Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Objekti:         Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor

Subjekti:       Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli

Periudha:     Vitet 2017, 2016, 2015

Status:          Vlerësim Nominal (faktik-deskriptiv)

1.Hyrje

Në përmbushje të misionit për më shumë transparencë me publikun, INFOCIP ka vlerësuar përmes analizës së të dhënave performancën profesionale të anëtarit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, gjyqtarit Artan Zeneli. Vlerësimi profesional fokusohet vetëm tek afatet e shqyrtimit të dosjeve gjyqësore të relatuara nga gjyqtari në fjalë dhe bazohet në të dhënat e grumbulluara nga INFOCIP gjatë tre viteve të fundit, në kuadër të Programit Kombëtar të Monitorimit të Gjykatave.

 

Të dhënat janë analizuar me kujdes për të sjellë para publikut, medias dhe instutucioneve të reja të sistemit të drejtësisë një kontribut të pavarur për komponentin e parë të vetingut të gjyqtarëve, konkretisht atë të performacës profesionale në terma të kohëzgjatjen e procesit gjyqësor.
Raporti Nominal për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Artan Zeneli mat dhe vlerëson specifikisht treguesit për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të rekurseve të relatuara prej tij gjatë viteve 2015, 2016 dhe 2017.

 

Matja e kohëzgjatjes fillon nga momenti I regjistrimit të rekursit deri në vendimimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, Vlerësimi Nominal mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku gjyqtari në fjalë ka qenë relator i çështjes gjyqësore.
Vlerësimi nuk trajton vendimet e gjyqtarit të marra në dhomë këshillimi për pranimin ose jo të rekursit në Gjjykatën e Lartë.

 

II. Vlerësimi i performances për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor në Kolegjin Penal të GJL për gjyqtari Tom Ndreca si relator.

 

 

Viti 2017

 

Gjyqtari Artan Zeneli rezulton të këtë qenë relator në 37 rekurse në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimuar në vitin 2017. Ky Kolegj dha gjithsej 152 vendime gjyqësore në 2017-ën. Sipas një përllogaritje të thjeshtë, gjyqtari Artan Zeneli ka vendimuar rreth 1/4 e totalit.

 

Mesatarisht, gjyqtari Artan Zeneli ka vendimuar gjatë vitit 2017 me një frekuencë prej 3 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet penale të relatuara prej tij). Frekuenca e Kolegjit Penal të GJL për vendimimet e 2017-ës rezulton të jetë rreth 12.6 çështje në muaj. Ngarkesa shpëndahet kryesisht mbi 5 anetarë dhe me një perllogaritje te thjeshte ngarkesa per secilin ështe 2.52 çështje mesatarisht të vendimuara në muaj.

 

Tabela 1 në www.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të vendimuara nga Gjyqtari Artan Zeneli në vitin 2017, të renditura nga më e vonuara e deri tek më pak e vonuara.

 

Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit të rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga gjyqtari Artan Zeneli, të vendimuara në 2017-ën rezulton të jetë 442 ditë.

 

Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë për vitin 2017 rezulton të jetë 443 ditë (152 vendimime në total për 2017-ën). Gjyqtari Artan Zeneli rezulton të jëtë i pozicionuar thuajse ne nje vijë me këtë mesatare të Kolegjit Penal, sa i takon kohës së shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të relatuara prej tij.

 

Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për rekurse penale të vendimuar në 2017-ën dhe të relatuar nga gjyqtari Artan Zeneli në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë përkon me vendimin nr.814, dt seance 25.10.2017. Sipas Numratorit të rekurseve penale që ka disponuar INFOCIP kjo çështje rezulto e regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 14.05.2013 dhe është vendimuar në dt. 25.10.2017. Megjithatë kjo çështje nuk gjendet e hedhur në sistemin elektronik onlinë të Gjykatës së Lartë. Në këtë të fundit, si çështja e vendimuar me më shumë vonesë rezulton vendimi penal 814 (nr. regjistri 126, nr. akti 603), i regjistruar vendimuar në datë 14.05.2013 dhe I vendimuar ne datë 15.03.2017, pra pas 784 ditë, ose pak më shumë se 2 vjet kohëzgjatje (shfleto vendimin këtu )
Rekursi më pak i vonuar në shqyrtim gjyqësor penal, me relator Artan Zeneli është ai me nr. akti 400, rekurs i regjistruar në datë 09.03.2017 dhe i vendimuar brenda 20 ditësh, në dt.29.03.2017.

 

***

 

Sa i takon afatit të arsyetimit/dorëzimit në sekretari të dosjes së vendimuar, rezulton se rekurset penale të vendimuara në 2017, që kanë patur relator gjyqtarin Artan Zeneli janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë mesatarisht për 67.1 ditë. Mesatarja vjetore e Kolegjit Penal për këtë tregues në 2017-ën është 67.1 ditë.

 

Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2017, për çështje gyqësore penale me relatuar gjyqtarin Artan Zeneli është ai me nr.370, dt. seance 11.05.2017, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 221 ditësh.

 

Rezulton se nga 37 rekurse penale gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Artan Zeneli dhe të vendimuara në 2017-ën, vetëm 5 prej tyre janë arsyetuar/dorëzuar brenda afatit 30 ditor.

 

Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretarinë e GJL nga gjyqtari Artan Zeneli, si relator i dosjeve të vendimuara në 2017-ën në Kolegjin Penal, është ai me nr. 326, dt séance 20.04.2017 (nr. Akti 2279) me vetëm 6 ditë kohëzgjatje në dorëzim (26.04.2017).

 

Tabela 2 në www.gjykataehapur.al jep një paraqitje të detajuara të kohëzgjatjes në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të dosjeve penale të vendimuara në 2017-ën me ralator gjyqtarin Artan Zeneli.

 

 Viti 2016

 

Gjyqtari Artan Zeneli rezulton të këtë qenë relator në 54 rekurse në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimuara në vitin 2016. Ky Kolegj dha gjithsej 241 vendime gjyqësore në 2016-ën. Sipas një përllogaritje të thjeshtë, gjyqtari Artan Zeneli ka vendimuar rreth 1/5 e totalit vjetor.

 

Mesatarisht, gjyqtari Artan Zeneli ka vendimuar gjatë vitit 2016 me një frekuencë prej 4.4 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet penale të relatuara prej tij). Frekuenca e Kolegjit Penal të GJL për vendimimet e 2016-ës rezulton të jetë rreth 20 çështje në muaj. Ngarkesa shpendahet kryesisht mbi 5 anetarë, dhe me një perllogaritje të thjeshtë ngarkesa per secilin është 4 çështje mesatarisht të vendimuara çdo muaj.

 

Tabela 3 në www.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të vendimuara nga Gjyqtari Artan Zeneli në vitin 2016, të renditura nga “më e vonuara” e deri tek “më pak e vonuara”.

 

Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit të rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga gjyqtari Artan Zeneli, të vendimuara në 2016-ën rezulton të jetë 361 ditë (pak me pak se 1 vit).

 

Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë për vitin 2016 rezulton të jetë 362 ditë (241 vendimime në total për 2016-ën). Gjyqtari Artan Zeneli rezulton të jëtë i pozicionuar thuajse në një vijë me këtë mesatare të Kolegjit Penal, sa i takon kohës së shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të relatuara prej tij.

 

Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për rekurs penal të vendimuar në 2016-ën dhe të relatuar nga gjyqtari Artan Zeneli në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë përkon me vendimin nr.754, dt seance 04.05.2016. Ky rekurs penal është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 31.07.2012 (vendimi i bashkalidhur ). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në marrjen e vendimit final ka qenë 1373 ose rreth 3.7 vjet.
Rekursi më pak i vonuar në shqyrtim gjyqësor, me relator Artan Zeneli është ajo me nr. akti 2021, rekurs i regjistruar në datë 04.12.2016 dhe i vendimuar ne datë 07.12.2016, pra brenda 3 ditësh.

 

***

 

Sa i takon afatit të arsyetimit/dorëzimit në sekretari të dosjes së vendimuar, rezulton se rekurset penale të vendimuara në 2016 me relator gjyqtarin Artan Zeneli janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë mesatarisht për 79.6 ditë. Mesatarja vjetore e Kolegjit Penal për këtë tregues në 2016-ën është 79.8 ditë.

 

Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2016, për çështje gyqësore penale me relator gjyqtarin Artan Zeneli është ai me nr.59, dt. seance 27.01.2016, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 296 ditësh.

 

Rezulton se nga 54 rekurse penale gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Artan Zeneli dhe të vendimuara në 2016-ën nga Kolegji Penal, 8 prej tyre janë arsyetuar/dorëzuar brenda një afati 30 ditor.
Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretarinë e GJL nga gjyqtari Artan Zeneli, si relator i dosjeve të vendimuara në 2017-ën në Kolegjin Penal, është ai me nr. 1219, dt seance 13.07.2016 (nr. Akti 510) me vetëm 9 ditë kohëzgjatje në dorëzim.

 

Tabela 4 në  www.gjykataehapur.al jep një paraqitje të detajuara të kohëzgjatjes në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të dosjeve penale të vendimuara në 2016-ën me ralator gjyqtarin Artan Zeneli.

 

 Viti 2015

 

Gjatë vitit 2015, gjyqtari Artan Zeneli ka relatuar 45 rekurse të vendimuara në Kolegjin Penal të GJL. Gjatë vitit 2015, ky Kolegj dha gjithsej 231 vendime gjyqësore. Kjo do të thotë se gjyqtari Artan Zeneli ka vendimuar me shume se 1/5 e totalit për vendimet e 2015-ës.

 

Mesatarisht, gjyqtari Artan Zeneli ka vendimuar gjatë vitit 2015 me një frekuencë prej 3.7 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet penale ku ai ka qenë relator). Frekuenca e Kolegjit Penal të GJL për vendimimet e 2015-ës rezulton të jetë rreth 26.7 çështje çdo muaj. Ngarkesa shpendahet kryesisht mbi 5 anetarë, ku ngarkesa per secilin është 5.2 çështje mesatarisht të vendimuara çdo muaj nga secili anetar .

 

Tabela 5 në www.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor në vitin 2015 për çështjet penale me ralator gjyqtarin Artan Zeneli. Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Artan Zeneli, të vendimuara në 2015-ën është 439 ditë.

 

Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë për vitin 2015 rezulton të jetë rreth 427 ditë (231 vendimime në total për 2015-ën). Gjyqtari Artan Zeneli rezulton të jëtë i pozicionuar pak më lart (me më shumë vonesë) se mesatarja e Kolegjit Penal sa i takon këtij treguesi.

 

Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për rekurs penal të vendimuar në 2015-ën dhe të relatuar nga gjyqtari Artan Zeneli në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë përkon me vendimin nr.602, dt. seance 25.02.2015. Ky rekurs penal është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 25.05.2012 (vendimi i bashkalidhur ). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në marrjen e vendimit final ka qenë 1006 ditë ose rreth 2.7 vjet.
Rekursi më pak i vonuar në shqyrtim gjyqësor, me relator gjyqtarin Artan Zeneli është ajo me nr. akti 1261, rekurs i regjistruar në datë 15.06.2015 dhe i vendimuar ne datë 01.07.2015, pra brenda 16 ditësh.

 

***

Sa i takon afatit të arsyetimit/dorëzimit në sekretari të dosjes së vendimuar, rezulton se rekurset penale të vendimuara në 2015 me relator gjyqtarin Artan Zeneli janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë mesatarisht për 56.4 ditë. Mesatarja vjetore e Kolegjit Penal për këtë tregues në 2015-ën është 59.8 ditë.

 

Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2015, për çështje gyqësore penale me relator gjyqtarin Artan Zeneli është ai me nr.703, dt. seance 01.04.2015, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 445 ditësh.

 

Rezulton se nga 45 rekurse penale gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Artan Zeneli dhe të vendimuara në 2015-ën nga Kolegji Penal i GJL, 11 prej tyre janë arsyetuar/dorëzuar brenda një afati 30 ditor.
Vendimet më shpejt të arsyetuara/dorëzuara në Sekretarinë e GJL nga gjyqtari Artan Zeneli, si relator i dosjeve të vendimuara në 2015-ën në Kolegjin Penal, jane respektivisht ato me nr. 2702, dt. seance 28.10.2015, nr. 2701, dt. seance 28.10.2015 dhe nr. 2698, dt. seance 28.10.2015, me vetëm 1 ditë kohëzgjatje në dorëzim.

 

Tabela 6 në  www.gjykataehapur.al jep një paraqitje të detajuara të kohëzgjatjes në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të dosjeve penale të vendimuara në 2015-ën me ralator gjyqtarin Artan Zeneli.

 

III. Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor ne Kolegjin Administrativ të GJL, gjyqtari Artan Zeneli

 

Gjatë vitit 2017, 2016 dhe 2015, Gjyqtari Artan Zeneli nuk rezulton të jetë caktuar ndonjëherë si relator në rekursi të shqyrtuara/vendimuara në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë.

 

IV.Vlerësimi Nominal i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor në Kolegjin Civil të GJL, gjyqtari Artan Zeneli

 

Gjatë vitit 2017, 2016 dhe 2015, Gjyqtari Artan Zeneli nuk rezulton të jetë caktuar ndonjëherë si relator në rekursi të shqyrtuara/vendimuara në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë.