Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR DURRËS, PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE, VLERESIMI TEMATIK 2017

Gjatë vitit 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës përballoi një ngarkesë të konsiderueshme pune, (hap këtu databazën e plotë) . Nga të dhënat e adminisitruara nga INFOCIP, rezulton se gjatë gjithë vitit 2017 u vendimuan 3041 çështje themeli. Prej këtyre, 2220 çështje themeli u vendimuan nga Dhoma Civile e kësaj Gjykate, ndërkohë që 821 të tjera u vendimuan nga Dhoma Penale

Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plotë