Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Objekti:           Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor

Subjekti:         Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani

Periudha:       Viti 2017,2016,2015

Status:             Vlerësim faktik-deskriptiv

 

 

 

  1. Hyrje

Në përmbushje të misionit për më shumë transparencë me publikun, INFOCIP ka vlerësuar përmes analizës së të dhënave performancën profesionale të anëtarit të Gjykatës së Lartë, gjyqtarit Ardian Dvorani, sa i takon vonesave në kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor Ky vlerësim bazohet në të dhënat e grumbulluar nga INFOCIP gjatë tre viteve të fundit, në kuadër të programit kombëtar të monitorimit të gjykatave.

 

Të dhënat janë analizuar me kujdes për të sjellë para publikut, medias dhe instutucioneve të reja të sistemit të drejtësisë fashikullin me vlerësimin specifik për gjyqtarin Ardian Dvorani, aktualisht ne proces vetting-u.

 

Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor mat dhe vlerëson treguesit për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të rekurseve të relatuara nga gjyqtari Ardian Dvorani nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në vendimimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, ky vlerësim special mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku gjyqtari Ardian Dvorani ka qenë relator i çështjes gjyqësore.

 

 

  1. Vlerësimi i performances per kohëzgjatjen e procesit gjyqësor ne Kolegjin Administrativ për gjyqtarin Ardian Dvorani

 

  • Viti 2017

Gjyqtari Ardian Dvorani rezulton të këtë jetë caktuar relator në 203 shqyrtime rekursi në Kolegjin Administrativ të GJL. Gjate vitit 2017 Kolegji Administrativ dha gjithsej 897 vendime gjyqesore.Kjo do te thote se gjyqtari Ardian Dvorani ka vendimuar me shume 1/4 e totalit.

 

Mesatarisht gjyqtari Ardian Dvorani ka vendimuar gjate vitit 2017 me nje frekuence prej 16.9 ceshtje gjyqesore ne muaj dosjet,ceshtjet administrative te relatuara prej tij.Frekuenca e kolegjit administrativ rezulton te jete rreth 74 ceshtje ne muaj.

 

Tabela 1 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e shyqrtimit gjyqesor te ceshtjeve te vendimuara ne vitin 2017 (ceshtje administrative) me relator Ardian Dvorani.

 

 

Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Ardian Dvorani të vendimuara në 2017-ën është 1020 ditë. Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. i ndryshuar, parashikon 90 ditë afat për shqyrtimin gjyqësor të rekursit në Gjykatën e Lartë (neni 60, paragrafi 2[1]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (90 ditë) është tejkaluar mesatarisht me 11.3 herë.

 

 

Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë për vitin 2017 rezulton të jëtë 890 ditë (897 vendimime në total për 2017-ën).

 

 

Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për gjykime nga gjyqtari Ardian Dvorani në Kolegjin Administrativ përkon me dosjen (nr.akti) 940. Ky rekurs administrativ është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 04.04.2012 dhe është vendimuar në dt. 07.11.2017 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi[2]). Në total, kohezgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit ka qenë 2043 ditë ose 5.59 vjet. Afati ligjor në këtë rast është tejkaluar 22.7 herë. Me fjalë të tjera, për këtë çështje janë marrë përtej afatit ligjor (të përcaktuar në nenin 60, paragrafi 2 të ligjit 49/2012, të ndryshuar) edhe 1953 ditë të tjera.

 

 

Nga analiza tërësore rezulton se gjyqtari Ardian Dvorani ka 3 cështje administrative të relatuar prej tij, të cilat janë vendimuar brenda afatit ligjor prej 90 ditësh, duke mos konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, të ndryshuar.

 

 

Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor administrativ, me relator Ardian Dvorani është ajo me nr. akti 826, rekurs i regjistruar në datë 05.04.2017 dhe i vendimuar brenda 30 ditësh (në dt.05.05.2017).

 

 

***

 

 

Sa i takon afatit të arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve, rezulton se mesatarisht rekurset administrative që kanë patur relator gjyqtarin Ardian Dvorani janë dorëzuar në sekretarinë e GJL për rreth 25.6 ditë mesatarisht gjatë vitit 2017.

 

 

Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 10 ditë afat për dorëzimin në sekretari të vendimit të arsyetuar në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë (neni 64, paragrafi 3[3]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (10 ditë) është tejkaluar me shume se 2 here.

 

 

Tabela 2 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e dorezimit  te vendimeve  ne vitin 2017 (ceshtje administrative) me relator Ardian Dvorani.

 

 

 

Vendimi me i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2017, për çeshtje gyqësore të relatuara nga gjyqtari Ardian Dvorani është ai me nr.akti 3116, dt 20.03.2017, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 108 ditësh ose 10-fish më shume se afati i përcaktuar në ligjin 49/2012, të ndryshuar.

 

 

Rezulton se nga 203 rekurse administrative gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Ardian Dvorani, të vendimuara në 2017-ën, 39 prej tyre jane arsyetuar/dorëzuar brenda afatit ligjor 10 ditor, duke mos konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, te ndryshuar.

 

 

Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretari nga gjyqtari Ardian Dvorani gjatë kontributit të tij si relator në çështje gjyqësore në Kolegjin Administrativ gjatë 2017 është ai me nr. 2616, dt 19.12.2017 (nr. Akti 1404) me asnje ditë kohëzgjatje.

 

 

 

  • Viti 2016

Gjyqtari Ardian Dvorani rezulton të këtë jetë caktuar relator në 77 shqyrtime rekursi në Kolegjin Administrativ të GJL. Gjate vitit 2016 Kolegji Administrativ dha gjithsej 604 vendime gjyqesore. Kjo do te thote se gjyqtari Ardian Dvorani ka vendimuar 1/7 e totalit.

 

 

Mesatarisht gjyqtari Ardian Dvorani ka vendimuar gjate vitit 2016 me nje frekuence prej 6.4 ceshtje gjyqesore ne muaj dosjet,ceshtjet administrative te relatuara prej tij.Frekuenca e kolegjit administrativ rezulton te jete rreth 50 ceshtje ne muaj.

 

 

Tabela 3 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e shyqrtimit gjyqesor te ceshtjeve te vendimuara ne vitin 2016 (ceshtje administrative) me relator Ardian Dvorani.

 

 

Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Ardian Dvorani të vendimuara në 2016-ën është 1098 ditë. Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. i ndryshuar, parashikon 90 ditë afat për shqyrtimin gjyqësor të rekursit në Gjykatën e Lartë (neni 60, paragrafi 2[4]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (90 ditë) është tejkaluar mesatarisht me 12.2 herë.

 

 

Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë për vitin 2016 rezulton të jëtë 820 ditë (604 vendimime në total për 2016-ën).

 

 

Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për gjykime nga A.Dvorani në Kolegjin Administrativ përkon me dosjen nr. 2051. Ky rekurs administrativ është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 16.09.2011 dhe është vendimuar në dt. 01.03.2016 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi[5]). Në total, kohezgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit ka qenë 1628 ditë ose 4.46 vjet. Afati ligjor në këtë rast është tejkaluar 18 herë. Me fjalë të tjera, për këtë çështje janë marrë përtej afatit ligjor (të përcaktuar në nenin 60, paragrafi 2 të ligjit 49/2012, të ndryshuar) edhe 1538 ditë të tjera.

 

 

Nga analiza tërësore rezulton se gjyqtari Xh.Zaganjor nuk ka asnje cështje administrative të relatuar prej tij, e cila të jetë vendimuar brenda afatit ligjor prej 90 ditësh, duke konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, të ndryshuar.

 

 

Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor administrativ, me relator Ardian Dvorani është ajo me nr.vendimi 1179, rekurs i regjistruar në datë 21.10.2014 dhe i vendimuar brenda 541 ditësh (në dt.18.05.2016).

 

 

***

 

 

Sa i takon afatit të arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve, rezulton se mesatarisht rekurset administrative që kanë patur relator gjyqtarin Ardian Dvorani janë dorëzuar në sekretarinë e GJL për rreth 31.2 ditë mesatarisht gjatë vitit 2016.

 

 

Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 10 ditë afat për dorëzimin në sekretari të vendimit të arsyetuar në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë (neni 64, paragrafi 3[6]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (10 ditë)  është tejkaluar 3 here.

 

 

Vendimi me i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2016, për çeshtje gyqësore të relatuara nga gjyqtari Ardian Dvorani është ai me nr.1000, dt 29.03.2016, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 106 ditësh ose 10-fish më shume se afati i përcaktuar në ligjin 49/2012, të ndryshuar.

 

 

 

Tabela 4 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e dorezimit  te vendimeve  ne vitin 2016 (ceshtje administrative) me relator Ardian Dvorani.

 

 

Rezulton se nga 77 rekurse administrative gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Ardian Dvorani, të vendimuara në 2016-ën, 34 prej tyre jane arsyetuar/dorëzuar brenda afatit ligjor 10 ditor, duke mos konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, te ndryshuar.

 

 

Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretari nga gjyqtari Ardian Dvorani gjatë kontributit të tij si relator në çështje gjyqësore në Kolegjin Administrativ gjatë 2016 është ai me nr. 1131, dt 14.04.2016  me 1 ditë kohëzgjatje.

 

 

 

  • Viti 2015

 

 

 

Gjyqtari Ardian Dvorani rezulton të këtë jetë caktuar relator në 48 shqyrtime rekursi në Kolegjin Administrativ të GJL. Gjate vitit 2015 Kolegji Administrativ dha gjithsej 704 vendime gjyqesore.Kjo do te thote se gjyqtari Ardian Dvorani ka vendimuar 1/14 e totalit.

 

 

Mesatarisht gjyqtari Ardian Dvorani ka vendimuar gjate vitit 2015 me nje frekuence prej 4 ceshtje gjyqesore ne muaj dosjet,ceshtjet administrative te relatuara prej tij.Frekuenca e kolegjit administrativ rezulton te jete rreth 58.6 ceshtje ne muaj.

 

 

Tabela 5 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e shyqrtimit gjyqesor te ceshtjeve te vendimuara ne vitin 2015 (ceshtje administrative) me relator Ardian Dvorani.

 

 

Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Ardian Dvorani të vendimuara në 2015-ën është 1022 ditë. Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. i ndryshuar, parashikon 90 ditë afat për shqyrtimin gjyqësor të rekursit në Gjykatën e Lartë (neni 60, paragrafi 2[7]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (90 ditë) është tejkaluar mesatarisht me 11.3 herë.

 

 

Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë për vitin 2015 rezulton të jëtë 854 ditë (704 vendimime në total për 2015-ën).

 

 

Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për gjykime nga A.Dvorani në Kolegjin Administrativ përkon me dosjen (nr.vendimi) 4579. Ky rekurs administrativ është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 11.11.2010 dhe është vendimuar në dt. 10.11.2015 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi[8]). Në total, kohezgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit ka qenë 1825 ditë ose 5 vjet. Afati ligjor në këtë rast është tejkaluar 20 herë. Me fjalë të tjera, për këtë çështje janë marrë përtej afatit ligjor (të përcaktuar në nenin 60, paragrafi 2 të ligjit 49/2012, të ndryshuar) edhe 1735 ditë të tjera.

 

 

Nga analiza tërësore rezulton se gjyqtari A.Dvorani ka vetem 1 cështje administrative të relatuar prej tij, e cila të jetë vendimuar brenda afatit ligjor prej 90 ditësh, duke mos konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, të ndryshuar.

 

 

Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor administrativ, me relator Ardian Dvorani është ajo me nr.vendimi 4500, rekurs i regjistruar në datë 29.07.2015 dhe i vendimuar brenda 48 ditësh (në dt.15.09.2015).

 

 

***

 

 

Sa i takon afatit të arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve, rezulton se mesatarisht rekurset administrative që kanë patur relator gjyqtarin Ardian Dvorani janë dorëzuar në sekretarinë e GJL për rreth 67.5 ditë mesatarisht gjatë vitit 2015.

 

 

Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 10 ditë afat për dorëzimin në sekretari të vendimit të arsyetuar në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë (neni 64, paragrafi 3[9]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (10 ditë) është tejkaluar pak me shume se 6 here.

 

 

Vendimi me i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2015, për çeshtje gyqësore të relatuara nga gjyqtari Ardian Dvorani është ai me nr.3882, dt 10.03.2015, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 192 ditësh ose 19-fish më shume se afati i përcaktuar në ligjin 49/2012, të ndryshuar.

 

 

 

Tabela 6 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e dorezimit  te vendimeve  ne vitin 2015 (ceshtje administrative) me relator Ardian Dvorani.

 

 

Rezulton se nga 48 rekurse administrative gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Ardian Dvorani, të vendimuara në 2015-ën, 7 prej tyre jane arsyetuar/dorëzuar brenda afatit ligjor 10 ditor, duke mos konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, te ndryshuar.

 

 

Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretari nga gjyqtari Ardian Dvorani gjatë kontributit të tij si relator në çështje gjyqësore në Kolegjin Administrativ gjatë 2015 është ai me nr. 1659, dt 20.05.2015  me 2 ditë kohëzgjatje.

 

 

 

 

 

 

[1] Neni 60 Dërgimi i rekursit në Gjykatën e Lartë:

  1. Gjykata administrative e shkallës së parë dërgon rekursin, së bashku me aktet që i bashkëlidhen atij, vendimin e gjyqtarit për pranimin e rekursit, aktet e komunikimit të rekursit, kundërrekursin, si dhe dosjen e gjykimit në Gjykatën e Lartë, brenda 10 ditëve nga data e përfundimit të komunikimeve.
  2. Gjykata e Lartë shqyrton çështjen brenda 90 ditëve nga data e ardhjes së rekursit dhe akteve bashkëlidhur prej gjykatës ku është depozituar rekursi.

[2]http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2013-04751&ln=Lng1&uni=20180723152950109695203995412890

[3] Neni 64 Shpallja dhe depozitimi i vendimit

  1. Vendimi, pavarësisht formës së gjykimit, duhet të shpallet detyrimisht i arsyetuar.
  2. Në raste përjashtimore dhe vetëm për shkak të pamundësisë absolute, gjykata shtyn shpalljen e arsyetuar të vendimit deri në 10 ditë.
  3. Brenda 10 ditëve nga shpallja e vendimit, dosja dorëzohet në sekretarinë gjyqësore.

[4] Neni 60 Dërgimi i rekursit në Gjykatën e Lartë:

  1. Gjykata administrative e shkallës së parë dërgon rekursin, së bashku me aktet që i bashkëlidhen atij, vendimin e gjyqtarit për pranimin e rekursit, aktet e komunikimit të rekursit, kundërrekursin, si dhe dosjen e gjykimit në Gjykatën e Lartë, brenda 10 ditëve nga data e përfundimit të komunikimeve.
  2. Gjykata e Lartë shqyrton çështjen brenda 90 ditëve nga data e ardhjes së rekursit dhe akteve bashkëlidhur prej gjykatës ku është depozituar rekursi.

[5]http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2013-04751&ln=Lng1&uni=20180723152950109695203995412890

[6] Neni 64 Shpallja dhe depozitimi i vendimit

  1. Vendimi, pavarësisht formës së gjykimit, duhet të shpallet detyrimisht i arsyetuar.
  2. Në raste përjashtimore dhe vetëm për shkak të pamundësisë absolute, gjykata shtyn shpalljen e arsyetuar të vendimit deri në 10 ditë.
  3. Brenda 10 ditëve nga shpallja e vendimit, dosja dorëzohet në sekretarinë gjyqësore.

[7] Neni 60 Dërgimi i rekursit në Gjykatën e Lartë:

  1. Gjykata administrative e shkallës së parë dërgon rekursin, së bashku me aktet që i bashkëlidhen atij, vendimin e gjyqtarit për pranimin e rekursit, aktet e komunikimit të rekursit, kundërrekursin, si dhe dosjen e gjykimit në Gjykatën e Lartë, brenda 10 ditëve nga data e përfundimit të komunikimeve.
  2. Gjykata e Lartë shqyrton çështjen brenda 90 ditëve nga data e ardhjes së rekursit dhe akteve bashkëlidhur prej gjykatës ku është depozituar rekursi.

[8]http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2013-04751&ln=Lng1&uni=20180723152950109695203995412890

[9] Neni 64 Shpallja dhe depozitimi i vendimit

  1. Vendimi, pavarësisht formës së gjykimit, duhet të shpallet detyrimisht i arsyetuar.
  2. Në raste përjashtimore dhe vetëm për shkak të pamundësisë absolute, gjykata shtyn shpalljen e arsyetuar të vendimit deri në 10 ditë.
  3. Brenda 10 ditëve nga shpallja e vendimit, dosja dorëzohet në sekretarinë gjyqësore.