Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Objekti:           Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor

Subjekti:         Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Ariana Fullani

Periudha:       Viti 2017,2016,2015

Status:            Vlerësim faktik-deskriptiv

 

 

 

  1. Hyrje

Në përmbushje të misionit për më shumë transparencë me publikun, INFOCIP ka vlerësuar përmes analizës së të dhënave performancën profesionale të anëtarit të Gjykatës së Lartë, gjyqtarjat Ariana Fullani, sa i takon vonesave në kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor Ky vlerësim bazohet në të dhënat e grumbulluar nga INFOCIP gjatë tre viteve të fundit, në kuadër të programit kombëtar të monitorimit të gjykatave.

 

Të dhënat janë analizuar me kujdes për të sjellë para publikut, medias dhe instutucioneve të reja të sistemit të drejtësisë fashikullin me vlerësimin specifik për gjyqtarjan Ariana Fullani, aktualisht ne proces vetting-u.

 

Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor mat dhe vlerëson treguesit për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të rekurseve të relatuara nga gjyqtarja Ariana Fullani nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në vendimimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, ky vlerësim special mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku gjyqtarja Ariana Fullani ka qenë relator i çështjes gjyqësore.

 

 

  1. Vlerësimi i performances per kohëzgjatjen e procesit gjyqësor ne Kolegjin Administrativ për gjyqtaren Ariana Fullani

 

  • Viti 2017

Gjyqtarja Ariana Fullani rezulton të këtë jetë caktuar relator në 174 shqyrtime rekursi në Kolegjin Administrativ të GJL.Gjate vitit 2017 Kolegji Administrativ dha gjithsej 897 vendime gjyqesore.Kjo do te thote se gjyqtarja Ariana Fullani ka vendimuar 1/ 5 e totalit.

 

Mesatarisht gjyqtarja Ariana Fullani ka vendimuar gjate vitit 2017 me nje frekuence prej 14.5 ceshtje gjyqesore ne muaj dosjet,ceshtjet administrative te relatuara prej tij.Frekuenca e kolegjit administrativ rezulton te jete rreth 74 ceshtje ne muaj.

 

 

Tabela 1 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e shyqrtimit gjyqesor te ceshtjeve te vendimuara ne vitin 2017 (ceshtje administrative) me relatore Ariana Fullani

 

 

Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Ariana Fullani të vendimuara në 2017-ën është 795.5 ditë. Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. i ndryshuar, parashikon 90 ditë afat për shqyrtimin gjyqësor të rekursit në Gjykatën e Lartë (neni 60, paragrafi 2[1]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (90 ditë) është tejkaluar mesatarisht me 8.8 herë.

 

Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë për vitin 2017 rezulton të jëtë 890 ditë (897 vendimime në total për 2017-ën).

 

 

Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për gjykime nga gjyqtarja Ariana Fullani në Kolegjin Administrativ përkon me dosjen (nr.akti) 2939. Ky rekurs administrativ është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 06.11.2012 dhe është vendimuar në dt. 11.04.2017 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi[2]). Në total, kohezgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit ka qenë 1617 ditë ose 4.43 vjet. Afati ligjor në këtë rast është tejkaluar 17.9 herë. Me fjalë të tjera, për këtë çështje janë marrë përtej afatit ligjor (të përcaktuar në nenin 60, paragrafi 2 të ligjit 49/2012, të ndryshuar) edhe 1527 ditë të tjera.

 

 

Nga analiza tërësore rezulton se gjyqtarja Ariana Fullani  ka 3 cështje administrative të relatuar prej saj, te cilat jane vendimuar brenda afatit ligjor prej 90 ditësh, duke mos konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, të ndryshuar.

 

 

Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor administrativ, me relator Ariana Fullani është ajo me nr.akti 1282, rekurs i regjistruar në datë 15.05.2017 dhe i vendimuar brenda 45 ditësh (në dt.29.06.2017).

 

 

***

 

 

Sa i takon afatit të arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve, rezulton se mesatarisht rekurset administrative që kanë patur relator gjyqtarjan Ariana Fullani janë dorëzuar në sekretarinë e GJL për rreth 122 ditë mesatarisht gjatë vitit 2017.

 

 

Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 10 ditë afat për dorëzimin në sekretari të vendimit të arsyetuar në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë (neni 64, paragrafi 3[3]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (10 ditë)  është tejkaluar 12 here.

 

 

Tabela 2 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e dorezimit  te vendimeve  ne vitin 2017 (ceshtje administrative) me relatore Ariana Fullani.

 

 

Vendimi me i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2017, për çeshtje gyqësore të relatuara nga gjyqtarja Ariana Fullani është ai me nr.akti 1393, dt 04.04.2017, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 161 ditësh ose 16-fish më shume se afati i përcaktuar në ligjin 49/2012, të ndryshuar.

 

 

Rezulton se nga 174 rekurse administrative gjithsej, të relatuara nga gjyqtarja Ariana Fullani, të vendimuara në 2017-ën, vetem 1 prej tyre jane arsyetuar/dorëzuar brenda afatit ligjor 10 ditor, duke mos konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, te ndryshuar.

 

Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretari nga gjyqtarja Ariana Fullani gjatë kontributit të saj si relatore në çështje gjyqësore në Kolegjin Administrativ gjatë 2017 është ai me nr. 1171, dt 07.06.2017 (nr. Akti 2379) me 9 ditë kohëzgjatje.

 

 

 

  • Viti 2016

Gjyqtarja Ariana Fullani rezulton të këtë jetë caktuar relator në 150 shqyrtime rekursi në Kolegjin Administrativ të GJL. Gjate vitit 2016 Kolegji Administrativ dha gjithsej 604 vendime gjyqesore. Kjo do te thote se gjyqtarja Ariana Fullani ka vendimuar 1/4 e totalit. Mesatarisht gjyqtarja Ariana Fullani ka vendimuar gjate vitit 2016 me nje frekuence prej 12.5 ceshtje gjyqesore ne muaj dosjet,ceshtjet administrative te relatuara prej tij.Frekuenca e kolegjit administrativ rezulton te jete rreth 50 ceshtje ne muaj.

 

Tabela 3 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e shyqrtimit gjyqesor te ceshtjeve te vendimuara ne vitin 2016 (ceshtje administrative) me relatore Ariana Fullani.

 

 

Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Ariana Fullani të vendimuara në 2016-ën është 829.6 ditë. Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. i ndryshuar, parashikon 90 ditë afat për shqyrtimin gjyqësor të rekursit në Gjykatën e Lartë (neni 60, paragrafi 2[4]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (90 ditë) është tejkaluar mesatarisht me 9.21 herë.

 

 

Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë për vitin 2016 rezulton të jëtë 820 ditë (604 vendimime në total për 2016-ën).

 

 

Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për gjykime nga Ariana Fullani në Kolegjin Administrativ përkon me dosjen (nr.vendimi) 2072. Ky rekurs administrativ është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 01.09.2011 dhe është vendimuar në dt. 09.02.2016 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi[5]). Në total, kohezgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit ka qenë 1622 ditë ose 4.44 vjet. Afati ligjor në këtë rast është tejkaluar 18 herë. Me fjalë të tjera, për këtë çështje janë marrë përtej afatit ligjor (të përcaktuar në nenin 60, paragrafi 2 të ligjit 49/2012, të ndryshuar) edhe 1532 ditë të tjera.

 

 

Nga analiza tërësore rezulton se gjyqtarja Ariana Fullani nuk ka asnjë cështje administrative të relatuar prej tij, e cila të jetë vendimuar brenda afatit ligjor prej 90 ditësh, duke konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, të ndryshuar.

 

 

Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor administrativ, me relator Ariana Fullani është ajo me nr.vendimi 2384, rekurs i regjistruar në datë 23.12.2015 dhe i vendimuar brenda 189 ditësh (në dt.29.06.2016).

 

 

***

 

 

Sa i takon afatit të arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve, rezulton se mesatarisht rekurset administrative që kanë patur relatore gjyqtaren Ariana Fullani janë dorëzuar në sekretarinë e GJL për rreth 33.8 ditë mesatarisht gjatë vitit 2016.

 

 

Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 10 ditë afat për dorëzimin në sekretari të vendimit të arsyetuar në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë (neni 64, paragrafi 3[6]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (10 ditë)  është tejkaluar me shume se 3 here.

 

 

 

Tabela 4 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e dorezimit  te vendimeve  ne vitin 2016 (ceshtje administrative) me relatore Ariana Fullani.

 

 

 

Vendimi me i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2016, për çeshtje gyqësore të relatuara nga gjyqtarja Ariana Fullani është ai me nr.vendimi 1489, dt 08.03.2016, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 332 ditësh ose 33-fish më shume se afati i përcaktuar në ligjin 49/2012, të ndryshuar.

 

 

Rezulton se nga 150 rekurse administrative gjithsej, të relatuara nga gjyqtarja Ariana Fullani, të vendimuara në 2016-ën, 7 prej tyre jane arsyetuar/dorëzuar brenda afatit ligjor 10 ditor, duke mos konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, te ndryshuar.

 

 

Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretari nga gjyqtarja Ariana Fullani gjatë kontributit të tij si relator në çështje gjyqësore në Kolegjin Administrativ gjatë 2016 është ai me nr. 3373, dt 07.12.2016  me 6 ditë kohëzgjatje.

 

 

 

  • Viti 2015

Gjyqtarja Ariana Fullani rezulton të këtë jetë caktuar relator në 132 shqyrtime rekursi në Kolegjin Administrativ të GJL. Gjate vitit 2015 Kolegji Administrativ dha gjithsej 704 vendime gjyqesore.Kjo do te thote se gjyqtarja Ariana Fullani ka vendimuar pak me shume 1/5 e totalit.

 

 

Mesatarisht gjyqtarja Ariana Fullani  ka vendimuar gjate vitit 2015 me nje frekuence prej 11 ceshtje gjyqesore ne muaj dosjet,ceshtjet administrative te relatuara prej saj.Frekuenca e kolegjit administrativ rezulton te jete rreth 58.6 ceshtje ne muaj.

 

 

 

Tabela 5 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e shyqrtimit gjyqesor te ceshtjeve te vendimuara ne vitin 2015 (ceshtje administrative) me relatore Ariana Fullani.

 

 

Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Ariana Fullani të vendimuara në 2015-ën është 1049.8 ditë. Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. i ndryshuar, parashikon 90 ditë afat për shqyrtimin gjyqësor të rekursit në Gjykatën e Lartë (neni 60, paragrafi 2[7]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (90 ditë) është tejkaluar mesatarisht me 11.6 herë.

 

 

Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë për vitin 2015 rezulton të jëtë 854 ditë (706 vendimime në total për 2015-ën).

 

 

Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për gjykime nga Ariana Fullani në Kolegjin Administrativ përkon me dosjen (nr.vendimi) 3401. Ky rekurs administrativ është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 15.04.2011 dhe është vendimuar në dt. 13.10.2015 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi[8]). Në total, kohezgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit ka qenë 1642 ditë ose 4.49 vjet. Afati ligjor në këtë rast është tejkaluar 18.2 herë. Me fjalë të tjera, për këtë çështje janë marrë përtej afatit ligjor (të përcaktuar në nenin 60, paragrafi 2 të ligjit 49/2012, të ndryshuar) edhe 1552 ditë të tjera.

 

 

Nga analiza tërësore rezulton se gjyqtarja Ariana Fullani  ka 2 cështje administrative të relatuar prej saj të jenë vendimuar brenda afatit ligjor prej 90 ditësh, duke mos konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, të ndryshuar.

 

 

Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor administrativ, me relatore Ariana Fullani është ajo me nr.vendimi 2295, rekurs i regjistruar në datë 06.02.2015 dhe i vendimuar brenda 82 ditësh (në dt 29.04.2015).

 

***

 

 

Sa i takon afatit të arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve, rezulton se mesatarisht rekurset administrative që kanë patur relator gjyqtarjan Ariana Fullani janë dorëzuar në sekretarinë e GJL për rreth 34.6 ditë mesatarisht gjatë vitit 2015.

 

 

Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 10 ditë afat për dorëzimin në sekretari të vendimit të arsyetuar në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë (neni 64, paragrafi 3[9]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (10 ditë)  është tejkaluar pak me shume se 3 here.

 

 

Vendimi me i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2015, për çeshtje gyqësore të relatuara nga gjyqtarja Ariana Fullani është ai me nr.vendimi 2750, dt 28.02.2015, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 107 ditësh ose 10-fish më shume se afati i përcaktuar në ligjin 49/2012, të ndryshuar.

 

 

 

Tabela 6 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e dorezimit  te vendimeve  ne vitin 2015 (ceshtje administrative) me relatore Ariana Fullani.

 

Rezulton se nga 132 rekurse administrative gjithsej, të relatuara nga gjyqtarja Ariana Fullani, të vendimuara në 2015-ën, 3 prej tyre jane arsyetuar/dorëzuar brenda afatit ligjor 10 ditor, duke mos konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, te ndryshuar.

 

 

Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretari nga gjyqtarja Ariana Fullani gjatë kontributit të tij si relator në çështje gjyqësore në Kolegjin Administrativ gjatë 2017 është ai me nr. 4499, dt 18.09.2015 me asnje ditë kohëzgjatje.

 

 

 

 

 

 

[1] Neni 60 Dërgimi i rekursit në Gjykatën e Lartë:

  1. Gjykata administrative e shkallës së parë dërgon rekursin, së bashku me aktet që i bashkëlidhen atij, vendimin e gjyqtarjat për pranimin e rekursit, aktet e komunikimit të rekursit, kundërrekursin, si dhe dosjen e gjykimit në Gjykatën e Lartë, brenda 10 ditëve nga data e përfundimit të komunikimeve.
  2. Gjykata e Lartë shqyrton çështjen brenda 90 ditëve nga data e ardhjes së rekursit dhe akteve bashkëlidhur prej gjykatës ku është depozituar rekursi.

[2]http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2013-04751&ln=Lng1&uni=20180723152950109695203995412890

[3] Neni 64 Shpallja dhe depozitimi i vendimit

  1. Vendimi, pavarësisht formës së gjykimit, duhet të shpallet detyrimisht i arsyetuar.
  2. Në raste përjashtimore dhe vetëm për shkak të pamundësisë absolute, gjykata shtyn shpalljen e arsyetuar të vendimit deri në 10 ditë.
  3. Brenda 10 ditëve nga shpallja e vendimit, dosja dorëzohet në sekretarinë gjyqësore.

[4] Neni 60 Dërgimi i rekursit në Gjykatën e Lartë:

  1. Gjykata administrative e shkallës së parë dërgon rekursin, së bashku me aktet që i bashkëlidhen atij, vendimin e gjyqtarjat për pranimin e rekursit, aktet e komunikimit të rekursit, kundërrekursin, si dhe dosjen e gjykimit në Gjykatën e Lartë, brenda 10 ditëve nga data e përfundimit të komunikimeve.
  2. Gjykata e Lartë shqyrton çështjen brenda 90 ditëve nga data e ardhjes së rekursit dhe akteve bashkëlidhur prej gjykatës ku është depozituar rekursi.

[5]http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2013-04751&ln=Lng1&uni=20180723152950109695203995412890

[6] Neni 64 Shpallja dhe depozitimi i vendimit

  1. Vendimi, pavarësisht formës së gjykimit, duhet të shpallet detyrimisht i arsyetuar.
  2. Në raste përjashtimore dhe vetëm për shkak të pamundësisë absolute, gjykata shtyn shpalljen e arsyetuar të vendimit deri në 10 ditë.
  3. Brenda 10 ditëve nga shpallja e vendimit, dosja dorëzohet në sekretarinë gjyqësore.

[7] Neni 60 Dërgimi i rekursit në Gjykatën e Lartë:

  1. Gjykata administrative e shkallës së parë dërgon rekursin, së bashku me aktet që i bashkëlidhen atij, vendimin e gjyqtarjat për pranimin e rekursit, aktet e komunikimit të rekursit, kundërrekursin, si dhe dosjen e gjykimit në Gjykatën e Lartë, brenda 10 ditëve nga data e përfundimit të komunikimeve.
  2. Gjykata e Lartë shqyrton çështjen brenda 90 ditëve nga data e ardhjes së rekursit dhe akteve bashkëlidhur prej gjykatës ku është depozituar rekursi.

[8]http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2013-04751&ln=Lng1&uni=20180723152950109695203995412890

[9] Neni 64 Shpallja dhe depozitimi i vendimit

  1. Vendimi, pavarësisht formës së gjykimit, duhet të shpallet detyrimisht i arsyetuar.
  2. Në raste përjashtimore dhe vetëm për shkak të pamundësisë absolute, gjykata shtyn shpalljen e arsyetuar të vendimit deri në 10 ditë.
  3. Brenda 10 ditëve nga shpallja e vendimit, dosja dorëzohet në sekretarinë gjyqësore.