Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

GJYKATA E APELIT SHKODER, CIVILE THEMELI 2022, kohëzgjatja në shqyrtim gjyqësor dhe në arsyetim/dorëzim vendimi

SHENIM METODOLOGJIK

Tabela e mëposhtme pasqyron ne rend numerik të dhënat gjyqësore sipas Numratorit për Cështjet Civile të Themelit për vitin 2022, të administruar nga Gjykata e Apelit Shkoder. Vargu numerik hapet me vendimin nr.1, datë 12 Janar 2022 dhe mbyllet me vendimin nr.516, datë 28 Dhjetor 2022.

Në kolonën me ngjyrë të verdhë në tabelë, janë renditur edhe ditët tej afatit të arsyeshëm për vendimet e dhëna në 2022-in.  Përllogaritja e afatit të arsyeshëm është kryer duke i zbritur kohëzgjatjes në shqyrtim, periudhën që parashikon neni 399/2 i Kodit të Procedurës Civile, respektivisht për çështjet Civile, Penale dhe Administrative. Në  gjykimin  civil  në shkallë të dytë, ky afat është 2 vite.

Per vendimet me nr.51, 148, 153, 176, 189, 191, 201, 204, 221, 223, 243, 244, 246, 259,274, 275, 277, 304, 344, 348, 349, 357, 358, 370, 371, 373, 379, 385, 386, 396, 397, 405. 406, 413, 414, 429, 433, 442, 444, 446, 457, 458,, 471, 476, 486, 187, 488, 489, 494, 506, 507, 509,  ne rregjister nuk gjenden te dhena per daten e dorezimit te vendimit  ne sekretarine gjyqesore. Ne kolonen “Kohezgjatja ne Dorezim”, fusha respektive ne tabele eshte bosh (nuk ka shifra).