Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

GJYKATA ADMINISTRATIVE VLORE, GJETJET E MONITORIMIT 2017

Për efekt të kësaj analize u vlerësuan 1704 çështje gjyqësore themeli, vendimi për të cilat është dhënë në periudhën Janar –Dhjetor 2017, (hap këtu databazën e plotë) . Në total u administruan nga kjo gjykatë 1718 çështje të cilat rezultojnë të vendimuara në vitin 2017, por për 14 prej tyre të dhënat e regjistrit ishin të palexueshme për vlerësuesit e INFOÇIP. Rezulton se, brenda afatit prej 30 ditësh janë përfunduar së shqyrtuari 176 çështje gjyqësore themeli 10% e totalit). Pjesa tjetër, 1528 çështje ose rreth 90% e totalit, janë shqyrtuar përtej këtij afati.

Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plotë