Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Efektiviteti i gjykatave dhe eficienca e gjykimit mund të vlerësohen vetëm përmes përpunimit të të dhënave. Gjykatat shqiptare e regjistrojnë në letër aktivitetin e tyre, duke e bërë të vështirë analizën tematike të vonesave në gjykimin por edhe vlerësimin e performacës së gjyqtarëve. Platforma gjykataehapur.al i jep zgjidhje këtij problem përmes teknologjive të reja të informacionit që mundësojnë krijimin e databazave dhe përpunimin e volumeve të mëdha të të dhënave.

 

Për të lehtësuar navigimin dhe përdorimin e Platformës, ekipi i INFOCIP ka ndërthurrur elementët grafikë me funksione kërkimi të fuqishme, të cilat lejojnë identifikimin me një klik të çështjeve gjyqësore më të vonuara, rankimin e dosjeve sipas kohëzgjatjes së gjykimit, identifikimin e çështjeve sipas gjyqtarit apo trupit gjykues që i ka relatuar. Po ashtu, Patforma po teston vlerësimin e çështjeve gjyqësore sipas tematikës dhe ka në pilotim vendimet gjyqësore me objekt “marrdhëniet e punës”.

 

Paltforma www.gjykataehapur.al  mundëson vlerësimet tematike të vonesave gjyqësore përmes filtrave dhe algoritmeve të dizenjuara enkas nga INFOCIP. Vlerësimi i vonesave është i bazuar 100% në të dhëna të faktueshme dhe rrjedhimisht është objektiv.

GJYKATAT E ZAKONSHME

Gjykatat e Zakonshme
DATABAZA / Kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqsor dhe dorëzimi i vendimeve

GJYKATA ADMINISTRATIVE

Gjykata Administrative
DATABAZA / Kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqsor dhe dorëzimi i vendimeve

GJYKATA E LARTE

Gjykata e Larte
DATABAZA / Kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqsor dhe dorëzimi i vendimeve