Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.
Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.
Në përmbushje të misionit për më shumë transparencë me publikun, INFOCIP ka vlerësuar përmes analizës së të dhënave performancën profesionale të anëtarit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, gjyqtarit Shkelzen Selimi. Vlerësimi profesional fokusohet vetëm tek afatet e shqyrtimit të dosjeve gjyqësore të relatuara nga gjyqtari në fjalë dhe bazohet në të dhënat e grumbulluara nga INFOCIP gjatë tre viteve të fundit, në kuadër të Programit Kombëtar të Monitorimit të Gjykatave.
Të dhënat janë analizuar me kujdes për të sjellë para publikut, medias dhe instutucioneve të reja të sistemit të drejtësisë një kontribut të pavarur për komponentin e parë të vetingut të gjyqtarëve, konkretisht atë të performacës profesionale në terma të kohëzgjatjen e procesit gjyqësor.
Raporti Nominal për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Shkelzen Selimi mat dhe vlerëson specifikisht treguesit për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të rekurseve të relatuara prej tij gjatë viteve 2015, 2016 dhe 2017. Matja e kohëzgjatjes fillon nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në vendimimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, Vlerësimi Nominal mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku gjyqtari në fjalë ka qenë relator i çështjes gjyqësore.
Vlerësimi nuk trajton vendimet e gjyqtarit të marra në dhomë këshillimi për pranimin ose jo të rekursit në Gjjykatën e Lartë.
Gjyqtari Shkelzen Selimi rezulton të këtë qenë relator në 24 rekurse në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimuara në vitin 2017. Ky Kolegj dha gjithsej 152 vendime gjyqësore në 2017-ën. Sipas një përllogaritje të thjeshtë, gjyqtari Shkelzen Selimi ka vendimuar rreth 1/5 e totalit.
Mesatarisht, gjyqtari Shkelzen Selimi ka vendimuar gjatë vitit 2017 me një frekuencë prej 2 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet penale të relatuara prej tij). Frekuenca e Kolegjit Penal të GJL për vendimimet e 2017-ës rezulton të jetë rreth 12.6 çështje në muaj. Ngarkesa shpëndahet kryesisht mbi 5 anetarë[1] dhe me një perllogaritje te thjeshte ngarkesa per secilin ështe 2.52 çështje mesatarisht të vendimuara në muaj.
Tabela 1 në ëëë.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të vendimuara nga Gjyqtari Shkelzen Selimi në vitin 2017, të renditura nga më e vonuara e deri tek më pak e vonuara.
Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit të rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuara nga gjyqtari Shkelzen Selimi, të vendimuara në 2017-ën rezulton të jetë 451 ditë.
Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë për vitin 2017 rezulton të jetë 443 ditë (152 vendimime në total për 2017-ën).
Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për rekurse penale të vendimuar në 2017-ën dhe të relatuar nga gjyqtari Shkelzen Selimi në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë përkon me vendimin nr.19, dt. seance 08.02.2017. Sipas Numratorit të rekurseve penale që ka disponuar INFOCIP kjo çështje rezulton e regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 27.04.2013 dhe është vendimuar në dt. 08.02.2017 pra pas 1383 ditë, ose pak më shumë se 3.78 vjet kohëzgjatje. Megjithatë kjo çështje nuk gjendet e hedhur në sistemin elektronik onlinë të Gjykatës së Lartë. Në këtë të fundit, si çështjae dyte e vendimuar me më shumë vonesë rezulton vendimi penal nr.403 (nr. regjistri 77, nr. akti 1159), i regjistruar në datë 06.06.2015 dhe I vendimuar ne datë 31.05.2017, pra pas 728 ditë, ose rreth 2 vjet kohëzgjatje (shfleto vendimin këtu [2]).
Rekursi më pak i vonuar në shqyrtim gjyqësor penal, me relator Shkelzen Selimi është ai me nr. akti 548, rekurs i regjistruar në datë 06.04.2017 dhe i vendimuar brenda 48 ditësh, në dt.24.05.2017.
***
Sa i takon afatit të arsyetimit/dorëzimit në sekretari të dosjes së vendimuar, rezulton se rekurset penale të vendimuara në 2017, që kanë patur relator gjyqtarin Shkelzen Selimi janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë mesatarisht për 40.9 ditë. Mesatarja vjetore e Kolegjit Penal për këtë tregues në 2017-ën është 67.1 ditë.
Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2017, për çështje gyqësore penale me relatuar gjyqtarin Shkelzen Selimi është ai me nr.403, dt. seance 31.05.2017, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 148 ditësh.
Rezulton se nga 24 rekurse penale gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Shkelzen Selimi dhe të vendimuara në 2017-ën, vetëm gjysma (12 rekurse) janë arsyetuar/dorëzuar brenda afatit 30 ditor.
Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretarinë e GJL nga gjyqtari Shkelzen Selimi, si relator i dosjeve të vendimuara në 2017-ën në Kolegjin Penal, është ai me nr. 399, dt séance 10.05.2017 (nr. Akti 2143) me vetëm 6 ditë kohëzgjatje në dorëzim (16.05.2017).
Tabela 2 në ëëë.gjykataehapur.al jep një paraqitje të detajuara të kohëzgjatjes në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të dosjeve penale të vendimuara në 2017-ën me relator gjyqtarin Shkelzen Selimi.
Gjyqtari Shkelzen Selimi rezulton të këtë qenë relator në 50 rekurse në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimuara në vitin 2016. Ky Kolegj dha gjithsej 241 vendime gjyqësore në 2016-ën. Sipas një përllogaritje të thjeshtë, gjyqtari Shkelzen Selimi ka vendimuar rreth 1/5 e totalit vjetor.
Mesatarisht, gjyqtari Shkelzen Selimi ka vendimuar gjatë vitit 2016 me një frekuencë prej 4.1 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet penale të relatuara prej tij). Frekuenca e Kolegjit Penal të GJL për vendimimet e 2016-ës rezulton të jetë rreth 20 çështje në muaj. Ngarkesa shpendahet kryesisht mbi 5 anetarë, dhe me një perllogaritje të thjeshtë ngarkesa per secilin është 4 çështje mesatarisht të vendimuara çdo muaj.
Tabela 3 në ëëë.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të vendimuara nga Gjyqtari Shkelzen Selimi në vitin 2016, të renditura nga “më e vonuara” e deri tek “më pak e vonuara”.
Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit të rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga gjyqtari Shkëlzen Selimi, të vendimuara në 2016-ën rezulton të jetë 304 ditë (me pak se 1 vit).
Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë për vitin 2016 rezulton të jetë 362 ditë (241 vendimime në total për 2016-ën).
Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për rekurs penal të vendimuar në 2016-ën dhe të relatuar nga gjyqtari Shkelzen Selimi në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë përkon me vendimin nr.357, dt seance 09.03.2016. Ky rekurs penal është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 01.03.2012 (vendimi i bashkalidhur[3]). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në marrjen e vendimit final ka qenë 1469 ose rreth 4 vjet.
Rekursi më pak i vonuar në shqyrtim gjyqësor, me relator Shkelzen Selimi është ajo me nr. akti 682, rekurs i regjistruar në datë 20.04.2016 dhe i vendimuar ne datë 11.05.2016, pra brenda 21 ditësh.
***
Sa i takon afatit të arsyetimit/dorëzimit në sekretari të dosjes së vendimuar, rezulton se rekurset penale të vendimuara në 2016 me relator gjyqtarin Shkelzen Selimi janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë mesatarisht për 57.8 ditë. Mesatarja vjetore e Kolegjit Penal për këtë tregues në 2016-ën është 79.8 ditë.
Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2016, për çështje gyqësore penale me relator gjyqtarin Shkelzen Selimi është ai me nr.1502, dt. seance 29.09.2016, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 221 ditësh.
Rezulton se nga 50 rekurse penale gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Shkelzen Selimi dhe të vendimuara në 2016-ën nga Kolegji Penal, 23 prej tyre janë arsyetuar/dorëzuar brenda një afati 30 ditor.
Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretarinë e GJL nga gjyqtari Shkelzen Selimi, si relator i dosjeve të vendimuara në 2016-ën në Kolegjin Penal, është ai me nr. 1196, dt seance 06.07.2016 (nr. Akti 435) me vetëm 5 ditë kohëzgjatje në dorëzim.
Tabela 4 në ëëë.gjykataehapur.al jep një paraqitje të detajuara të kohëzgjatjes në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të dosjeve penale të vendimuara në 2016-ën me ralator gjyqtarin Shkelzen Selimi.
Gjatë vitit 2015, gjyqtari Shkelzen Selimi ka relatuar 47 rekurse të vendimuara në Kolegjin Penal të GJL. Gjatë vitit 2015, ky Kolegj dha gjithsej 231 vendime gjyqësore. Kjo do të thotë se gjyqtari Shkelzen Selimi ka vendimuar 1/5 e totalit për vendimet e 2015-ës.
Mesatarisht, gjyqtari Shkelzen Selimi ka vendimuar gjatë vitit 2015 me një frekuencë prej 3.9 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet penale ku ai ka qenë relator). Frekuenca e Kolegjit Penal të GJL për vendimimet e 2015-ës rezulton të jetë rreth 26.7 çështje çdo muaj. Ngarkesa shpendahet kryesisht mbi 5 anetarë, ku ngarkesa per secilin është 5.2 çështje mesatarisht të vendimuara çdo muaj nga secili anetar[4].
Tabela 5 në ëëë.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor në vitin 2015 për çështjet penale me ralator gjyqtarin Shkelzen Selimi. Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Shkelzen Selimi, të vendimuara në 2015-ën është 439 ditë.
Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë për vitin 2015 rezulton të jetë rreth 427 ditë (231 vendimime në total për 2015-ën). Gjyqtari Shkelzen Selimi rezulton të jëtë i pozicionuar pak më lart (me më shumë vonesë) se mesatarja e Kolegjit Penal sa i takon këtij treguesi me nje mesatare prej 442 ditesh.
Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për rekurs penal të vendimuar në 2015-ën dhe të relatuar nga gjyqtari Shkelzen Selimi në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë përkon me vendimin nr.3062, dt. seance 09.12.2015. Ky rekurs penal është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 17.06.2013 (vendimi i bashkalidhur[5]). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në marrjen e vendimit final ka qenë 905 ditë ose rreth 2.47 vjet.
Rekursi më pak i vonuar në shqyrtim gjyqësor, me relator gjyqtarin Shkelzen Selimi është ajo me nr. akti 1084, rekurs i regjistruar në datë 12.05.2015 dhe i vendimuar ne datë 27.05.2015, pra brenda 15 ditësh.
***
Sa i takon afatit të arsyetimit/dorëzimit në sekretari të dosjes së vendimuar, rezulton se rekurset penale të vendimuara në 2015 me relator gjyqtarin Shkelzen Selimi janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë mesatarisht për 41.9 ditë. Mesatarja vjetore e Kolegjit Penal për këtë tregues në 2015-ën është 59.8 ditë.
Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2015, për çështje gyqësore penale me relator gjyqtarin Shkelzen Selimi është ai me nr.922, dt. seance 20.05.2015, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 415 ditësh.
Rezulton se nga 47 rekurse penale gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Shkelzen Selimi dhe të vendimuara në 2015-ën nga Kolegji Penal i GJL, 28 prej tyre janë arsyetuar/dorëzuar brenda një afati 30 ditor.
Vendimet më shpejt të arsyetuara/dorëzuara në Sekretarinë e GJL nga gjyqtari Shkelzen Selimi, si relator i dosjeve të vendimuara në 2015-ën në Kolegjin Penal, jane respektivisht ato me nr. 2697, dt. seance 28.10.2015, nr. 2689, dt. seance 21.10.2015 dhe nr. 2691, dt. seance 21.10.2015, me asnje ditë kohëzgjatje në dorëzim.
Tabela 6 në ëëë.gjykataehapur.al jep një paraqitje të detajuara të kohëzgjatjes në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të dosjeve penale të vendimuara në 2015-ën me ralator gjyqtarin Shkelzen Selimi.
III. Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor në Kolegjin Civil
Gjyqtari Shkelzen Selimi ka qenë relator ne Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë për 19 çështje të vendimuara në 2017, nga 170 çështje gjithsej të vendimuar nga ky Kolegj . Gjyqtari Shkelzen Selimi ka vendimuar 1/9 e këtij totali.
Mesatarisht, gjyqtari Shkelzen Selimi ka vendimuar gjatë vitit 2017 me një frekuencë prej 1.58 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet civile të relatuara prej tij).
Mesatarja e kohezgjatjes se shqyrtimtit gjyqësor për 19 çështjet civile të relatuara nga Shkelzen Selimi të cilat u vendimuan në vitin 2017, rezulton të jetë 1524 ditë ose rreth 4.17 vjet.
Vonesa me e theksuar në kohëzgjatje të një shqyrtimi gjyqësor civil me ralator gjyqtarin Shkelzen Selimi konstatohet në çështjen (nr.akti) 331 që përkon me vendimin nr. 2167. Ky rekurs është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 15.02.2011 dhe është vendimuar në dt. 26.10.2017 (vendimi dhe linku i tij i bashkalidhet këtij vlerësimi[1]). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit rezulton 2445 ditë ose 6.7 vjet.
Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor, me relator gjyqtarin Shkelzen Selimi është ajo me numër akti 3341, rekursi i të cilës është regjistruar në datë 23.10.2017 dhe është vendimuar brenda 24 ditësh, më 16.11.2017.
Tabela 7 në ëëë.gjykataehapur.al ofron të dhëna te detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor për çështjet gjyqesore civile të relatuara nga gjyqtari Shkelzen Selimi ne Kolegjin Civil të Gjykates se Larte, çështje te cilat u vendimuan ne vitin 2017. Ato janë renditur nga “më e vonuara” deri tek “më pak e vonuara” në sistemin e të dhënave që ka administruar INFOCIP.
***
Sa i takon afatit/kohëzgjatjes së arsyetimit të vendimit gjyqësor civil, gjyqtari Shkelzen Selimi rezulton me një mesatare prej 55.7 ditësh nga momenti i seancës vendimuese deri në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të vendimit të arsyetuar. Mesatarja e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë për vitin 2017 është 37.9 ditë për të gjitha çështjet civile të vendimuara në 2017-ën (170 gjithsej).
Vonesa më e theksuar në arsyetimin e një vendimi për çështje të relatuara nga gjyqtari Shkelzen Selimi është 161 ditë ose rreth 5 muaj. Kjo vonesë konstatohet në çështjen me nr.akti 2435, konkretisht Vendim i GJL, datë 05.10.2017. Kjo përfaqëson edhe arsyetimin/dorëzimin më të vonuar krahasuar me të gjitha dorëzimet e Kolegjit Civil për vitin 2017në sekretarinë e GJL.
Vendimi i arsyetuar/dorëzuar më shpejt është ai me nr.2256, dt 16.11.2017 (nr akti 1111) i cili është përfunduar brenda 15 ditësh.
Tabela 8 në ëëë.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e dorëzimit te vendimeve te marra ne 2017-ën për çështjet gjyqësore civile me relator gjyqtarin Shkelzen Selimi.
Gjate vitit 2016, gjyqtari Shkelzen Selimi nuk rezulton të jetë caktuar relator në ndonjë cështje civile të vendimuar gjatë këtij vitit nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.
Gjate vitit 2015, gjyqtari Shkelzen Selimi ka relatuar ne Kolegjin Civil të Gjykates së Lartë vetem 1 ceshtje me nr.akti 2902 , rekurs i regjistruar me 23.10.2010 dhe i vendimuar pas 1524 ditesh me 24.02.2015. (vendimi dhe linku i tij i bashkalidhet këtij vlerësimi).
Gjyqtari Shkelzen Selimi nuk rezulton të jetë caktuar relator i ndonjë cështje gjyqësore të venduimuar gjatë viteve 2017, 2016 dhe 2015 që merr në nalizë ky Vlerësim Nominal.
[1] Arjana Fullani ka relatuar vetem nje ceshtje te vendimuar ne 2017-en, kurse Admir Thanza ka vetem dy ceshtje te relatuara prej tij qe kane marre vendimim ne 2017-en.
[2]http://ëëë.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2015-04335&ln=Lng1&uni=20180716145532109695203667068212
[3]http://ëëë.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2012-00901&ln=Lng1&uni=20180716145532109695203667068212
[4] Mirela Fana ka vendimuara vetem 1 çeshtje penale, kurse Aleksander Muskaj ka relatuar vetem 4. Keta nuk jane llogaritur ne shpendarjen e ngarkeses mesatare mujore per shkak te volumit te paperfillshem.
[5]http://ëëë.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2013-02536&ln=Lng1&uni=20180716145532109695203667068212