesatare prej 59.4 ditësh (nga momenti i seancës vendimuese deri në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të vendimit të arsyetuar). Mesatarja e Kolegjit Civil të GJL për këtë tregues në vitin 2015 rezulton të jetë 33.8 ditë.

 

Tabela 6  ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e dorezimit  te vendimeve  ne vitin 2015 (ceshtje civile) me relator Aleksander Muskaj.

 

Vonesa më e theksuar në arsyetimin/dorëzimin e një vendimi për çështje të relatuara nga gjyqtari Aleksander Muskaj në 2015-ën është 120 ditë ose 4 muaj. Kjo vonesë konstatohet në çështjen nr.akti 3159, Vendim i GJL nr.4261, datë 03.12.2015.

 

Ligji Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të RSH[5], ende në fuqi në vitin 2015, parashikonte një afat 30 ditë për dorëzimin e arsyetuar në sekretari të vendimit (neni 19[6]).  Ky përcaktim ligjor është shkelur në 31 nga 40 vendime gjithsej të dhëna nga gjyqtari Aleksander Muskaj.

 

Vendimi i arsyetuar/dorëzuar më shpejt është ai me nr.1925, dt 28.05.2015 (nr akti 733) i cili është përfunduar/dorëzuar brenda  ditës.

 

 

[1]http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2012-04030&ln=Lng1&uni=20180731103621109695203917860544

 

2 http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2010-00790&ln=Lng1&uni=20180731103621109695203917860544

[3] Burimi i verifikimit: Numëratorët e Gjykatës së Lartë për Kolegjin Civil.

[4]http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=200902422&ln=Lng1&uni=20180710173759109695203981795983

[5] ndryshuar me ligjin nr. 151/2013, ndryshuar me ligjin nr. 177/2014

[6] Neni 19 “Vendimet dhe botimi i tyre”:

“Vendimet e Gjykatës së Lartë shpallen të arsyetuara jo më vonë se 30 ditë nga përfundimi i shqyrtimit gjyqësor. Vendimet e kolegjeve të Gjykatës së Lartë, së bashku me mendimet e pakicës, botohen në Buletinin Periodik të Gjykatës së Lartë. Vendimet për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore botohen në numrin më të parë të Fletores Zyrtare.”