Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

GJYKATA ADMINISTRATIVE DURRES, GJETJET E MONITORIMIT 2017

Për efekt të kësaj analize u mblodhën 1159 çështje gjyqësore themeli, vendimi për të cilat është dhënë nga Janari në Dhjetor 2017, (hap këtu databazën e plotë) . Prej tyre në analizë u futën 1151 (8 vendime kishin të dhëna të palexueshme në regjistër). Rezulton se, gjatë 2017-ës brenda afatit 30 ditor janë shqyrtuar vetëm 25 çështje gjyqësore themeli. Pjesa tjetër, 1126 çështje ose rreth 98 % e totalit, janë përfunduar së shqyrtuari përtej këtij afati.

Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plotë