Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni
 

DEMSHPERBLIMI PER PUSHIMET NGA PUNA. ZBARDHET FATURA NE GJYKATEN ADMINISTRATIVE TE APELIT

Tematika e marrdhënieve të punës në sistemin e gjykatave adminitrative u trajtua për herë të parë në Konferënën vjetore të zhvilluar në Dhjetor 2017, në të cilën mori pjesë Presidendi I Republikës, në cilësinë e kryetarit të KLD, kryetari i GJL, Z. Xhezair Zaganjori, kryetari i GJAA të Apelit, Z. Kastriot Selita si dhe gjithë kryetarët e gjykatave të tjera administrative.

 

Në vijim të rekomandimeve të kësaj Konferencë të rëndësishme, INFOCIP ndërmori një vlerësim të posaçëm gjatë vitit 2018, në të cilën analizoi të gjithë çështjet e vendimuara në vitin 2017, për të evidentuar jo vetëm vonesat eventuale, por mbi të gjitha për të veçuar dhe analizuar çështjet gjyqësore me objekt “marrdhëniet e punës”.

 

Një studim i tillë u mbështet nga Qeveria Sudeze, përmes SIDA dhe partnerit të saj me prezëncë në Shqipëri, Olof Palme Center. Në përfundim të vlerësimit rezultoi se, në total për vitin 2017, GJAA dha gjithsej 5521 vendime përfundimtare për çështje administrative themeli. Prej këtij totali, rezulton se 1601 vendime janë dhënë për çështje gjyqësore me objekt marrdhëniet e punës. Këto përfaqësojnë afërsisht 30% të totalit të ngarkesës gjyqësore për vitin 2017 në GJAA.

 

Lexo permbledhjen ekzekutive / Executive Summary 
Kliko tabelen me evidencat per vendimet e Gjykates Administrative te Apelit, viti 2017

Kliko tabelen me evidencat per vendimet e Gjykates Administrative te Apelit, viti 2018

PARTNERE / DONATORE