Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

GJYKATA E APELIT SHKODËR, VLERESIMI TEMATIK 2019-2016

INFOÇIP mblodhi dhe analizoi të dhënat për 5455 vendime për çështje themeli dhënë nga Gjykata e Apelit Shkodër nga viti 2016 deri në vitin 2019. Mesatarja e shqyrtimit te çeshtjeve te themelit per 4 vitet e marra se bashku ishte 362 dite, nderkohe qe mesatarja e dorezimit te vendimeve per te njejten periudhe ishte 18.7 dite. Treguesit me te mire te shqyrtimit te çështjeve Gjykata e Apelit Shkodër i pati gjate vitit 2016 ku mesatarja e shqyrtimit te çeshtjeve ishte 295.5 dite. Nderkohe, treguesit me te mire te  dorezimit te vendimeve ishin ne vitin 2017 me 16.8 dite.  Koha e shqyrtimit gjyqësor fillon në momentin e regjistrimit të çështjes në gjykatë dhe përfundon në momentin kur çështja gjyqësore merr vendim përfundimtar. Ndërkohë, kohëzgjatja e arsyetimit të vendimit përllogaritet nga momenti i shpalljes së dispozitivit nga gjyqtari/trupi ngjykues deri në momentin e dorëzimit të fashikullit gjyqësor në sekretarinë e gjykatës.

Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plotë