Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

GJYKATA E APELIT TIRANE, VITI 2021, NJOHJE VENDIMI I HUAJ – KOHEZGJATJA

SHENIM METODOLOGJIK

Njohja e vendimeve të huaja ne Shqiperi rregullohet nga nenet 393 – 398 të Kodit të Procedurës Civile. Të gjitha vendimet e gjykatave të huaja, duhet të njihen nga Gjykata e Apelit në Shqipëri para se të fillojnë të zbatohen. Gjykata e Apelit nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394 të Kodit të Procedurës Civile. Kërkesës për t’i dhënë fuqi vendimit të gjykatës së huaj duhet t’i bashkëngjiten: a) kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në gjuhën shqipe i legalizuar nga noteri; b) vërtetim nga gjykata që e ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi e legalizimi noterial i tij. Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë; c) prokura, në rast se kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i të interesuarit, e përkthyer dhe e legalizuar te noteri. Nuk ka një afat të përcaktuar se brenda sa ditësh duhet të caktohet seanca e gjykimit (vlerësimit). Në praktikën e gjykatave, seanca caktohet brenda 15 ditëve,