Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

GJYKATA ADMINISTRATIVE TIRANE, GJETJET E MONITORIMIT 2016

Per efekt te ketij Vleresimi u mblodhén 5964 vendime, prej te cilave u analizuan 5733 ceshtje gjyqesore themeli te vendimuara ne periudhen Janar —Dhjetor 2016 (disa vendime nuk jane marre ne analizen per shkak te te dhenave te palexueshme, (hap këtu databazën e plotë) . Rezulton se, brenda afatit prej 30 ditesh jane perfunduar 599 shqyrtime gjyqesore ose rreth 10% e totalit. Pjesa tjeter, 5134 ceshtje ose rreth 90% e totalit, jane perfunduar pertej ketij afati. Kohezgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqesor ne kete gjykate per Vitin 2016 rezulton téjeté rreth 78 dité. Kjo éshté njé mesatare pozitive, p0 té mbajme parasysh se ne analize per kete Vleresim tematik jane marre vetem ceshtje themeli, dhe jo shqyrtim kerkesash (qe zgjidhen me shpejt si rregull)

Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plotë