Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë – ÇESHTJE PENALE THEMELI, viti 2023, 6-mujori i parë, kohëzgjatja në shqyrtim gjyqësor dhe në arsyetim/dorëzim vendimi

SHENIM METODOLOGJIK  

Ne 1 shkurt 2023, gjykatat e apelit (6 gjithsej) u shkrinë në një gjykatë të vetme, e cila u emërtua Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, (GJAJP) me seli në Tiranë. Ky ndryshim u bë në kuadër të Reformës së Rretheve Gjyqësore. Tabela e mëposhtme përmban të dhënat gjyqësore të renditura sipas Numratorit për Çështjet Penale të Themelit për periudhen Shkurt-Korrik 2023 (6-mujori i parë), të administruar tashmë nga GJAJP Tiranë. Vargu numerik hapet me vendimin Nr.1, Dt. 1 Shkurt 2023 dhe mbyllet me vendimin nr.1346, date 31 Korrik 2023. Tabela eshte perpunuar ne Shtator 2023 dhe nje pjese e mire e vendimeve ende nuk kane qenë të dorëzuara ne Sekretarinë Gjyqesore. Te dhenat per dorezimin e vendimeve do te plotësohen hap pas hapi dhe do te reflektohen mënyrë koherente kur të perpunohet 6-mujori i dytë 2023.