Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Objekti:           Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor

Subjekti:         Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Fioralba Prifti

Viti:                 2017 dhe 2016

Status:            Vlerësim Nominal (faktik-deskriptiv)

  1. Ngarkesa Gjyqësore, 2017

 Gjykata Administrative e Apelit dha gjithsej 5546 vendime gjyqësore themeli në vitin 2017. Gjyqtarja Fioralba Prifti rezulton se ka dhënë 292 vendime për çështje themeli në këtë gjykatë gjate vitit 2017. Nga analiza e këtyre të dhënave rezulton se Gjyqtarja Fioralba Prifti ka vendimuar rreth 5.2% te totalit të çështjeve të themelit në vitin 2017.

Gjyqtarja Fioralba Prifti ka vendimuar gjatë vitit 2017 me një frekuencë prej 24.3 çështje gjyqësore në muaj mesatarisht[1] (dosje të relatuara prej saj).  Frekuenca e Gjykatës Administrative të Apelit për vendimimet e çështjeve të themelit në 2017-ën rezulton të jetë rreth 462.1 çështje në muaj. Ngarkesa shpërndahet kryesisht mbi 13 anëtarë. Me një përllogaritje të thjeshtë, ngarkesa mesatare për secilin gjyqtar, për vendimimet e çështjeve të themelit, ështe 35.5 çështje në muaj.

Kjo frekuencë, e përllogaritur vetëm për cështjet e themelit, e pozicion atë nën mesataren e GJAA.

  • Kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor, 2017

Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 30 ditë afat për shqyrtimin e ankimit gjyqësor në Gjykatën Administrative të Apelit (neni 48[2]).

Nga vlerësimi i ndërmarrë, rezulton se mesatarja e shqyrtimit gjyqësor nga Gjyqtarja Fioralba Prifti për çështje themeli të vendimuara prej saj në 2017 rezulton të jetë 739.8 ditë. Kohëzgjatja e shqyrtimit në këtë rast përllogaritet nga data e regjistrimit të ankimit në rregjistrat e GJAA deri në datën e vendimimin të saj.

Nga kontrastimi i të dhënave të mësipërme kemi një tejkalim të kësaj afati me reth 709.8 ditë, ose rreth 23.6 herë krahasuar me afatin që cakton neni 48, paragrafi 2, i ligjit 49/2012, të ndryshuar.

***

Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për të gjitha vendimet e themelit të dhëna nga Gjykata Administrative e Apelit në vitin 2017 rezulton të jetë 677.7 ditë. Krahasimi midis këtyre dy të dhënave[3] indikon se Gjyqtarja Fioralba Prifti ka konsumuar 62 dite më shumë se sa mesatarja e gjithë GJAA për përfundimin e shqyrtimit gjyqësor gjatë 2017-ës.

Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor në 2017-ën përkon me vendimin nr.2730, vendimuar nga Gjyqtarja në fjalë. Sipas të dhënave të disponuara nga INFOCIP, kjo çështje është regjistruar në Gjykaten Administrative të Apelit në datë 03.04.2014 dhe është vendimuar në dt. 15.06.2017, pra pas 1169 ditësh, ose rreth 3.2 vjet. Me fjalë të tjera, afati ligjor i parashikuar në ligj është tejkaluar me 38.9 herë.

Dosja e shqyrtuar më shpejt nga Gjyqtarja Fioralba Prifti është ajo me nr.akti 14193, regjistruar në datë 12.05.2017 dhe e vendimuar brenda 55 ditesh, në dt.06.07.2017.

Tabela 1www.gjykataehapur.al  ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të vendimuara nga Gjyqtarja Fioralba Prifti në vitin 2017, të renditura nga më e vonuara e deri tek më pak e vonuara.

 

  1. Kohëzgjatja e dorëzimit të vendimit, 2017

 

Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 7 ditë afat për dorëzimin e vendimit të arsyetuar në sekretarinë e GJAA. Neni 55 parashikon shprehimisht se vendimi, pavarësisht formës së gjykimit, duhet të shpallet detyrimisht i arsyetuar (paragrafi 1) dhe se, brenda 7 ditëve nga shpallja e vendimit, dosja dorëzohet në sekretarinë gjyqësore (paragrafi 3).

Sa i takon afatit të arsyetimit/dorëzimit në sekretari të dosjes së vendimuar, rezulton se Gjyqtarja Fioralba Prifti ka një mesatare prej 14.7 ditësh gjatë vitit 2017. Kjo e dhënë sugjeron se afati ligjor i parashikuar është tejkaluar mesatarisht 2.1 here nga Gjyqtarja Fioralba Prifti gjatë 2017-ës. Medota e përdorur në këtë rast nuk grumbullon të dhënë nëse vendimi është shpallur i arsyetuar në seancën përfundimtare, sikurse sugjeron paragrafi 1 i nenit 55 të ligjit Nr. 49/2012, të ndryshuar. Praktika sugjeron se në rast të vonesave mbi 7 ditë, vendimi nuk shpallet i arsyetur në seancë (ky proces i rëndësishëm ndodh më pas).  Megjithatë, metoda vlerësuese në këtë rast kontraston kryesisht afatin që parashikon paragrafi 3 i nenit 55.

 

Mesatarja vjetore e Gjykates Administrative të Apelit për këtë tregues në 2017-ën është 12.1 ditë. Kjo do të thotë se Gjyqtarja Fioralba Prifti ka vonuar dorëzimin e vendimeve në sekretari më shumë se 1.2 here se mesatarja e përllogaritur për të gjithë trupën gjyqësore të marrë sëbashku (vendime përfundimtare themeli).

 

Vendimet më te vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2017, për çështje gyqësore me relatore Gjyqtaren Fioralba Priftin jane ato me nr.3916 dhe 3919 (dt. seance 21.09.2017), me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 71 ditësh. Kjo e dhënë sugjeron se afati ligjor është tejkaluar 10.1 herë.

 

Rezulton se nga 292 vendime përfundmtare themeli gjithsej të dorezuara në sekretari nga Gjyqtarja Fioralba Prifti ne 2017-ën, 19 rekurse janë arsyetuar/dorëzuar brenda afatit 7 ditor.

 

Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretarinë e GJAA eshte ai me nr.1463,1465,1466,1468,1660 dhe 5190[4], me 5 ditë kohëzgjatje në dorëzim.

 

Tabela 2www.gjykataehapur.al jep një paraqitje të detajuara të kohëzgjatjes në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës të vendimeve të arsyetuara nga Gjyqtarja Fioralba Prifti.

 

***

 

 

  1. Ngarkesa Gjyqësore, 2016

 

 

Gjykata Administrative e Apelit dha gjithsej 4738 vendime gjyqësore themeli në vitin 2016. Gjyqtarja Fioralba Prifti rezulton se ka dhënë 267 vendime për çështje themeli në këtë gjykatë gjate vitit 2016. Nga analiza e këtyre të dhënave rezulton se Gjyqtarja Fioralba Prifti ka vendimuar rreth 5.6% te totalit të çështjeve të themelit në vitin 2016.

 

Gjyqtarja Fioralba Prifti ka vendimuar gjatë vitit 2016 me një frekuencë prej 22.2 çështje gjyqësore në muaj mesatarisht[5] (dosje të relatuara prej saj).  Frekuenca e Gjykatës Administrative të Apelit për vendimimet e çështjeve të themelit në 2016-ën rezulton të jetë rreth 394.8 çështje në muaj. Ngarkesa shpërndahet kryesisht mbi 13 anëtarë. Me një përllogaritje të thjeshtë, ngarkesa mesatare për secilin gjyqtar, për vendimimet e çështjeve të themelit, ështe 30.3 çështje në muaj.

 

Kjo frekuencë, e përllogaritur vetëm për cështjet e themelit, e pozicion atë në mesataren e GJAA.

 

  1. Kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor, 2016

 

 

 

Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 30 ditë afat për shqyrtimin e ankimit gjyqësor në Gjykatën Administrative të Apelit (neni 48[6]).

 

Nga vlerësimi i ndërmarrë, rezulton se mesatarja e shqyrtimit gjyqësor nga Gjyqtarja Fioralba Prifti për çështje themeli të vendimuara prej saj në 2016 rezulton të jetë 640.9 ditë. Kohëzgjatja e shqyrtimit në këtë rast përllogaritet nga data e regjistrimit të ankimit në rregjistrat e GJAA deri në datën e vendimimin të saj.

 

Nga kontrastimi i të dhënave të mësipërme kemi një tejkalim të kësaj afati me rreth 610.9 ditë, ose rreth 20.3 herë krahasuar me afatin që cakton neni 48, paragrafi 2, i ligjit 49/2012, të ndryshuar.

 

***

 

Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për të gjitha vendimet e themelit të dhëna nga Gjykata Administrative e Apelit në vitin 2016 rezulton të jetë 589.2 ditë. Krahasimi midis këtyre dy të dhënave[7] indikon se Gjyqtarja Fioralba Prifti   ka konsumuar 51.7 dite më shumë se sa mesatarja e gjithë GJAA për përfundimin e shqyrtimit gjyqësor gjatë 2016-ës.

 

Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor në 2017-ën përkon me vendimin nr.4690, vendimuar nga Gjyqtarja në fjalë. Sipas të dhënave të disponuara nga INFOCIP, kjo çështje është regjistruar në Gjykaten Administrative të Apelit në datë 16.10.2014 dhe është vendimuar në dt. 22.12.2016, pra pas 798 ditësh, ose rreth 2.1 vjet. Me fjalë të tjera, afati ligjor i parashikuar në ligj është tejkaluar me 26.6 herë.

 

Dosja e shqyrtuar më shpejt nga Gjyqtarja Fioralba Prifti është ajo me nr.vendimi 1389, regjistruar në datë 25.03.2016 dhe e vendimuar brenda 63 ditesh, në dt.26.05.2016.

 

Tabela 3www.gjykataehapur.al  ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të vendimuara nga Gjyqtarja Fioralba Prifti në vitin 2016, të renditura nga më e vonuara e deri tek më pak e vonuara.

 

  • Kohëzgjatja e dorëzimit të vendimit, 2016

 

 

Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 7 ditë afat për dorëzimin e vendimit të arsyetuar në sekretarinë e GJAA. Neni 55 parashikon shprehimisht se vendimi, pavarësisht formës së gjykimit, duhet të shpallet detyrimisht i arsyetuar (paragrafi 1) dhe se, brenda 7 ditëve nga shpallja e vendimit, dosja dorëzohet në sekretarinë gjyqësore (paragrafi 3).

 

Sa i takon afatit të arsyetimit/dorëzimit në sekretari të dosjes së vendimuar, rezulton se Gjyqtarja Fioralba Prifti ka një mesatare prej 10.6 ditësh gjatë vitit 2016. Kjo e dhënë sugjeron se afati ligjor i parashikuar është tejkaluar 1.5 here me shume nga Gjyqtarja Fioralba Prifti gjatë 2016-ës. Medota e përdorur në këtë rast nuk grumbullon të dhënë nëse vendimi është shpallur i arsyetuar në seancën përfundimtare, sikurse sugjeron paragrafi 1 i nenit 55 të ligjit Nr. 49/2012, të ndryshuar. Praktika sugjeron se në rast të vonesave mbi 7 ditë, vendimi nuk shpallet i arsyetur në seancë (ky proces i rëndësishëm ndodh më pas).  Megjithatë, metoda vlerësuese në këtë rast kontraston kryesisht afatin që parashikon paragrafi 3 i nenit 55.

 

Mesatarja vjetore e Gjykates Administrative të Apelit për këtë tregues në 2016-ën është 9.4 ditë. Kjo do të thotë se Gjyqtarja Fioralba Prifti  ka vonuar dorëzimin e vendimeve në sekretari 1.1 here më shumë se mesatarja e përllogaritur për të gjithë trupën gjyqësore të marrë sëbashku (vendime përfundimtare themeli).

 

Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2016, për çështje gyqësore me relator Gjyqtarjan Fioralba Priftin është ai me nr.2422 (dt. seance 27.07.2016), me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 36 ditësh. Kjo e dhënë sugjeron se afati ligjor është tejkaluar 5.1 here.

 

Rezulton se nga 267 vendime përfundmtare themeli gjithsej të dorezuara në sekretari nga Gjyqtarja Fioralba Prifti ne 2016-ën, 90 rekurse janë arsyetuar/dorëzuar brenda afatit 7 ditor.

 

Vendimet më shpejt te arsyetuar/dorëzuar në Sekretarinë e GJAA janë ato me nr. 2435 dhe 2436 me 2 ditë kohëzgjatje në dorëzim.

 

Tabela 4www.gjykataehapur.al jep një paraqitje të detajuara të kohëzgjatjes në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës të vendimeve të arsyetuara nga Gjyqtarja Fioralba Prifti

 

***

 

[1] Mesatarja e vendimimit në këtë rast përllogatitet si shpëndarje në 12 muajt e vitit të totalit të çështjeve. Për thjeshtësi metodologjike, muaji Gusht, I cili si rregull është muaj pushimi për gjykatën është i përfshirë më këtë mesatare, pasi ngarkesa e saj shpëndahet si rregull në muajt paraardhës dhe pasardhës.

[2] Neni 48 Ankimi në Gjykatën Administrative të Apelit, paragrafi 2 : Gjykata Administrative e Apelit shqyrton çështjen brenda 30 ditëve nga data e ardhjes së ankimit nga gjykata ku është paraqitur ankimi.

 

[3] Vlerësimi nominal vs. vlerësimi tematik

[4] Respektivisht: dt seance  06.04.2017 (nr Akti 7405/489/875,7415/4900/881,7431/4915/1891,11120/6516/6516,7018/4559/651 dhe 7605/5084/1017)

[5] Mesatarja e vendimimit në këtë rast përllogatitet si shpëndarje në 12 muajt e vitit të totalit të çështjeve. Për thjeshtësi metodologjike, muaji Gusht, I cili si rregull është muaj pushimi për gjykatën është i përfshirë më këtë mesatare, pasi ngarkesa e saj shpëndahet si rregull në muajt paraardhës dhe pasardhës.

[6] Neni 48 Ankimi në Gjykatën Administrative të Apelit, paragrafi 2 : Gjykata Administrative e Apelit shqyrton çështjen brenda 30 ditëve nga data e ardhjes së ankimit nga gjykata ku është paraqitur ankimi.

 

[7] Vlerësimi nominal vs. vlerësimi tematik