Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Drejtori i USAID Marcus Johnson: Vleresimi i INFOCIP i mire-pozicionuar. Na ndihmon te bejme programin tone me te mire

Konferencen kombetare per respektimin e afateve procedurale ne sistemin e gjykatave administrative e ka pershendetur edhe drejtori i USAID per Shqiperine, Z. Markus Johnson. Ai ishte nder autoritet me speciale qe e nderuar kete event me pjesemarrjen e tyre. Ai e cilesoi vleresimin tematik te realizuar nga INFOCIP si nje aktivitet te rendesishme dhe te pozicionuar shume mire, edhe ne kontekstet e reja te krijuara. “Ne në USAID, sikurse shumë nga ju e dinë, jemi duke punuar në një program të ri të shtetit ligjor (Rule of Law Program)  për 5 vitet e ardhshme. Ajo se cfare do të bëjmë me këtë informacion që marrim sot, pra këtë vlerësim (të INFOCIP), eshte të shohim se si mund ta përdorim në mënyrë që të bëjmë programin tonë dhe më të mirë” u shpreh drejtori i USAID, Johnson. Ai shtoi se “Do të doja të shtoja se ne shohim cdo informacion dhe cdo oportunitet si ky i tanishmi si një aset për të përmirësuar atë që në po bëjmë, dhe sigurisht e konsiderojmë edhe këtë vlerësim të INFOCIP si të tillë”.

 

 

Me tej, drejtori i USAID vijoi fjalen e tij duke thkesuar se USAID punon në ansambel, sigurisht aty ku është e mundur, me EURALIUS, parnerët europianë, dhe gjithashtu me ministrinë e drejtësisë dhe sistemin e gjykatave. “Dhe në kontekstin e reformës në drejtësi, unë mendoj se programe dhe vlerësime sikurse ky i sotmi, janë të pozicionuar shumë mirë, për tu implementuar mbi atë që do të dalë nga reforma shumë shpejt. Unë gjithashtu dua të theksoj se ajo që USAID është duke bërë në fushën e shtetit ligjor ka element dhe copëza  që ne do ti ndërmarrim pavarësisht aktiviteteve të të tjerëve dhe legjislacionit që do të miratohet.  Do të doja të shtoja se ne shohim cdo informacion dhe cdo oportunitet si ky i tanishmi si një aset për të përmirësuar atë që në po bëjmë, dhe sigurisht e konsiderojmë edhe këtë vlerësim të INFOCIP si të tillë.” ka permbyllur fjalen e tij Johnson