Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Objekti:           Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor

Subjekti:         Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj

Periudha:       Viti 2017,2016,2015

Status:             Vlerësim faktik-deskriptiv

 

 

  1. Hyrje

Ky vlerësim bazohet në të dhënat e grumbulluar nga INFOCIP gjatë tre viteve të fundit, në kuadër të programit kombëtar të monitorimit të gjykatave. Të dhënat janë analizuar me kujdes për të sjellë para publikut, medias dhe instutucioneve të reja të sistemit të drejtësisë fashikullin me vlerësimin specifik për gjyqtarin Edmond Islamaj, si nje kontribut i pavaruar per vleresimin profesional te gjyqtarit ne në proces vetting-u.

 

Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor mat dhe vlerëson treguesit për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të rekurseve të relatuara nga gjyqtari Edmond Islamaj nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në vendimimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, ky vlerësim special mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku gjyqtari Edmond Islamaj ka qenë relator i çështjes gjyqësore.

 

  1. Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor në Kolegjin Penal

 

  • Viti 2017

 

Gjyqtari Edmond Islamaj ka qenë relator ne Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë për 36 çështje të vendimuara në 2017, nga 153 çështje gjithsej të vendimuar nga ky Kolegj . Gjyqtari Edmond Islamaj ka vendimuar pak me shume se 1/4 e këtij totali.

 

Mesatarisht, gjyqtari gjyqatri Edmond Islamaj ka vendimuar gjatë vitit 2017 me një frekuencë prej 3 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet Penale të relatuara prej tij).Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor për 36 çështjet Penale të relatuara nga Edmond Islamaj të cilat u vendimuan në vitin 2017, rezulton të jetë 418 ditë ose rreth 1.14 vjet.

 

Tabela 1 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e shyqrtimit gjyqesor te ceshtjeve te vendimuara ne vitin 2017 (ceshtje penale) me relator Edmond Islamaj.

 

Vonesa me e theksuar në kohëzgjatje të një shqyrtimi gjyqësor konstatohet në çështjen (nr.akti) 1253 që përkon me vendimin nr. 896. Ky rekurs është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 15.06.2015 dhe është vendimuar në dt. 22.11.2017 (vendimi dhe linku i tij i bashkalidhet këtij vlerësimi[1]). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit rezulton 891ditë ose 2.44 vjet.

 

Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor, me relator gjyqtarin Edmond Islamaj është ajo me numër akti 248, rekursi i të cilës është regjistruar në datë 08.02.2017 dhe është vendimuar brenda 49 ditësh, në 29 mars 2017.

 

***

Sa i takon afatit/kohëzgjatjes së arsyetimit të vendimit gjyqësor, Edmond Islamaj rezulton me një mesatare prej 83.4 ditësh nga momenti i seancës vendimuese deri në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të vendimit të arsyetuar. Mesatarja e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për vitin 2017 është 67.1 ditë për të gjitha çështjet Penale të vendimuara në 2017-ën (153 gjithsej).

 

Vonesa më e theksuar në arsyetimin e një vendimi për çështje të relatuara nga gjyqtari Edmond Islamaj është 154 ditë ose rreth 5 muaj. Kjo vonesë konstatohet në çështjen me nr.akti 680, konkretisht Vendim i GJL nr.364, datë 19.04.2017. Kjo përfaqëson edhe arsyetimin/dorëzimin më të vonuar krahasuar me të gjitha dorëzimet e Kolegjit Penal për vitin 2017 në sekretarinë e GJ.L.

 

Tabela 2 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e dorezimit  te vendimeve  ne vitin 2017 (ceshtje penale) me relator Edmond Islamaj.

 

Vendimi i arsyetuar/dorëzuar më shpejt është ai me nr.896, dt 22.11.2017 (nr akti 1253) i cili është përfunduar brenda 13 ditësh.

 

  • Viti 2016

 

Gjyqtari Edmond Islamaj ka qenë relator ne Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë për 49 çështje të vendimuara ne 2016.Ky kolegj dha gjithsej 241 vendime gjyqesore ne 2016. Sipas nje perllogaritje te thjeshte gjyqtari Edmond Islamaj ka vendimuar rreth se 1/5 e këtij totali.

 

Mesatarisht, gjyqtari Edmond Islamaj ka vendimuar gjatë vitit 2016 me një frekuencë prej 4 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet Penale të relatuara prej tij). Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor për 49 cështjet Penale të relatuara nga Edmond Islamaj të cilat u vendimuan në 2016-ën rezulton të jetë 377.4 ditë ose rreth 1 vit.  Mesatarja e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për këtë tregues është gjithashtu 362 ditë.

 

Tabela 3 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e shyqrtimit gjyqesor te ceshtjeve te vendimuara ne vitin 2016 (ceshtje penale) me relator Edmond Islamaj.

 

Vonesa me e theksuar nga Relatori Edmond islamaj konstatohet në çështjen me nr.akti 535 që përkon me vendimin nr. 900. Ky rekurs është regjistruar në Gjykatën e Lartë në 29.04.2013 dhe është vendimuar në 25.05.2016 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi[2]). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit është 1122 ditë ose 3.07 vjet. Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor, me relator Edmond Islamaj është ajo me numër akti 680, rekurs Penal i regjistruar në datë 20.04.2016, i cili është vendimuar brenda 7 ditësh, në 27.04.2016.

***

Sa i takon kohëzgjatjes së arsyetimit të vendimit gjyqësor, per gjyqtarin Edmond Islamaj, për vitin 2016 rezulton një mesatare prej 118.8 ditësh, nga momenti i seancës vendimuese deri në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të vendimit të arsyetuar. Mesatarja e Kolegjit Penal për këtë tregues në 2016-ën është 79.8 ditë.

 

Vonesa më e theksuar në arsyetimin e një vendimi gjatë vitit 2016, të relatuara nga gjyqtari Edmond Islamaj është 251 ditë ose rreth 8.3 muaj. Kjo vonesë konstatohet në çështjen nr.akti 1010 dhe Vendim i GJL nr.1586, datë 05.10.2016.

 

Tabela 4 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e dorezimit  te vendimeve  ne vitin 2016 (ceshtje penale) me relator Edmond Islamaj.

 

Vendimi i arsyetuar/dorëzuar më shpejt është ai me nr.1, dt 13.01.2016 (nr. akti 2074) i cili është përfunduar brenda 8 ditësh (dt. 21.01.2016).

 

  • Viti 2015

Gjate vitit 2015, gjyqtari Edmond Islamaj ka relatuar ne Kolegjin Penal të Gjykates së Lartë 42 çështje të vendimuara[3]. Ky kolegj dha gjithsej 231 vendime gjyqesore ne 2016. Sipas nje perllogaritje te thjeshte gjyqtari Edmond Islamaj ka vendimuar rreth se 1/5 e këtij totali.

 

Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor për çështjet Penale të relatuara nga Edmond Islamaj, të cilat u vendimuan në vitin 2015, rezulton të jetë 450 ditë ose rreth 1.23 vjet. Mesatarja e Kolegjit Penal për këtë tregues, për çështjet e vendimuara në vitin 2015 rezulton të jetë 430 ditë ose 1.17 vjet.

 

Tabela 5 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e shyqrtimit gjyqesor te ceshtjeve te vendimuara ne vitin 2015 (ceshtje penale) me relator Edmond Islamaj.

 

Vonesa më e theksuar konstatohet në çështjen (nr.akti) 119 që përkon me vendimin nr. 3105 të relatuar nga gjyqtari Edmond Islamaj. Ky rekurs është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 25.01.2012 dhe është vendimuar në dt. 21.12.2015 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi [4]). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit rezulton 1426 ditë ose rreth 3.9 vjet.

 

Çështje me pak e vonuar në 2015 në shqyrtim gjyqësor, me relator Edmond Islamaj është ajo me numër akti 2338, rekursi i të cilës është regjistruar në datë 04.12.2015 dhe është vendimuar brenda 19 ditësh, në 23.12.2015.

***

Sa i takon afatit/kohëzgjatjes së arsyetimit të vendimeve gjyqësore të vendimuara në 2015 me relator gjyqtarit Edmond Islamaj, nga vlerësimi rezulton një mesatare prej 100 ditësh (nga momenti i seancës vendimuese deri në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të vendimit të arsyetuar). Mesatarja e Kolegjit Penal të GJL për këtë tregues në vitin 2015 rezulton të jetë 60.6 ditë.

 

Tabela 6 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e dorezimit  te vendimeve  ne vitin 2015 (ceshtje penale) me relator Edmond Islamaj.

 

Vonesa më e theksuar në arsyetimin/dorëzimin e një vendimi për çështje të relatuara nga gjyqtari Edmond Islamaj në 2015-ën është 445 ditë ose 1.21 vjet. Kjo vonesë konstatohet në çështjen nr.703, datë 01.04.2015.

 

Ligji Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të RSH[5], ende në fuqi në vitin 2015, parashikonte një afat 30 ditë për dorëzimin e arsyetuar në sekretari të vendimit (neni 19[6]).  Ky përcaktim ligjor është shkelur në 32 nga 42 vendime gjithsej të dhëna nga gjyqtari Edmond Islamaj. Vendimi i arsyetuar/dorëzuar më shpejt është ai me nr.2700, dt 28.10.2015 i cili është përfunduar/dorëzuar brenda 0 ditësh (28.10.2015).

 

 

 

[1]http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=201101570&ln=Lng1&uni=20180710173759109695203981795983).

[2]http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=201102811&ln=Lng1&uni=20180710173759109695203981795983).

[3] Burimi i verifikimit: Numëratorët e Gjykatës së Lartë për Kolegjin Penal.

http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2012-00274&ln=Lng1&uni=20180824111024109695203126068662

[5] ndryshuar me ligjin nr. 151/2013, ndryshuar me ligjin nr. 177/2014

[6] Neni 19 “Vendimet dhe botimi i tyre”:

“Vendimet e Gjykatës së Lartë shpallen të arsyetuara jo më vonë se 30 ditë nga përfundimi i shqyrtimit gjyqësor. Vendimet e kolegjeve të Gjykatës së Lartë, së bashku me mendimet e pakicës, botohen në Buletinin Periodik të Gjykatës së Lartë. Vendimet për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore botohen në numrin më të parë të Fletores Zyrtare.”