10 Mar GJYKATA ADMINISTRATIVE SHKODER, GJETJET E MONITORIMIT 2017
Për efekt të këtij vlerësimi u mblodhën 898 vendime prej të cilave u analizuan 885 (çështje gjyqësore themeli),(hap këtu databazën e plotë). Të gjitha vendimet janë dhënë në periudhën Janar –Dhjetor 2017. Rezulton se, brenda afatit prej 30 ditësh janë përfunduar 56 shqyrtime gjyqësore. Pjesa tjetër, 829 çështje ose rreth 94% e totalit, janë shqyrtuar përtej këtij afati. Vlen të theksohet se trupa gjyqësore e kësaj gjykate vijon të mbetet e paplotësuar me vetëm dy gjyqtarë në vend të 4 që duhet të ishin që nga krijimi. Plotësimi i trupës gjyqësore është një domosdoshmëri absolute dhe rekomandim bazë në kuadër të këtij vlerësimi për GJA Shkodër.
Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plotë