09 Mar GJYKATA ADMINISTRATIVE E APELIT, GJETJET E MONITORIMIT 2018
Gjatë vitit 2018, Gjykata Administrative e Apelit ka gjykuar dhe vendimuar 4743 çështje themeli (hap këtu databazën e plotë). Me një mesatare të thjeshtëzuar, çdo gjyqtar gjatë vitit 2017 ka gjykuar dhe vendimuar rreth 364.8 çështje themeli. Kjo shifër gjithsesi është më e madhe, pasi në këtë vlerësim tematik nuk analizohen vendimet e ndërmjetme, kërkesat etj. Emërimi i ndihmësve ligjorë (që në gjashtë-mujorin e dytë të 2015-ës) solli disa efekte pozitive, kryesisht në përgatitjen e çështjeve për gjykim si dhe në lehtësimin e gjyqtarëve për realizimin e arsyetimit të vendimeve brenda afateve ligjore. Mbetet e nevojshme që çdo gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit të asistohet nga 2 ndihmës ligjorë dhe ndoshta edhe 3 në këtë fazë, diktuar nga volumi i punës që përballon çdo gjyqtar në këtë gjykatë. Vlerësohet se në kushtet aktuale, kjo gjykatë ka nevojë për të paktën 20 gjyqtarë.
Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plotë