Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

GJYKATA ADMINISTRATIVE TIRANE , GJETJET E MONITORIMIT 2017

Për efekt të këtij vlerësimi u mblodhën 5061 vendime, prej të cilave u analizuan 5011 çështje gjyqësore themeli të vendimuara në periudhën Janar –Dhjetor 2017 (51 vendime nuk janë marrë në analizë për shkak të të dhënave të palexueshme). Rezulton se, brenda afatit prej 30 ditësh janë përfunduar 729 shqyrtime gjyqësore ose rreth 15% e totalit. Pjesa tjetër, 4281 çështje ose rreth 85% e totalit, janë përfunduar përtej këtij afati. Kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor në këtë gjykatë për vitin 2017 rezulton të jetë rreth 87 ditë. Kjo është një mesatare pozitive, po të mbajmë parasysh se në analizë për këtë vlerësim tematik janë marrë vetëm çështje themeli, dhe jo shqyrtim kërkesash (që zgjidhen më shpejt si rregull).

Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plotë