Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

GJYKATA ADMINISTRATIVE SHKODER, GJETJET E MONITORIMIT 2016

Per efekt te ketij Vlerésimi u mblodhen 856 vendime prej te cilave u analizuan 849 (géshtje gjyqesore themeli). (hap këtu databazën e plotë) Te gjitha vendimet jane dhene ne periudhen Janar —Dhjetor 2016. Rezulton se, brenda afatit prej 30 ditesh jane perfunduar 29 shqyrtime gjyqesore. Pjesa tjeter, 820 ceshtje ose rreth 97 % e totalit, jane shqyrtuar pertej ketij afati. Vlen te theksohet se trupa gjyqesore e kesaj gjykate vijon te mbetet e paplotesuar me vetem dy gjyqtare ne vend te 4 qe duhet te ishin qe nga krijimi i saj. Plotesimi i trupes gjyqesore eshte nje domosdoshméri absolute dhe rekomandim baze ne kuader te ketij Vleresimi per GJA Shkodér

Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plotë