02 Aug MASA SIGURIMI VITI 2020, GJYKATA E APELIT KORCE
SHENIM METODOLOGJIK DHE BAZA LIGJORE E VLERESIMIT TEMATIK – Ankimi kundër masave të sigurimit është një e drejtë që garantohet nga neni 249 i Kodit të Procedurës Penale. Ankimi paraqitet në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin, e cila detyrohet që brenda 3 ditëve nga realizimi i njoftimeve të dorëzojë aktet në gjykatën që do të shqyrtojë ankimin. Data e caktuar për seancën i njoftohet prokurorit, të pandehurit dhe mbrojtësit të tij të paktën tri ditë përpara. Ankimi shqyrtohet brenda 10 ditëve nga marrja në dorëzim e akteve (paragrafi 6, neni 249, KPrP). Gjykata vendos, sipas rastit, shfuqizimin, ndryshimin ose miratimin e vendimit, edhe për arsye të ndryshme nga ato që janë parashtruar ose nga ato që tregohen në pjesën arsyetuese të vendimit. Gjykata depoziton vendimin e arsyetuar brenda 10 ditëve (paragrafi 7, neni 249, KPrP). Kur vendimi nuk shpallet ose nuk zbatohet brenda afatit të caktuar, akti në bazë të të cilit është marrë masa shtrënguese e humbet fuqinë (paragrafi 8, neni 249, KPrP).
File "/home/gjykataa/public_html/gjykataehapur/wp-content/uploads/2023/08/MASA-SIGURIMI-2020-GJYKATA-E-APELIT-KORCE.xlsx" does not exist.