14 Feb GJYKATA E APELIT VLORË , VLERESIMI TEMATIK 2019-2016
INFOÇIP mblodhi dhe analizoi të dhënat për 6655 vendime për çështje
themeli dhënë nga Gjykata e Apelit Vlorë nga viti 2016 deri në vitin 2019.
Mesatarja e shqyrtimit te çeshtjeve te themelit per 4 vitet e marra se bashku ishte 440 dite, nderkohe qe mesatarja e dorezimit te vendimeve per vitet 2016-2017 ishte 23 dite. Treguesit me te mire te shqyrtimit te çështjeve, Gjykata e Apelit Vlorë i pati gjate vitit 2016 ku mesatarja e shqyrtimit te çeshtjeve ishte 315.5 dite dhe ajo e dorezimit te vendimeve ishte 20.7 dite. Koha e shqyrtimit gjyqësor fillon në momentin e regjistrimit të çështjes gjykatë dhe përfundon në momentin kur çështja gjyqësore merr vendim përfundimtar. Ndërkohë, kohëzgjatja e arsyetimit të vendimit përllogaritet nga momenti i shpalljes së dispozitivit nga gjyqtari/trupi ngjykues deri në momentin e dorëzimit të fashikullit gjyqësor në sekretarinë e gjykatës.
Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plotë