Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Erinda Ballanca, Avokate e Popullit: qëllimi i ligjit për Gjykatën Administrative mbeti i parealizuar. Nevojiten kushte per pune te denje edhe per gjyqtaret

Ne Konferencen Kombetare per Eficiencen e Gjykimit Administrativ, realizuar nha INFOCIP me mbeshtetjen e NED, SHBA, ka marre pjese edhe Avokatja e Popullit, Znj. Erinda Balanca. Ajo risolli ne fjalen e saj shqetesimet e ngritura nga qytetaret, mes te cilave edhe vonesat ekstreme qe ata perballin jo vetem ne shqyrtimin gjyqesor, por edhe ne kalimin e ceshtjes ne shkallet e ndryshme te gjykimit. “Per nje vendim te marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë, afati se kur kjo çështje do të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit është tejzgjatur. Eshtë shumë më i gjatë se në gjykatat civile normale. Eshte ne fakt deri në dy apo tre herë më i gjatë”, u shpreh ajo qe ne hyrje te fjales se saj.

erinda ballanca, infocip, gjykata administrative vonesat

I gjithe fokusi dhe qëllimi i ligjit për Gjykatën Administrative ka rezultuar i parealizuar, ndërkohë që këto gjykata prandaj u ngritën. Më keq është parametri kur njerëzit presin për t’u gjykuar çështja nga Gjykata Administrative kur kanë marrë një vendim [ne te dyja shkallet] dhe presin qe të dalë për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Edhe aty, numri dhe afatet zgjaten në mënyrë të tejskajshme”, ka shtuar Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

“Duhet të kemi vëmendjen për të bërë ndryshimet e duhura ligjore, sepse këta ndryshime nuk janë pjesë e reformës ne drejtesi. Një numër më i madh gjyqtarësh është e domosdoshme të parashikohen sepse përndryshe, përsëri qytetarët edhe pas reformës në drejtësi do të thonë: “Asgjë nuk keni bërë!”. Edhe gjyqtarët e rinj, çfarëdo që të bëjnë, edhe nëse hiqet dyshimi apo elementi i korrupsionit që është aq shumë i ngulitur në mendjet e qytetarëve për sistemin gjyqësor, por pakënaqësia do të vazhdojë te mbetet në të gjitha rastet sepse afatet nuk do të zvogëlohen pas refomës”.

Avokatja e Popullit ka ngritur nje shqetesim edhe per oret e gjata te punes me te cilat duhet te perballen vete gjyqtaret e Gjykatave Administrative. “Eshtë e pamundur që të kenë nga 8 apo 10 çështje në ditë në Gjykatën e Shkallës së Parë apo deri në 60 deri 80 çështje brenda të njëjtës ditë në kolegje… Nuk arrijnë dot të japin drejtësi! Prandaj edhe ata kane te drejten per nje pune te denje”,e permbylli ajo fjalen e saj.