Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Për efekt të kësaj analizë u vlerësuan 749 çështje gjyqësore themeli, vendimi për të cilat është dhënë në vitin 2017 (periudha Janar –Dhjetor 2017). Këto çështje përfaqësojnë një varg indeksues të pandërprerë në numratorin e gjykatës. Rezulton se, brenda afatit prej 30 ditësh janë përfunduar së shqyrtuari 385 çështje gjyqësore themeli. Pjesa tjetër, 364 çështje ose rreth 49% e totalit, janë vendimuar përtej këtij afati.

[pdf-embedder url=”https://www.gjykataehapur.al/wp-content/uploads/2019/03/adm-gjirokaster.pdf” title=”adm gjirokaster”]