Prej vitit 2014, INFOCIP implemeton Programin e Vlerësimeve Tematike të pavaruara në sistemin e Gjykatave Administrative. Një fokus i posacëm brenda këtij programi është vlerësimi sistematik i çështjeve gjyqësore me objekt “marrdhëniet e punës”.
Gjykatat administrative janë vija e fundit garantuese e të drejtave të punës. Republika e Shqipërisë i ka dedikuar një vend të posaçëm në Kushtetutën e saj të drejtave të punës. Po ashtu, shteti shqipyar ka ratifikuar dhjetëra konventa që promovojnë dhe garantojnë të drejtat dhe dinjitetin në punë. Kuvendi, në zbatim të Kushtetutës dhe konventa ndërkombëtatare të ratifikuara ka hartuar dhjetëra kode dhe ligje të cilat e bëjnë shqipërinë një ndër vendet me legjislacion të pasur për punën dhe marrdhëniet që ajo krijon mes shtetit dhe individit apo kompanive private dhe të punësuarve prej tyre.
Në vitin 2012, Shqipëria hartoi dhe miratoi ligjin nr. 49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. Sipas frymës së këtj ligji të rëndësishmë, nëse institucionet publike bëheshin palë gjyqësore në nëj konflikti mbi marrdhëniet e punës, barra e provës i ngarkohej atyre. Për fat të keq, ndryshimet e vitit 2016, e cënuan këtë parim të rëndësishëm duke i caktuar gjykatave administrative fushë të re veprimi që limitohej vetëm për zgjidhjen e konliktiti të punësimit mes shtetit dhe punonjësve të tij, kur këta të fundit gëzojnë statusin e nëpunësit civil.
Tematika e marrdhënieve të punës në sistemin e gjykatave administrative u trajtua për herë të parë në Konferencën vjetore të zhvilluar në Dhjetor 2017, në të cilën mori pjesë Presidendi i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, në cilësinë e kryetarit të KLD, kryetari i GJL, Z. Xhezair Zaganjori, kryetari i GJAA të Apelit, Z. Kastriot Selita si dhe gjithë kryetarët e gjykatave të tjera administrative .
Ndër problematikat e evidentuara në këtë Konferëncë, ishin jo vetëm pushimet e padrejta nga puna, por edhe volumi i lartë i tyre, sidomos në kohët e rotacioneve të pushtetit. Në vijim të rekomandimeve të kësaj Konference të rëndësishme, INFOCIP ndërmori një vlerësim të posaçëm gjatë vitit 2018, në të cilën analizoi të gjithë çështjet e vendimuara në vitin 2017 dhe 2018 për të evidentuar dhe analizuar çështjet gjyqësore me objekt “marrdhëniet e punës” si dhe vonesat e shqyrtimit të tyre nga gjykatat administrative.
Në këtë faqe, ju mund të njoheni me evidencat e këtij monitorimi, I cili zhvillohet për herë të parë mbi këtë tematike special në Shqipëri, duke patur si pikënisje vendimet e gjykatave administrative të RSH.