Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

GJYKATA ADMINISTRATIVE DURRES, GJETJET E MONITORIMIT 2016

Per efekt te kesaj analize u mblodhen 1153 ceshtje gjyqe sore themeli, vendimi per te cilat eshte dhene nga Janari ne Dhjetor 2016, (hap këtu databazën e plotë) . Prej tyre ne analize u futen 1150 (3 vendime kishin te dhena te palexueshme ne regjister). Rezulton se, gjate 2016-es brenda afatit 30 ditor jane shqyrtuar vetem 41 ceshtje gjyqesore themeli. Pjesa tjeteér, 1109 ceshtje ose rreth 97 % e totalit, jane perfunduar se shqyrtuari pertej ketij afati.

Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plotë