Objekti: Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor
Subjekti: Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj
Periudha: Vitet 2017, 2016, 2015
Status: Vlerësim Nominal (faktik-deskriptiv)
Në përmbushje të misionit për më shumë transparencë me publikun, INFOCIP ka vlerësuar përmes analizës së të dhënave performancën profesionale të anëtarit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, gjyqtarit Guxim Zenelaj. Vlerësimi profesional fokusohet vetëm tek afatet e shqyrtimit të dosjeve gjyqësore të relatuara nga gjyqtari në fjalë dhe bazohet në të dhënat e grumbulluara nga INFOCIP gjatë tre viteve të fundit, në kuadër të Programit Kombëtar të Monitorimit të Gjykatave.
Të dhënat janë analizuar me kujdes për të sjellë para publikut, medias dhe instutucioneve të reja të sistemit të drejtësisë një kontribut të pavarur për komponentin e parë të vetingut të gjyqtarëve, konkretisht atë të performacës profesionale në terma të kohëzgjatjen e procesit gjyqësor.
Raporti Nominal për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj mat dhe vlerëson specifikisht treguesit për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të rekurseve të relatuara prej tij gjatë viteve 2015, 2016 dhe 2017. Matja e kohëzgjatjes fillon nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në vendimimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, Vlerësimi Nominal mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku gjyqtari në fjalë ka qenë relator i çështjes gjyqësore.
Vlerësimi nuk trajton vendimet e gjyqtarit të marra në dhomë këshillimi për pranimin ose jo të rekursit në Gjjykatën e Lartë.
- Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor për gjyqtarin Guxim Zenelaj, Kolegji Penal, GJ. Lartë
- Viti 2017
Gjyqtari Guxim Zenelaj rezulton të këtë qenë relator në 22 rekurse në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimuar në vitin 2017. Ky Kolegj dha gjithsej 153 vendime gjyqësore në 2017-ën. Sipas një përllogaritje të thjeshtë, gjyqtari Guxim Zenelaj ka vendimuar rreth 1/7 e totalit.
Mesatarisht, gjyqtari Guxim Zenelaj ka vendimuar gjatë vitit 2017 me një frekuencë prej 2 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet penale të relatuara prej tij). Frekuenca e Kolegjit Penal të GJL për vendimimet e 2017-ës rezulton të jetë rreth 12.6 çështje në muaj. Ngarkesa shpëndahet kryesisht mbi 5 anetarë[1] dhe me një perllogaritje te thjeshte ngarkesa per secilin ështe 2.52 çështje mesatarisht të vendimuara në muaj.
Tabela 1 në www.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të vendimuara nga Gjyqtari Guxim Zenelaj në vitin 2017, të renditura nga më e vonuara e deri tek më pak e vonuara.
Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit të rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga gjyqtari Guxim Zenelaj, të vendimuara në 2017-ën rezulton të jetë 452 ditë.
Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë për vitin 2017 rezulton të jetë 443 ditë (152 vendimime në total për 2017-ën). Gjyqtari Guxim Zenelaj rezulton të jëtë i pozicionuar rreth 10 dite më shumë vonesa krahasuar me mesataren e Kolegjitt Penal, sa i takon kohës së shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të relatuara prej tij.
Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për rekurse penale të vendimuar në 2017-ën dhe të relatuar nga gjyqtari Guxim Zenelaj në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë përkon me vendimin nr.571, dt seance 07.05.2017. Sipas Numratorit të rekurseve penale që ka disponuar INFOCIP kjo çështje rezulton e regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 05.01.2015 dhe është vendimuar në dt. 07.05.2017, pra pas 912 ditë, ose pak më shumë se 2.4 vjet kohëzgjatje (shfleto vendimin këtu [2])
Rekursi më pak i vonuar në shqyrtim gjyqësor penal, me relator Guxim Zenelaj është ai me nr. akti 2222, rekurs i regjistruar në datë 07.12.2016 dhe i vendimuar brenda 78 ditësh, në dt.23.02.2017.
***
Sa i takon afatit të arsyetimit/dorëzimit në sekretari të dosjes së vendimuar, rezulton se rekurset penale të vendimuara në 2017, që kanë patur relator gjyqtarin Guxim Zenelaj janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë mesatarisht për 73.7 ditë. Mesatarja vjetore e Kolegjit Penal për këtë tregues në 2017-ën është 67.1 ditë.
Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2017, për çështje gyqësore penale me relatuar gjyqtarin Guxim Zenelaj është ai me nr.akti 1404, dt. seance 19.07.2017, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 251 ditësh.
Rezulton se nga 22 rekurse penale gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Guxim Zenelaj dhe të vendimuara në 2017-ën, vetëm 5 prej tyre janë arsyetuar/dorëzuar brenda një afati 30 ditor.
Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretarinë e GJL nga gjyqtari Guxim Zenelaj, si relator i dosjeve të vendimuara në 2017-ën në Kolegjin Penal, është ai me nr. 282, dt seance 05.04.2017 (nr. Akti 32) me vetëm 10 ditë kohëzgjatje në dorëzim (15.04.2017).
Tabela 2 në www.gjykataehapur.al jep një paraqitje të detajuara të kohëzgjatjes në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të dosjeve penale të vendimuara në 2017-ën me ralator gjyqtarin Guxim Zenelaj.
- Viti 2016
Gjyqtari Guxim Zenelaj rezulton të këtë qenë relator në 46 rekurse në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimuara në vitin 2016. Ky Kolegj dha gjithsej 241 vendime gjyqësore në 2016-ën. Sipas një përllogaritje të thjeshtë, gjyqtari Guxim Zenelaj ka vendimuar rreth 1/5 e totalit vjetor.
Mesatarisht, gjyqtari Guxim Zenelaj ka vendimuar gjatë vitit 2016 me një frekuencë prej 3.8 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet penale të relatuara prej tij). Frekuenca e Kolegjit Penal të GJL për vendimimet e 2016-ës rezulton të jetë rreth 20 çështje në muaj. Ngarkesa shpendahet kryesisht mbi 5 anetarë, dhe me një perllogaritje të thjeshtë ngarkesa per secilin është 4 çështje mesatarisht të vendimuara çdo muaj.
Tabela 3 në www.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të vendimuara nga Gjyqtari Guxim Zenelaj në vitin 2016, të renditura nga “më e vonuara” e deri tek “më pak e vonuara”.
Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit të rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet penale të relatuar nga gjyqtari Guxim Zenelaj, të vendimuara në 2016-ën rezulton të jetë 370 ditë (pak më shumë se 1 vit).
Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë për vitin 2016 rezulton të jetë 362 ditë (241 vendimime në total për 2016-ën). Gjyqtari Guxim Zenelaj rezulton të jëtë i pozicionuar pak më sipër kësaj mesatareje të Kolegjit Penal, sa i takon kohës së shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të relatuara prej tij.
Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për rekurs penal të vendimuar në 2016-ën dhe të relatuar nga gjyqtari Guxim Zenelaj në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë përkon me vendimin nr.2203, dt seance 15.12.2016. Ky rekurs penal është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 24.03.2014 (vendimi i bashkalidhur[3]). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në marrjen e vendimit final ka qenë 997 ose rreth 2.7 vjet.
Rekursi më pak i vonuar në shqyrtim gjyqësor, me relator Guxim Zenelaj është ai me nr. akti 1871, i regjistruar në datë 11.10.2016 dhe i vendimuar ne datë 09.11.2016, pra brenda 29 ditësh.
***
Sa i takon afatit të arsyetimit/dorëzimit në sekretari të dosjes së vendimuar, rezulton se rekurset penale të vendimuara në 2016-ën me relator gjyqtarin Guxim Zenelaj janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë mesatarisht për 80 ditë. Mesatarja vjetore e Kolegjit Penal për këtë tregues në 2016-ën është 79.8 ditë.
Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2016, për çështje gyqësore penale me relator gjyqtarin Guxim Zenelaj është ai me nr.1350, dt. seance 20.07.2016, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 183 ditësh.
Rezulton se nga 46 rekurse penale gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Guxim Zenelaj dhe të vendimuara në 2016-ën nga Kolegji Penal, 5 prej tyre janë arsyetuar/dorëzuar brenda një afati 30 ditor.
Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretarinë e GJL nga gjyqtari Guxim Zenelaj, si relator i dosjeve të vendimuara në 2016-ën në Kolegjin Penal, është ai me nr. 1346, dt. seance 20.07.2016 (nr. Akti 756) me vetëm 9 ditë kohëzgjatje në dorëzim.
Tabela 4 në www.gjykataehapur.al jep një paraqitje të detajuara të kohëzgjatjes në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të dosjeve penale të vendimuara në 2016-ën me ralator gjyqtarin Guxim Zenelaj.
- Viti 2015
Gjatë vitit 2015, gjyqtari Guxim Zenelaj ka relatuar 41 rekurse të vendimuara në Kolegjin Penal të GJL. Për 5 prej tyre të dhënat rezultojnë vetëm në mumratorët e gjykatës dhe jo në sistemin e elektronik të saj. Prej tyre, të dhënat në numerator janë me gabime dhe nuk do përllogariten në mesataren e ngarkesës dhe të frekuencës për efekt metodologjik.
Gjatë vitit 2015, Kolegji Penal I GJL dha gjithsej 231 vendime gjyqësore. Kjo do të thotë se gjyqtari Guxim Zenelaj ka vendimuar më pak se 1/6 e totalit për vendimet e 2015-ës.
Mesatarisht, gjyqtari Guxim Zenelaj ka vendimuar gjatë vitit 2015 me një frekuencë prej 3 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet penale ku ai ka qenë relator). Frekuenca e Kolegjit Penal të GJL për vendimimet e 2015-ës rezulton të jetë rreth 26.7 çështje çdo muaj. Ngarkesa shpendahet kryesisht mbi 5 anetarë, ku ngarkesa per secilin është 5.2 çështje mesatarisht të vendimuara çdo muaj nga secili anetar[4].
Tabela 5 në www.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor në vitin 2015 për çështjet penale me ralator gjyqtarin Guxim Zenelaj. Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Guxim Zenelaj, të vendimuara në 2015-ën është 422 ditë (5 relatime të vëndimuara nuk janë marrë parasysh për shkak të mos-rakordimit të të dhënave në numratorin e e GJL).
Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë për vitin 2015 rezulton të jetë rreth 410 ditë (232 vendimime në total për 2015-ën). Gjyqtari Guxim Zenelaj rezulton të jëtë i pozicionuar pak më lart (me më shumë vonesë) se mesatarja e Kolegjit Penal sa i takon këtij treguesi.
Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për rekurs penal të vendimuar në 2015-ën dhe të relatuar nga gjyqtari Guxim Zenelaj në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë përkon me vendimin nr.916, dt. seance 20.02.2015. Ky rekurs penal është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 19.11.2012 (vendimi i bashkalidhur[5]). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në marrjen e vendimit final ka qenë 912 ditë ose rreth 2.5 vjet.
Rekursi më pak i vonuar në shqyrtim gjyqësor, me relator gjyqtarin Guxim Zenelaj është ai me nr. akti 2403, rekurs i regjistruar në datë 11.10.2015 dhe i vendimuar ne datë 23.12.2015, pra brenda 12 ditësh.
***
Sa i takon afatit të arsyetimit/dorëzimit në sekretari të dosjes së vendimuar, rezulton se rekurset penale të vendimuara në 2015 me relator gjyqtarin Guxim Zenelaj janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë mesatarisht për 42.5 ditë. Mesatarja vjetore e Kolegjit Penal për këtë tregues në 2015-ën është 59.8 ditë.
Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2015, për çështje gyqësore penale me relator gjyqtarin Guxim Zenelaj është ai me nr.798, dt. seance 29.04.2015, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 82 ditësh.
Rezulton se nga 41 rekurse penale gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Guxim Zenelaj dhe të vendimuara në 2015-ën nga Kolegji Penal i GJL, 18 prej tyre janë arsyetuar/dorëzuar brenda një afati 30 ditor.
Vendimet më shpejt të arsyetuara/dorëzuara në Sekretarinë e GJL nga gjyqtari Guxim Zenelaj, si relator i dosjeve të vendimuara në 2015-ën në Kolegjin Penal, jane respektivisht ato me nr. 2684, dt. seance 21.10.2015, nr. 2685, dt. seance 21.10.2015, nr. 2690, dt. seance 21.10.2015, nr. 2696, dt. seance 28.10.2015 dhe nr. 2695, dt. seance 28.10.2015, me vetëm 1 ditë kohëzgjatje në dorëzim.
Tabela 6 në www.gjykataehapur.al jep një paraqitje të detajuara të kohëzgjatjes në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të dosjeve penale të vendimuara në 2015-ën me ralator gjyqtarin Guxim Zenelaj.
- Vlerësimi Nominal i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor në Kolegjin Civil të GJL, gjyqtari Guxim Zenelaj
- Viti 2017
Nuk ka relatime nga Gjyqtari Guxim Zenelaj në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë.
- Viti 2016
Nuk ka relatime nga Gjyqtari Guxim Zenelaj në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë.
- Viti 2015
Gjatë vitit 2015, gjyqtari Guxim Zenelaj ka relatuar 34 rekurse të vendimuara në Kolegjin Civil të GJL. Gjatë vitit 2015, ky Kolegj dha gjithsej 520 vendime gjyqësore. Kjo do të thotë se gjyqtari Guxim Zenelaj ka vendimuar me shume se 1/15 e totalit për vendimet e 2015-ës.
Mesatarisht, gjyqtari Guxim Zenelaj ka vendimuar gjatë vitit 2015 me një frekuencë prej 2.8 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet civile ku ai ka qenë relator). Frekuenca e Kolegjit Civil të GJL për vendimimet e 2015-ës rezulton të jetë rreth 43.3 çështje çdo muaj. Ngarkesa shpëndahet kryesisht mbi 6 anetarë, ku ngarkesa per secilin është 7.2 çështje mesatarisht të vendimuara çdo muaj nga secili anetar[6].
Tabela 7. në www.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor në vitin 2015 për çështjet civile me ralator gjyqtarin Guxim Zenelaj. Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Guxim Zenelaj, të vendimuara në 2015-ën është 1065 ditë ose rreth 2.9 vjet.
Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë për vitin 2015 rezulton të jetë rreth 1034 ditë (520 vendimime në total për 2015-ën). Gjyqtari Guxim Zenelaj rezulton të jëtë i pozicionuar pak më lart (me më shumë vonesë) se mesatarja e Kolegjit CIVIL sa i takon këtij treguesi.
Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për rekurs civil të vendimuar në 2015-ën dhe të relatuar nga gjyqtari Guxim Zenelaj në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë përkon me vendimin nr.831, dt. seance 12.02.2015. Ky rekurs civil është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 29.03.2012 (vendimi i bashkalidhur[7]). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në marrjen e vendimit final ka qenë 1416 ditë ose rreth 3.8 vjet.
Rekursi më pak i vonuar në shqyrtim gjyqësor, me relator gjyqtarin Guxim Zenelaj është ai me nr. akti 4316, i regjistruar në datë 2611.2014 dhe i vendimuar ne datë 15.01.2015, pra brenda 50 ditësh.
***
Sa i takon afatit të arsyetimit/dorëzimit në sekretari të dosjes së vendimuar, rezulton se rekurset civile të vendimuara në 2015 me relator gjyqtarin Guxim Zenelaj janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë mesatarisht për 35.3 ditë. Mesatarja vjetore e Kolegjit Civil për këtë tregues në 2015-ën është 32.9 ditë.
Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2015, për çështje gyqësore Civile me relator gjyqtarin Guxim Zenelaj është ai me nr.1874, dt. seance 19.05.2015, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 71 ditësh.
Rezulton se nga 34 rekurse civile gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Guxim Zenelaj dhe të vendimuara në 2015-ën nga Kolegji Civil i GJL, 16 prej tyre janë arsyetuar/dorëzuar brenda një afati 30 ditor.
Vendimet më shpejt të arsyetuara/dorëzuara në Sekretarinë e GJL nga gjyqtari Guxim Zenelaj, si relator i dosjeve të vendimuara në 2015-ën në Kolegjin Civil eshte ajo me nr. 828, dt. seance 19.02.2015, me vetëm 5 ditë kohëzgjatje në dorëzim.
Tabela 8 në www.gjykataehapur.al jep një paraqitje të detajuara të kohëzgjatjes në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të dosjeve penale të vendimuara në 2015-ën me ralator gjyqtarin Guxim Zenelaj.
- Vlerësimi Nominal i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor në K. Administrativ të GJL, gjyqtari Guxim Zenelaj
Nga te dhënat e grumbulluar nga INFOCIP nuk rezulton që gjyqtari Guxim Zenelaj të jetë caktuar ndonëjherë relator i çështjeve/rekurseve administrative në asnjë nga vitet e marra në analizë për këtë Vlerësim Nominal (2017, 2016 dhe 2015).
[1] Arjana Fullani ka relatuar vetem jne ceshtje te vendimuar ne 2017-en, kurse Admir Thanza ka vetem dy ceshtje te relatuara prej tij qe kane marre vendimim ne 2017-en.
[2] http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2016-00036&ln=Lng1&uni=20180716135502109695203655932441
[3]http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2014-01418&ln=Lng1&uni=20180716135502109695203655932441
[4] Mirela Fana ka vendimuara vetem 1 çeshtje penale, kurse Aleksander Muskaj ka relatuar vetem 4. Keta nuk jane llogaritur ne shpendarjen e ngarkeses mesatare mujore per shkak te volumit te paperfillshem.
[5]http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2012-04648&ln=Lng1&uni=20180716135502109695203655932441
[6] Gjyqtaret A. Fullani, E.Islamaj, A. Fullani dhe Sh. Selimi kane relatuar vetem nga nje ceshtje secili per vendimimet e vitit 2015 nga Kolegji Civil. Gjyqtari A. Broci, gjithashtu ka relatuar ne Kolegjin civil ceshtje te vendimuara ne 2015-en, rreth 102 te tilla.
[7]http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2011-01058&ln=Lng1&uni=20180716135502109695203655932441