Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

GJYKATA ADMINISTRATIVE VLORE, GJETJET E MONITORIMIT 2016

Per efekt te kesaj analize u vleresuan 2182 ceshtje gjyqesore themeli, vendimi per te cilat eshte dhene ne periudhen Janar — Dhjetor 2016  (hap këtu databazën e plotë) . Ne total 11 administruan nga kjo gjykate 2215 ceshtje te cilat rezultojné te vendimuara ne Vitin 2016, por per 33 prej tyre te dhenat e regjistrit ishin te palexueshme per vleresuesit e INFOCIP. Vlen te theksohet se te dhenat e analizuar per GJA Vlore mund te kene marzh gabimi rreth 2.5% krahasuar me vetém 1.5% qe eshte rregulli per gjykatat e tjera. Rezulton se, brenda afatit prej 30 ditesh jane perfunduar se shqyrtuari 147 géshtje gquésore themeli (7% e totalit). Pjesa tjeter, 2035 ceshtje ose rreth 93% e totalit, jane shqyrtuar pertej ketij afati.

Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plotë