Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

GJYKATA E APELIT TIRANË , PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE , VLERESIMI TEMATIK 2017

Gjatë vitit 2017, Gjykata e Apelit Tiranë përballoi një ngarkesë të konsiderueshme pune, (hap këtu databazën e plotë) . Nga të dhënat e adminisitruara nga INFOCIP, rezulton se gjatë gjithë vitit 2017 u vendimuan 4695 çështje themeli. Prej këtyre, 2857 çështje themeli u vendimuan nga Dhoma Civile e kësaj Gjykate, ndërkohë që 1838 të tjera u vendimuan nga Dhoma Penale.
Të gjitha të dhënat për vlerësimin e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor janë administruar nga INFOCIP përmes disponimit të numratorëve të gjykatës (regjistrave). Evidenca bazë pasi është disponuar, është dixhitalizuar dhe procesuar në version elektronik në Platformën Kombëtare GJYKATAEHAPUR.AL. Platforma lejon përpunime komplekse të volumeve të mëdha të të dhënave gjyqësore përmes funksioneve të filtrimit dhe të renditjes. Vlerësimi tematik që realizon INFOCIP merr në analizë dy komponentë: kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor dhe kohëzgjatjen e arsyetimit dhe dorëzimit të vendimeve. Koha e shqyrtimit gjyqësor fillon në momentin e regjistrimit të çështjes gjykatë dhe përfundon në momentin kur çështja gjyqësore merr vendim përfundimtar. Ndërkohë, kohëzgjatja e arsyetimit të vendimit përllogaritet nga momenti i shpalljes së dispozitivit nga gjyqtari/trupi ngjykues deri në momentin e dorëzimit të fashikullit gjyqësor në sekretarinë e gjykatës.

Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plotë