Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.
Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.
Në përmbushje të misionit për më shumë transparencë me publikun, INFOCIP ka vlerësuar përmes analizës së të dhënave performancën profesionale të anëtarit të Gjykatës së Lartë, gjyqtarit Andi Celiku, sa i takon vonesave në kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor Ky vlerësim bazohet në të dhënat e grumbulluar nga INFOCIP gjatë tre viteve të fundit, në kuadër të programit kombëtar të monitorimit të gjykatave.
Të dhënat janë analizuar me kujdes për të sjellë para publikut, medias dhe instutucioneve të reja të sistemit të drejtësisë fashikullin me vlerësimin specifik për gjyqtarin Andi Celiku, aktualisht ne proces vetting-u.
Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor mat dhe vlerëson treguesit për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të rekurseve të relatuara nga gjyqtari Andi Celiku nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në vendimimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, ky vlerësim special mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku gjyqtari Andi Celiku ka qenë relator i çështjes gjyqësore.
Gjyqtari Andi Celiku rezulton të këtë jetë caktuar relator në 141 shqyrtime rekursi në Kolegjin Administrativ të GJL.Gjate vitit 2017 Kolegji Administrativ dha gjithsej 897 vendime gjyqesore.Kjo do te thote se gjyqtari Andi Celiku ka vendimuar 1/ 6 e totalit.
Mesatarisht gjyqtari Andi Celiku ka vendimuar gjate vitit 2017 me nje frekuence prej 11.75 ceshtje gjyqesore ne muaj dosjet,ceshtjet administrative te relatuara prej tij.Frekuenca e kolegjit administrativ rezulton te jete rreth 74 ceshtje ne muaj.
Tabela 1 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e shyqrtimit gjyqesor te ceshtjeve te vendimuara ne vitin 2017 (ceshtje administrative) me relator Andi celiku
Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Andi Celiku të vendimuara në 2017-ën është 1205.5 ditë. Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. i ndryshuar, parashikon 90 ditë afat për shqyrtimin gjyqësor të rekursit në Gjykatën e Lartë (neni 60, paragrafi 2[1]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (90 ditë) është tejkaluar mesatarisht me 13.38 herë.
Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë për vitin 2017 rezulton të jëtë 890 ditë (897 vendimime në total për 2017-ën).
Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për gjykime nga gjyqtari Andi Celiku në Kolegjin Administrativ përkon me dosjen (nr.akti) 1757. Ky rekurs administrativ është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 15.06.2012 dhe është vendimuar në dt. 12.04.2017 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi[2]). Në total, kohezgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit ka qenë 1762 ditë ose 4.82 vjet. Afati ligjor në këtë rast është tejkaluar 19.5 herë. Me fjalë të tjera, për këtë çështje janë marrë përtej afatit ligjor (të përcaktuar në nenin 60, paragrafi 2 të ligjit 49/2012, të ndryshuar) edhe 1672 ditë të tjera.
Nga analiza tërësore rezulton se gjyqtari Andi Celiku ka 3 cështje administrative të relatuar prej tij, e cila të jetë vendimuar brenda afatit ligjor prej 90 ditësh, duke mos konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, të ndryshuar.
Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor administrativ, me relator Andi Celiku është ajo me nr.akti 878, rekurs i regjistruar në datë 11.04.2017 dhe i vendimuar brenda 35 ditësh (në dt.16.05.2017).
***
Sa i takon afatit të arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve, rezulton se mesatarisht rekurset administrative që kanë patur relator gjyqtarin Andi Celiku janë dorëzuar në sekretarinë e GJL për rreth 36.3 ditë mesatarisht gjatë vitit 2017.
Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 10 ditë afat për dorëzimin në sekretari të vendimit të arsyetuar në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë (neni 64, paragrafi 3[3]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (10 ditë) është tejkaluar pak me pak se 4 here.
Tabela 2 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e dorezimit te vendimeve ne vitin 2017 (ceshtje administrative) me relator Andi Celiku.
Vendimi me i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2017, për çeshtje gyqësore të relatuara nga gjyqtari Andi Celiku është ai me nr.akti 1961, dt 21.02.2017, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 260 ditësh ose 26-fish më shume se afati i përcaktuar në ligjin 49/2012, të ndryshuar.
Rezulton se nga 141 rekurse administrative gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Andi Celiku, të vendimuara në 2017-ën, 31 prej tyre jane arsyetuar/dorëzuar brenda afatit ligjor 10 ditor, duke mos konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, te ndryshuar.
Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretari nga gjyqtari Andi Celiku gjatë kontributit të tij si relator në çështje gjyqësore në Kolegjin Administrativ gjatë 2017 është ai me nr. 1323, dt 29.06.2017 (nr. Akti 4716) me 1 ditë kohëzgjatje.
Gjyqtari Andi Celiku rezulton të këtë jetë caktuar relator në 40 shqyrtime rekursi në Kolegjin Administrativ të GJL. Gjate vitit 2016 Kolegji Administrativ dha gjithsej 604 vendime gjyqesore. Kjo do te thote se gjyqtari Andi Celiku ka vendimuar 1/15 e totalit. Mesatarisht gjyqtari Andi Celiku ka vendimuar gjate vitit 2016 me nje frekuence prej 3.3 ceshtje gjyqesore ne muaj dosjet,ceshtjet administrative te relatuara prej tij.Frekuenca e kolegjit administrativ rezulton te jete rreth 50 ceshtje ne muaj.
Tabela 3 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e shyqrtimit gjyqesor te ceshtjeve te vendimuara ne vitin 2016 (ceshtje administrative) me relator Andi Celiku.
Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Andi Celiku të vendimuara në 2016-ën është 1009.4 ditë. Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. i ndryshuar, parashikon 90 ditë afat për shqyrtimin gjyqësor të rekursit në Gjykatën e Lartë (neni 60, paragrafi 2[4]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (90 ditë) është tejkaluar mesatarisht me 11.2 herë.
Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë për vitin 2016 rezulton të jëtë 820 ditë (604 vendimime në total për 2016-ën).
Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për gjykime nga Andi Celiku në Kolegjin Administrativ përkon me dosjen (nr.vendimi) 2625. Ky rekurs administrativ është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 21.10.2011 dhe është vendimuar në dt. 17.05.2016 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi[5]). Në total, kohezgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit ka qenë 1669 ditë ose 4.57 vjet. Afati ligjor në këtë rast është tejkaluar 18.54 herë. Me fjalë të tjera, për këtë çështje janë marrë përtej afatit ligjor (të përcaktuar në nenin 60, paragrafi 2 të ligjit 49/2012, të ndryshuar) edhe 1579 ditë të tjera.
Nga analiza tërësore rezulton se gjyqtari Andi Celiku nuk ka asnjë cështje administrative të relatuar prej tij, e cila të jetë vendimuar brenda afatit ligjor prej 90 ditësh, duke konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, të ndryshuar.
Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor administrativ, me relator Andi Celiku është ajo me nr.vendimi 903, rekurs i regjistruar në datë 12.10.2015 dhe i vendimuar brenda 129 ditësh (në dt.18.02.2016).
***
Sa i takon afatit të arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve, rezulton se mesatarisht rekurset administrative që kanë patur relator gjyqtarin Andi Celiku janë dorëzuar në sekretarinë e GJL për rreth 26.4 ditë mesatarisht gjatë vitit 2016.
Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 10 ditë afat për dorëzimin në sekretari të vendimit të arsyetuar në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë (neni 64, paragrafi 3[6]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (10 ditë) nuk është tejkaluar
Tabela 4 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e dorezimit te vendimeve ne vitin 2016 (ceshtje administrative) me relator Andi Celiku.
Vendimi me i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2016, për çeshtje gyqësore të relatuara nga gjyqtari Andi Celiku është ai me nr.vendimi 1481, dt 19.04.2016, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 92 ditësh ose 9-fish më shume se afati i përcaktuar në ligjin 49/2012, të ndryshuar.
Rezulton se nga 40 rekurse administrative gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Andi Celiku, të vendimuara në 2016-ën, 11 prej tyre jane arsyetuar/dorëzuar brenda afatit ligjor 10 ditor, duke mos konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, te ndryshuar.
Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretari nga gjyqtari Andi Celiku gjatë kontributit të tij si relator në çështje gjyqësore në Kolegjin Administrativ gjatë 2016 është ai me nr. 3265, dt 20.12.2016 me 1 ditë kohëzgjatje.
Gjyqtari Andi Celiku rezulton të këtë jetë caktuar relator në 110 shqyrtime rekursi në Kolegjin Administrativ të GJL. Gjate vitit 2015 Kolegji Administrativ dha gjithsej 704 vendime gjyqesore.Kjo do te thote se gjyqtari Andi Celiku ka vendimuar pak me shume 1/6 e totalit.
Mesatarisht gjyqtari Andi Celiku ka vendimuar gjate vitit 2015 me nje frekuence prej 9 ceshtje gjyqesore ne muaj dosjet,ceshtjet administrative te relatuara prej tij.Frekuenca e kolegjit administrativ rezulton te jete rreth 58.6 ceshtje ne muaj.
Tabela 5 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e shyqrtimit gjyqesor te ceshtjeve te vendimuara ne vitin 2015 (ceshtje administrative) me relator Andi Celiku.
Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Andi Celiku të vendimuara në 2015-ën është 1126.6 ditë. Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. i ndryshuar, parashikon 90 ditë afat për shqyrtimin gjyqësor të rekursit në Gjykatën e Lartë (neni 60, paragrafi 2[7]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (90 ditë) është tejkaluar mesatarisht me 13.6 herë.
Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë për vitin 2015 rezulton të jëtë 854 ditë (706 vendimime në total për 2015-ën).
Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për gjykime nga Andi Celiku në Kolegjin Administrativ përkon me dosjen (nr.vendimi) 2960. Ky rekurs administrativ është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 02.05.2011 dhe është vendimuar në dt. 15.09.2015 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi[8]). Në total, kohezgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit ka qenë 1597 ditë ose 4.37 vjet. Afati ligjor në këtë rast është tejkaluar 17.7 herë. Me fjalë të tjera, për këtë çështje janë marrë përtej afatit ligjor (të përcaktuar në nenin 60, paragrafi 2 të ligjit 49/2012, të ndryshuar) edhe 1507 ditë të tjera.
Nga analiza tërësore rezulton se gjyqtari Andi Celiku nuk ka asnjë cështje administrative të relatuar prej tij, e cila të jetë vendimuar brenda afatit ligjor prej 90 ditësh, duke konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, të ndryshuar.
Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor administrativ, me relator Andi Celiku është ajo me nr.vendimi 1145, rekurs i regjistruar në datë 25.11.2014 dhe i vendimuar brenda 98 ditësh (në dt 03.03.2015).
***
Sa i takon afatit të arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve, rezulton se mesatarisht rekurset administrative që kanë patur relator gjyqtarin Andi Celiku janë dorëzuar në sekretarinë e GJL për rreth 56.4 ditë mesatarisht gjatë vitit 2015.
Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 10 ditë afat për dorëzimin në sekretari të vendimit të arsyetuar në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë (neni 64, paragrafi 3[9]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (10 ditë) është tejkaluar pak me shume se 5 here.
Vendimi me i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2015, për çeshtje gyqësore të relatuara nga gjyqtari Andi Celiku është ai me nr.vendimi 2960, dt 15.09.2015, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 309 ditësh ose 30-fish më shume se afati i përcaktuar në ligjin 49/2012, të ndryshuar.
Tabela 6 ne https://www.gjykataehapur.al ofron te dhena te detajuara per kohezgjatjen e dorezimit te vendimeve ne vitin 2015 (ceshtje administrative) me relator Andi Celiku.
Rezulton se nga 110 rekurse administrative gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Andi Celiku, të vendimuara në 2015-ën, 23 prej tyre jane arsyetuar/dorëzuar brenda afatit ligjor 10 ditor, duke mos konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, te ndryshuar.
Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretari nga gjyqtari Andi Celiku gjatë kontributit të tij si relator në çështje gjyqësore në Kolegjin Administrativ gjatë 2017 është ai me nr. 308, dt 12.02.2015 me 1 ditë kohëzgjatje.
[1] Neni 60 Dërgimi i rekursit në Gjykatën e Lartë:
[2]http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2013-04751&ln=Lng1&uni=20180723152950109695203995412890
[3] Neni 64 Shpallja dhe depozitimi i vendimit
[4] Neni 60 Dërgimi i rekursit në Gjykatën e Lartë:
[5]http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2013-04751&ln=Lng1&uni=20180723152950109695203995412890
[6] Neni 64 Shpallja dhe depozitimi i vendimit
[7] Neni 60 Dërgimi i rekursit në Gjykatën e Lartë:
[8]http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2013-04751&ln=Lng1&uni=20180723152950109695203995412890
[9] Neni 64 Shpallja dhe depozitimi i vendimit