Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Objekti:           Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor

Subjekti:         Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj

Viti:                 2017 dhe 2016

Status:            Vlerësim Nominal (faktik-deskriptiv)

  1. Ngarkesa Gjyqësore, 2017

Gjykata Administrative e Apelit dha gjithsej 5546 vendime gjyqësore themeli në vitin 2017. Gjyqtari Artur Malaj rezulton se ka dhënë 306 vendime për çështje themeli në këtë gjykatë gjate vitit 2017. Nga analiza e këtyre të dhënave rezulton se gjyqtari Artur Malaj ka vendimuar rreth 5.5% te totalit të çështjeve të themelit në vitin 2017.

 

Gjyqtari Artur Malaj ka vendimuar gjatë vitit 2017 me një frekuencë prej 25.5 çështje gjyqësore në muaj mesatarisht[1] (dosje të relatuara prej tij).  Frekuenca e Gjykatës Administrative të Apelit për vendimimet e çështjeve të themelit në 2017-ën rezulton të jetë rreth 462.1 çështje në muaj. Ngarkesa shpërndahet kryesisht mbi 13 anëtarë. Me një përllogaritje të thjeshtë, ngarkesa mesatare për secilin gjyqtar, për vendimimet e çështjeve të themelit, ështe 35.5 çështje në muaj.

 

Kjo frekuencë, e përllogaritur vetëm për cështjet e themelit, e pozicion atë nen mesataren e GJAA.

 

  • Kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor, 2017

 

 

Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 30 ditë afat për shqyrtimin e ankimit gjyqësor në Gjykatën Administrative të Apelit (neni 48[2]).

 

Nga vlerësimi i ndërmarrë, rezulton se mesatarja e shqyrtimit gjyqësor nga gjyqtari Artur Malaj për çështje themeli të vendimuara prej tij në 2017 rezulton të jetë 707.8 ditë. Kohëzgjatja e shqyrtimit në këtë rast përllogaritet nga data e regjistrimit të ankimit në rregjistrat e GJAA deri në datën e vendimimin të tij.

 

Nga kontrastimi i të dhënave të mësipërme kemi një tejkalim të këtij afati me reth 677.8 ditë, ose rreth 22.5 herë krahasuar me afatin që cakton neni 48, paragrafi 2, i ligjit 49/2012, të ndryshuar.

 

***

 

Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për të gjitha vendimet e themelit të dhëna nga Gjykata Administrative e Apelit në vitin 2017 rezulton të jetë 677.7 ditë. Krahasimi midis këtyre dy të dhënave[3] indikon se gjyqtari Artur Malaj ka konsumuar rreth 30 dite më shumë se sa mesatarja e gjithë GJAA për përfundimin e shqyrtimit gjyqësor gjatë 2017-ës.

 

Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor në 2017-ën përkon me vendimin nr.3276, vendimuar nga gjyqtari në fjalë. Sipas të dhënave të disponuara nga INFOCIP, kjo çështje është regjistruar në Gjykaten Administrative të Apelit në datë 06.03.2014 dhe është vendimuar në dt. 10.07.2017, pra pas 1222 ditësh, ose rreth 3.3 vjet. Me fjalë të tjera, afati ligjor i parashikuar në ligj është tejkaluar me 40.7 herë.

 

Dosja e shqyrtuar më shpejt nga gjyqtari Artur Malaj është ajo me nr.akti 9905/7177/2875, regjistruar në datë 28.05.2017 dhe e vendimuar brenda 18 ditesh, në dt.15.06.2017.

 

Tabela 1www.gjykataehapur.al  ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të vendimuara nga Gjyqtari Artur Malaj në vitin 2017, të renditura nga më e vonuara e deri tek më pak e vonuara.

 

 

  1. Kohëzgjatja e dorëzimit të vendimit, 2017

 

 

Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 7 ditë afat për dorëzimin e vendimit të arsyetuar në sekretarinë e GJAA. Neni 55 parashikon shprehimisht se vendimi, pavarësisht formës së gjykimit, duhet të shpallet detyrimisht i arsyetuar (paragrafi 1) dhe se, brenda 7 ditëve nga shpallja e vendimit, dosja dorëzohet në sekretarinë gjyqësore (paragrafi 3).

 

Sa i takon afatit të arsyetimit/dorëzimit në sekretari të dosjes së vendimuar, rezulton se gjyqtarin Artur Malaj ka një mesatare prej 6.6 ditësh gjatë vitit 2017. Kjo e dhënë sugjeron se afati ligjor i parashikuar nuk është tejkaluar mesatarisht nga gjyqtari Artur Malaj gjatë 2017-ës. Medota e përdorur në këtë rast nuk grumbullon të dhënë nëse vendimi është shpallur i arsyetuar në seancën përfundimtare, sikurse sugjeron paragrafi 1 i nenit 55 të ligjit Nr. 49/2012, të ndryshuar. Praktika sugjeron se në rast të vonesave mbi 7 ditë, vendimi nuk shpallet i arsyetur në seancë (ky proces i rëndësishëm ndodh më pas).  Megjithatë, medoda vlerësuese në këtë rast kontraston kryesisht afatin që parashikon paragrafi 3 i nenit 55.

 

Mesatarja vjetore e Gjykates Administrative të Apelit për këtë tregues në 2017-ën është 12.1 ditë. Kjo do të thotë se gjyqtari Artur Malaj nuk ka vonuar dorëzimin e vendimeve në sekretari më shumë se mesatarja e përllogaritur për të gjithë trupën gjyqësore të marrë sëbashku (vendime përfundimtare themeli).

 

Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2017, për çështje gyqësore me relator gjyqtarin Artur Malajn është ai me nr.1307 (dt. seance 30.03.2017), me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 33 ditësh. Kjo e dhënë sugjeron se afati ligjor është tejkaluar 5 herë.

 

Rezulton se nga 306 vendime përfundmtare themeli gjithsej të dorezuara në sekretari nga gjyqtari Artur Malaj ne 2017-ën, 283 rekurse janë arsyetuar/dorëzuar brenda afatit 7 ditor.

 

Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretarinë e GJAA është ai me nr.946[4], me 3 ditë kohëzgjatje në dorëzim.

 

Tabela 2www.gjykataehapur.al jep një paraqitje të detajuara të kohëzgjatjes në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës të vendimeve të arsyetuara nga gjyqtari Artur Malaj.

 

***

 

  1. Ngarkesa Gjyqësore, 2016

 

 

Gjykata Administrative e Apelit dha gjithsej 4738 vendime gjyqësore themeli në vitin 2016. Gjyqtari Artur Malaj rezulton se ka dhënë 454 vendime për çështje themeli në këtë gjykatë gjate vitit 2016. Nga analiza e këtyre të dhënave rezulton se gjyqtari Artur Malaj ka vendimuar rreth 9.5% te totalit të çështjeve të themelit në vitin 2016.

 

Gjyqtari Artur Malaj ka vendimuar gjatë vitit 2017 me një frekuencë prej 37.8 çështje gjyqësore në muaj mesatarisht[5] (dosje të relatuara prej tij).  Frekuenca e Gjykatës Administrative të Apelit  për vendimimet e çështjeve të themelit në 2016-ën rezulton të jetë rreth 394.8 çështje në muaj. Ngarkesa shpërndahet kryesisht mbi 13 anëtarë. Me një përllogaritje të thjeshtë, ngarkesa mesatare për secilin gjyqtar, për vendimimet e çështjeve të themelit, ështe 30.3 çështje në muaj.

 

Kjo frekuencë, e përllogaritur vetëm për cështjet e themelit, e pozicion atë mbi mesataren e GJAA.

 

  1. Kohëzgjatjen e shqyrtimit  gjyqësor, 2016

 

 

Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 30 ditë afat për shqyrtimin a ankimit gjyqësor në Gjykatën Administrative të Apelit (neni 48[6]).

 

Nga vlerësimi i ndërmarrë, rezulton se mesatarja e shqyrtimit gjyqësor nga gjyqtari Artur Malaj për çështje themeli të vendimuara prej tij në 2016 rezulton të jetë 589.7 ditë. Kohëzgjatja e shqyrtimit në këtë rast përllogaritet nga data e regjistrimit të ankimit në rregjistrat e GJAA deri në datën e vendimimin të tij.

 

Nga kontrastimi i të dhënave të mësipërme kemi një tejkalim të këtij afati me reth 559.7 ditë, ose rreth 18.6 herë krahasuar me afatin që cakton neni 48, paragrafi 2, i ligjit 49/2012, të ndryshuar.

 

***

 

Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për të gjitha vendimet e themelit të dhëna nga Gjykata Administrative e Apelit në vitin 2016 rezulton të jetë 589.2 ditë. Krahasimi midis këtyre dy të dhënave[7] indikon se gjyqtari Artur Malaj nuk ka konsumuar gati asnje dite më shumë se sa mesatarja e gjithë GJAA për përfundimin e shqyrtimit gjyqësor gjatë 2016-ës.

 

Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor në 2017-ën përkon me vendimin nr.3394, vendimuar nga gjyqtari në fjalë. Sipas të dhënave të disponuara nga INFOCIP, kjo çështje është regjistruar në Gjykaten Administrative të Apelit në datë 14.07.2014 dhe është vendimuar në dt. 25.10.2016, pra pas 834 ditësh, ose rreth 2.2 vjet. Me fjalë të tjera, afati ligjor i parashikuar në ligj është tejkaluar me 27.8 herë.

 

Dosja e shqyrtuar më shpejt nga gjyqtari Artur Malaj është ajo me nr.vendimi 4705, regjistruar në datë 03.12.2016 dhe e vendimuar brenda 19 ditesh, në dt.22.12.2016.

 

Tabela 3www.gjykataehapur.al  ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të vendimuara nga Gjyqtari Artur Malaj në vitin 2016, të renditura nga më e vonuara e deri tek më pak e vonuara.

 

 

  • Kohëzgjatja e dorëzimit të vendimit, 2016

 

 

Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 7 ditë afat për dorëzimin e vendimit të arsyetuar në sekretarinë e GJAA. Neni 55 parashikon shprehimisht se vendimi, pavarësisht formës së gjykimit, duhet të shpallet detyrimisht i arsyetuar (paragrafi 1) dhe se, brenda 7 ditëve nga shpallja e vendimit, dosja dorëzohet në sekretarinë gjyqësore (paragrafi 3).

 

Sa i takon afatit të arsyetimit/dorëzimit në sekretari të dosjes së vendimuar, rezulton se gjyqtari Artur Malaj ka një mesatare prej 6.8 ditësh gjatë vitit 2016. Kjo e dhënë sugjeron se afati ligjor i parashikuar nuk është tejkaluar mesatarisht nga gjyqtari Artur Malaj gjatë 2016-ës. Medota e përdorur në këtë rast nuk grumbullon të dhënë nëse vendimi është shpallur i arsyetuar në seancën përfundimtare, sikurse sugjeron paragrafi 1 i nenit 55 të ligjit Nr. 49/2012, të ndryshuar. Praktika sugjeron se në rast të vonesave mbi 7 ditë, vendimi nuk shpallet i arsyetur në seancë (ky proces i rëndësishëm ndodh më pas).  Megjithatë, medoda vlerësuese në këtë rast kontraston kryesisht afatin që parashikon paragrafi 3 i nenit 55.

 

Mesatarja vjetore e Gjykates Administrative të Apelit për këtë tregues në 2016-ën është 9.4 ditë. Kjo do të thotë se gjyqtari Artur Malaj nuk ka vonuar dorëzimin e vendimeve në sekretari më shumë se mesatarja e përllogaritur për të gjithë trupën gjyqësore të marrë sëbashku (vendime përfundimtare themeli).

 

Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2016, për çështje gyqësore me relator gjyqtarin Artur Malajn është ai me nr.4072 (dt. seance 24.11.2016), me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 11 ditësh. Kjo e dhënë sugjeron se afati ligjor është tejkaluar mbi 1.5 herë.

 

Rezulton se nga 454 vendime përfundmtare themeli gjithsej të dorezuara në sekretari nga gjyqtari Artur Malaj ne 2016-ën, 306 rekurse janë arsyetuar/dorëzuar brenda afatit 7 ditor.

 

Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretarinë e GJAA është ai me nr. 2419, me 1 ditë kohëzgjatje në dorëzim.

 

Tabela 4www.gjykataehapur.al jep një paraqitje të detajuara të kohëzgjatjes në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës të vendimeve të arsyetuara nga gjyqtari Artur Malaj.

 

***

 

[1] Mesatarja e vendimimit në këtë rast përllogatitet si shpëndarje në 12 muajt e vitit të totalit të çështjeve. Për thjeshtësi metodologjike, muaji Gusht, I cili si rregull është muaj pushimi për gjykatën është i përfshirë më këtë mesatare, pasi ngarkesa e tij shpëndahet si rregull në muajt paraardhës dhe pasardhës.

[2] Neni 48 Ankimi në Gjykatën Administrative të Apelit, paragrafi 2 : Gjykata Administrative e Apelit shqyrton çështjen brenda 30 ditëve nga data e ardhjes së ankimit nga gjykata ku është paraqitur ankimi.

 

[3] Vlerësimi nominal vs. vlerësimi tematik

[4] Respektivisht: dt seance 07.03.2017, (nr. Akti 7716/3118/947)

[5] Mesatarja e vendimimit në këtë rast përllogatitet si shpëndarje në 12 muajt e vitit të totalit të çështjeve. Për thjeshtësi metodologjike, muaji Gusht, I cili si rregull është muaj pushimi për gjykatën është i përfshirë më këtë mesatare, pasi ngarkesa e tij shpëndahet si rregull në muajt paraardhës dhe pasardhës..

[6] Neni 48 Ankimi në Gjykatën Administrative të Apelit, paragrafi 2 : Gjykata Administrative e Apelit shqyrton çështjen brenda 30 ditëve nga data e ardhjes së ankimit nga gjykata ku është paraqitur ankimi.

 

[7] Vlerësimi nominal vs. vlerësimi tematik