Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.
Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.
I.Hyrje
Në përmbushje të misionit për më shumë transparencë me publikun, INFOCIP ka vlerësuar përmes analizës së të dhënave performancën profesionale të anëtarit të Gjykatës së Lartë, gjyqtares Evelina Qirjako, sa i takon vonesave në kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor Ky vlerësim bazohet në të dhënat e grumbulluar nga INFOCIP gjatë tre viteve të fundit, në kuadër të programit kombëtar të monitorimit të gjykatave.
Të dhënat janë analizuar me kujdes për të sjellë para publikut, medias dhe instutucioneve të reja të sistemit të drejtësisë fashikullin me vlerësimin specifik për gjyqtaren Evelina Qirjako, aktualisht ne proces vetting-u.
Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor mat dhe vlerëson treguesit për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të rekurseve të relatuara nga gjyqtarja Evelina Qirjako nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në vendimimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, ky vlerësim special mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku gjyqtarja Evelina Qirjako ka qenë relatore e çështjes gjyqësore.
II. Vlerësimi i performances per kohëzgjatjen e procesit gjyqësor ne Kolegjin Administrativ për gjyqtaren Evelina Qirjako
Gjyqtarja Evelina Qirjako rezulton të këtë jetë caktuar relatore në 135 shqyrtime rekursi në Kolegjin Administrativ të GJL. Gjate vitit 2017 Kolegji Administrativ dha gjithsej 897 vendime gjyqesore.Kjo do te thote se gjyqtarja Evelina Qirjako ka vendimuar me shume 1/6 e totalit.
Mesatarisht gjyqtarja Evelina Qirjako ka vendimuar gjate vitit 2017 me nje frekuence prej 11.25 ceshtje gjyqesore ne muaj dosjet,ceshtjet administrative te relatuara prej saj.Frekuenca e kolegjit administrativ rezulton te jete rreth 74 ceshtje ne muaj.
Tabela 1 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e shyqrtimit gjyqesor te ceshtjeve te vendimuara ne vitin 2017 (ceshtje administrative) me relatore Evelina Qirjako.
Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Evelina Qirjako të vendimuara në 2017-ën është 732.8 ditë. Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. i ndryshuar, parashikon 90 ditë afat për shqyrtimin gjyqësor të rekursit në Gjykatën e Lartë (neni 60, paragrafi 2[1]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (90 ditë) është tejkaluar mesatarisht me 8.14 herë.
Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë për vitin 2017 rezulton të jëtë 890 ditë (897 vendimime në total për 2017-ën).
Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për gjykime nga gjyqtari Evelina Qirjako në Kolegjin Administrativ përkon me dosjen (nr.akti) 1870. Ky rekurs administrativ është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 26.06.2012 dhe është vendimuar në dt. 21.02.2017 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi[2]). Në total, kohezgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit ka qenë 1701 ditë ose 4.66 vjet. Afati ligjor në këtë rast është tejkaluar 18.9 herë. Me fjalë të tjera, për këtë çështje janë marrë përtej afatit ligjor (të përcaktuar në nenin 60, paragrafi 2 të ligjit 49/2012, të ndryshuar) edhe 1611 ditë të tjera.
Nga analiza tërësore rezulton se gjyqtarja Evelina Qirjako ka 2 cështje administrative të relatuar prej tij, të cilat janë vendimuar brenda afatit ligjor prej 90 ditësh, duke mos konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, të ndryshuar.
Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor administrativ, me relator Evelina Qirjako është ajo me nr. akti 726, rekurs i regjistruar në datë 30.03.2017 dhe i vendimuar brenda 55 ditësh (në dt.24.05.2017).
***
Sa i takon afatit të arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve, rezulton se mesatarisht rekurset administrative që kanë patur relator gjyqtarin Evelina Qirjako janë dorëzuar në sekretarinë e GJL për rreth 104.61 ditë mesatarisht gjatë vitit 2017.
Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 10 ditë afat për dorëzimin në sekretari të vendimit të arsyetuar në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë (neni 64, paragrafi 3[3]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (10 ditë) është tejkaluar me shume se 10 here.
Tabela 2 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e dorezimit te vendimeve ne vitin 2017 (ceshtje administrative) me relatore Evelina Qirjako.
Vendimi me i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2017, për çeshtje gyqësore të relatuara nga gjyqtari Evelina Qirjako është ai me nr.akti 1833, dt 08.02.2017, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 161 ditësh ose 16-fish më shume se afati i përcaktuar në ligjin 49/2012, të ndryshuar.
Rezulton se nga 135 rekurse administrative gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Evelina Qirjako, të vendimuara në 2017-ën, asnjera prej tyre nuk eshte arsyetuar/dorëzuar brenda afatit ligjor 10 ditor, duke konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, te ndryshuar.
Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretari nga gjyqtari Evelina Qirjako gjatë kontributit te saj si relatore në çështje gjyqësore në Kolegjin Administrativ gjatë 2017 është ai me nr. 978, dt 29.03.2017 (nr. Akti 130) me 21 ditë kohëzgjatje.
Gjyqtarja Evelina Qirjako rezulton të këtë jetë caktuar relator në 112 shqyrtime rekursi në Kolegjin Administrativ të GJL. Gjate vitit 2016 Kolegji Administrativ dha gjithsej 604 vendime gjyqesore. Kjo do te thote se gjyqtarja Evelina Qirjako ka vendimuar pak me shume se 1/5 e totalit.
Mesatarisht gjyqtarja Evelina Qirjako ka vendimuar gjate vitit 2016 me nje frekuence prej 9.3 ceshtje gjyqesore ne muaj dosjet,ceshtjet administrative te relatuara prej saj.Frekuenca e kolegjit administrativ rezulton te jete rreth 50 ceshtje ne muaj.
Tabela 3 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e shyqrtimit gjyqesor te ceshtjeve te vendimuara ne vitin 2016 (ceshtje administrative) me relatore Evelina Qirjako.
Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Evelina Qirjako të vendimuara në 2016-ën është 934.8 ditë. Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. i ndryshuar, parashikon 90 ditë afat për shqyrtimin gjyqësor të rekursit në Gjykatën e Lartë (neni 60, paragrafi 2[4]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (90 ditë) është tejkaluar mesatarisht me 10.3 herë.
Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë për vitin 2016 rezulton të jëtë 820 ditë (604 vendimime në total për 2016-ën).
Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për gjykime nga Evelina Qirjako në Kolegjin Administrativ përkon me dosjen nr. 675. Ky rekurs administrativ është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 05.06.2012 dhe është vendimuar në dt. 15.03.2016 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi[5]). Në total, kohezgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit ka qenë 1379 ditë ose 3.77 vjet. Afati ligjor në këtë rast është tejkaluar 15.3 herë. Me fjalë të tjera, për këtë çështje janë marrë përtej afatit ligjor (të përcaktuar në nenin 60, paragrafi 2 të ligjit 49/2012, të ndryshuar) edhe 1289 ditë të tjera.
Nga analiza tërësore rezulton se gjyqtarja Evelina Qirjako nuk ka asnje cështje administrative të relatuar prej saj, e cila të jetë vendimuar brenda afatit ligjor prej 90 ditësh, duke konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, të ndryshuar.
Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor administrativ, me relatore Evelina Qirjako është ajo me nr.vendimi 539, rekurs i regjistruar në datë 08.10.2015 dhe i vendimuar brenda 145 ditësh (në dt.01.03.2016).
***
Sa i takon afatit të arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve, rezulton se mesatarisht rekurset administrative që kanë patur relator gjyqtaren Evelina Qirjako janë dorëzuar në sekretarinë e GJL për rreth 35.5 ditë mesatarisht gjatë vitit 2016.
Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 10 ditë afat për dorëzimin në sekretari të vendimit të arsyetuar në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë (neni 64, paragrafi 3[6]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (10 ditë) është tejkaluar me shume se 3 here.
Vendimi me i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2016, për çeshtje gyqësore të relatuara nga gjyqtarja Evelina Qirjako është ai me nr.229, dt 26.01.2016, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 224 ditësh ose 22-fish më shume se afati i përcaktuar në ligjin 49/2012, të ndryshuar.
Tabela 4 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e dorezimit te vendimeve ne vitin 2016 (ceshtje administrative) me relatore Evelina Qirjako.
Rezulton se nga 112 rekurse administrative gjithsej, të relatuara nga gjyqtarja Evelina Qirjako, të vendimuara në 2016-ën, 6 prej tyre jane arsyetuar/dorëzuar brenda afatit ligjor 10 ditor, duke mos konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, te ndryshuar.
Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretari nga gjyqtarja Evelina Qirjako gjatë kontributit të saj si relatore në çështje gjyqësore në Kolegjin Administrativ gjatë 2016 është ai me nr. 2237, dt 22.06.2016 me 7 ditë kohëzgjatje.
Gjyqtarja Evelina Qirjako rezulton të këtë jetë caktuar relator në 146 shqyrtime rekursi në Kolegjin Administrativ të GJL. Gjate vitit 2015 Kolegji Administrativ dha gjithsej 704 vendime gjyqesore.Kjo do te thote se gjyqtarja Evelina Qirjako ka vendimuar 1/5 e totalit.
Mesatarisht gjyqtarja Evelina Qirjako ka vendimuar gjate vitit 2015 me nje frekuence prej 12.16 ceshtje gjyqesore ne muaj dosjet,ceshtjet administrative te relatuara prej saj.Frekuenca e kolegjit administrativ rezulton te jete rreth 58.6 ceshtje ne muaj.
Tabela 5 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e shyqrtimit gjyqesor te ceshtjeve te vendimuara ne vitin 2015 (ceshtje administrative) me relatore Evelina Qirjako.
Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Evelina Qirjako të vendimuara në 2015-ën është 1091.6 ditë. Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. i ndryshuar, parashikon 90 ditë afat për shqyrtimin gjyqësor të rekursit në Gjykatën e Lartë (neni 60, paragrafi 2[7]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (90 ditë) është tejkaluar mesatarisht me 12.1 herë.
Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë për vitin 2015 rezulton të jëtë 854 ditë (704 vendimime në total për 2015-ën).
Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për gjykime nga Evelina Qirjako në Kolegjin Administrativ përkon me dosjen (nr.vendimi) 4248. Ky rekurs administrativ është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 03.09.2010 dhe është vendimuar në dt. 05.11.2015 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi[8]). Në total, kohezgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit ka qenë 1889 ditë ose 5.17 vjet. Afati ligjor në këtë rast është tejkaluar 20.98 herë. Me fjalë të tjera, për këtë çështje janë marrë përtej afatit ligjor (të përcaktuar në nenin 60, paragrafi 2 të ligjit 49/2012, të ndryshuar) edhe 1799 ditë të tjera.
Nga analiza tërësore rezulton se gjyqtarja Evelina Qirjako nuk ka asnje cështje administrative të relatuar prej saj, e cila të jetë vendimuar brenda afatit ligjor prej 90 ditësh, duke konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, të ndryshuar.
Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor administrativ, me relator Evelina Qirjako është ajo me nr.vendimi 1041, rekurs i regjistruar në datë 07.01.2014 dhe i vendimuar brenda 408 ditësh (në dt.19.02.2015).
***
Sa i takon afatit të arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve, rezulton se mesatarisht rekurset administrative që kanë patur relatore gjyqtaren Evelina Qirjako janë dorëzuar në sekretarinë e GJL për rreth 42.6 ditë mesatarisht gjatë vitit 2015.
Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 10 ditë afat për dorëzimin në sekretari të vendimit të arsyetuar në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë (neni 64, paragrafi 3[9]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (10 ditë) është tejkaluar pak me shume se 4 here.
Vendimi me i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2015, për çeshtje gyqësore të relatuara nga gjyqtarja Evelina Qirjako është ai me nr.3586, dt 10.02.2015, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 160 ditësh ose 16-fish më shume se afati i përcaktuar në ligjin 49/2012, të ndryshuar.
Tabela 6 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e dorezimit te vendimeve ne vitin 2015 (ceshtje administrative) me relatore Evelina Qirjako.
Rezulton se nga 146 rekurse administrative gjithsej, të relatuara nga gjyqtarja Evelina Qirjako, të vendimuara në 2015-ën, 4 prej tyre jane arsyetuar/dorëzuar brenda afatit ligjor 10 ditor, duke mos konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, te ndryshuar.
Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretari nga gjyqtarja Evelina Qirjako gjatë kontributit të saj si relatore në çështje gjyqësore në Kolegjin Administrativ gjatë 2015 është ai me nr. 4433, dt 19.11.2015 me 5 ditë kohëzgjatje.