Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

GJYKATA ADMINISTRATIVE E APELIT, GJETJET E MONITORIMIT 2016

Gjykata Administrative e Apelit gjate vitit 2016 e ushtroi aktivitetin e saj me nje trupe gjyqesore prej 13 gjyqtaresh, (hap këtu databazën e plotë) . Ne fillim te vitin 2016, trupa gjyqesore e Gjykates Administrative te Apelit u rrit me 7 gjyqtare. Ky perben nje moment shume te rendesishem jo vetem ne plotesimin e premisave baze per mire-funksionimin e kesaj gjykate, por edhe ne raport me nje nder rekomandimet kryesore te INFOCIP ne kuader te vleresimit tematik per vitin 2015. Kryetari i kesaj Gjykate, Z. Kastriot Selita, ka advokuar institucionalisht dhe ne vijueshmeri nevojen per shtimin e trupes gjyqesore ne kete gjykate.
Gjate vitit 2016, Gjykata Administrative e Apelit ka gjykuar dhe vendimuar 4738 ceshtje themeli. Me nje mesatare te thjeshtezuar, cdo gjyqtar gjate vitit 2016 ka gjykuar dhe vendimuar rreth 365 ceshtje themeli ose thene ndryshe, ka marre nje vendim themeli cdo dite te vitit, perfshire te shtunat dhe te djelat. Kjo shifer gjithsesi eshte me e madhe, pasi ne kete vleresim tematik nuk analizohen vendimet e ndermjetme, kerkesat etj. Emerimi i ndihmesve ligjore (qe ne gjashte-mujorin e dyte te 2015-es) solli disa efekte pozitive, kryesisht ne pergatitjen e geshtjeve per gjykim si dhe ne lehtesimin e gqutareve per realizimin e arsyetimit te vendimeve brenda afateve ligjore.

Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plotë